Tirana, e 19-a më e lira nga 124 kryeqytete në botë për restorantet

17 Shkurt 2015, 11:45Lifestyle TEMA

Me një drekë apo një darkë për dy persona me tre pjata (të parë, të dytë të tretë), që kushton mesatarisht 18 euro, Tirana renditet ndër kryeqytetet më të lira në botë, në një renditje nga faqja e internetit numbeo.com.

Kjo faqe jep informacion të përditësuar lidhur me koston e jetesës dhe çmimet e përditësuara në shkurt 2015, të shumë produkteve dhe shërbimve për shumë vende të botës.

Tirana renditet i 19-i më i liri nga 124 kryeqytete në të gjithë botën, përsa i përket çmimit të një dreke apo darke në një restorant mesatar me tre pjata për dy persona, raporton Monitor.

Në Europë, kryeqyteti shqiptar është ndër më të lirët, pas Sarajevës në Bosnjë Hercegovinë, Shkupit në Maqedoni dhe Tbilisit në Gjeorgji, ku një drekë në restorant për dy veta kushton përkatësisht 15.33, 16.25 dhe 17.3 euro.

Kryeqyteti më i lirë në botë është Kathmandu në Nepal ku mund të konsumosh një vakt të plotë për dy veta me vetëm 7.13 euro, i ndjekur nga Hanoi në Vietnam me rreth 12 euro.

Në fund të listës renditen shumë shtete europiane, ku një drekë apo darkë e plotë për dy veta kushton nga 40 euro në Madrid, 60 euro në Romë e Paris, 68 euro në Londër, për të arritur deri te qyteti më i shtrenjtë në botë, që është Oslo e Norvegjisë, ku një darkë për dy persona në një restorant mesatar kushton rreth 105 euro.

 

4 komente në “Tirana, e 19-a më e lira nga 124 kryeqytete në botë për restorantet”

  1. Vasil Gjika says:

    Nuk ka shance Taipei te jete me i lire se Pekini dhe Tirana. Taiwan eshte me i shtrenjte.

  2. ire abc says:

    Ne cfare restoranti mesatar jane marre keto cmime se me 17.85 euro edhe nje person veshtire ti haje keto 3 pjata qe thone ne te tilla restorante. Cmimi mesatar besoj se varjon nga 30-35 euro (por jo gatime me baze peshku sepse per keto gatime duhen shtuar minimalisht dhe 30% te kesaj shume).

  3. elona says:

    bobo cna keni bere me kete artikull…do i dyfishojne menjehere cmimet legenat tani.

  4. beni says:

    te sufllaqet shkon 2500 leke dreka per dy persona
    ne nje lokal normal
    700 leke 2 x supa\
    1500 mishix2
    500 embelsirax2
    200 uji
    1500 leke vera me e lire
    bejne te gjitha 4400 leke ose 30 euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje