Pse shkronja “E” është bërë e zezë tek “NEWBORN”?

17 Shkurt 2015, 09:50Rajoni TEMA
Pse shkronja “E” është bërë e zezë tek

Obelisku Newborn, i vendosur në qendër të Prishtinës në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka marrë një ngjyrë tjetër me rastin e shtatë vjetorit të shtetit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli, i cili ishte edhe ideatori i kësaj, ka treguar se kësaj radhe shkronja “E” është bërë e gjitha në të zezë, raporton Zëri.

Kjo sipas, Ismajlit, shpreh eksodin, Evropën, Ekonominë si dhe EULEX-in.

NeWBORN 7. Mëngjes, 17 shkurt 2015. Pavarësisht të gjithave, tradita vazhdon. Njerëzit u shprehën edhe sivjet. E-ja e zezë? Ide e disa artistëve me u shprehë për Ekzodin, Evropën, Ekonominë, EULEX-in…

Edhe një herë, NeWBORN reflekton realitetin kosovar: ka nisë me u nxi, në një kaos ngjyrash në kërkim të shpresës. Në kërkim të ndjenjës që e patëm sot 7 vjet ma parë, e të cilën s’kemi çare pa e kthye një ditë. Urime”, ka shkruar Ismajli në Facebook.

10 komente në “Pse shkronja “E” është bërë e zezë tek “NEWBORN”?”

  1. Arben Kosova says:

    Urime 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së vendit tonë të vetëm, Kosovës!

    1. Celo Mezani says:

      Arben,

      Urimi yt lexohet me dy kuptime. Njeri shume pozitiv, qe Kosova eshte vendi yne i vetem dhe nuk duhet me e kerku jeten neper do shtete te tjera te Europes.
      Tjetri lexohet si ironi provokuese ndaj Shqiperise.

      Une me 99% besoj qe ke dasht me dhene mesazhin e pare.

      1. Arben Kosova says:

        Të lumtë.

  2. z says:

    ‘E’ e zeze paraqet fytyren e zeze dhe turpin e politikaneve qe gerryen dhe vorrosen ardhmerin e Kosoves qe 16 vite.

  3. Mamurrsi trim says:

    Vetvendosja kontribuon per ta bere Kosoven nje realitet te padobishem e te pabanueshem. Eksodin e shikojme si po realizohet.
    Al-Bin Kurti eshte nje anti-shqiptar qe nuk e di kufirin.

  4. KimPhilby says:

    Arben, ceshte kjo gjuhe provokuese e pa baze? Une jam Shqiptar nga Kosova, dhe dhe ndjehem i ofenduar kur shoh konstatime te tilla individuale qe tentojne te perfshijne bindjen e te gjithe popullit te Kosoves, bindje qe besoj duhet te jesh idiot, ne kuptim klasik te fjales qe te mos e dish!

    Urime.

    1. Arben Kosova says:

      Me ç`baze e çuan nje komentues idiot,urova vendin tim te vetem qe linda u rrita me dha i dhashe zemren time ( gjymtyrët ).
      Urimi i bëhët Kosoves o i uruar,nuk ka provokim ketu.
      Flm,per urimin,por jo dhe ofendimin.

  5. BUTRINTI says:

    Zoti e bekofte 17 shkurtin dite e madhe per gjithe SHQIPETARINE

  6. Arber says:

    Hajt se shqiptart e shqipris( greket , serbet , vllehet,, maqedonasit,,) nuk i duan shqiptart e maqedonis e kosoves ka edhe shum kokpalar autocton qe si duan shqiptart e maqedonis e kosoves jam nga maqedonia besoj se edhe kosovaret e duan shqiprin me mish e gjak ashtu si e dua un vet… Maqedonia esht toka e tparve tan po i shkerdhefsha emrin bashk me sllavet brenda… Kosova sot e 7 vite shpetoj nga tegjimi serb kurse ne te shkretet kemi mbush burgjet plot ne mk… Qoft afer ajo dit kur te shpetojm dhe ne…. Urime pavarsin kosov dhe lavdi atyreve deshmorve qe ua sollen ket pavarsi…

  7. Uji i ftohte says:

    E-ja e zeze?Simbolizon Enverin e Kosoves,Enver Hoxhaj ish minister i puneve te jashtme te Kosoves qe pervec vjedhjes nuk di asgje tjeter,nuk kontriboi per asnje njohje te Kosoves,jep akoma deklarata nga komnisioni per politike te jashtme,i llepihet,kerkon rikthim vete per tu pasuruar familjarisht,…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje