Në një intervistë të dhënë për Express, Misin Voci, kryetar i Shoqatës së Mullinjëve, tregon se kompania Devolli, e ndihmuar nga Dogana e Kosovës, po i ushqen shqiptarët, andej e këndej kufirit, me miell që prodhohet nga gruri i dedikuar për ushqim të kafshëve.
Sipas Vocit, gruri që Devollët e importojnë nga Serbia është i rezervave shtetërore, pa vlera ushqyese.
Ai përdoret vetëm për kafshë.
Voci e shpjegon se krimi është i shumëfishtë.
Padyshim që Dogana e Kosovës është e përfshirë me të dyja këmbët.
Tashmë industria e miellit dhe grurit në Kosovë është para një kolapsi total, për shkak se ajo është kapur nga familja Devolli, e përkrahur nga të gjitha organet shtetërore.
Misin Voci, Kryetar i Shoqatës së Mullinjëve, tregon se deri para disa kohësh në fabrikën e tij punonin 12 punëtorë, tani punojnë vetëm 4-5 të tillë.
Ai thotë se tregu është shkatërruar plotësisht prej kur Devollët kanë blerë fabrikën e Sillosit në Rahovec.
Sipas Vocës, Devollët e shesin tonin e miellit më lirë se sa kushton toni i grurit. Kjo është absurde.
Por, sipas tij, kjo ndodh sepse Devollët po e blejnë kilogramin e grurit në Serbi me 6 cent, kurse i njëjti në treg kushton 23-25 cent.
“Ata po i blejnë rezervat shtetërore serbe.
Ai grurë është i vjetër 2-3 vjet dhe tashmë i ka humbur të gjitha vlerat ushqimore”, tregon Misini dhe shpjegon se importin Dogana e Kosovës e konsideron si ushqim për kafshë, sepse ai në fakt i tillë është.
Duke qenë ushqim i kafshëve, gruri nuk i nënshtrohet obligimeve financiare doganore.
“Por problemi është se atë grurë e hanë shqiptarët”.
Gazeta Express në tri ditët e fundit ka provuar të takohet me përfaqësuesit e doganave për t’u njoftuar me ketë rast.
Dogana i ka ikur kontaktit.
Dëgjojeni rrëfimin tronditës të Misin Vocit, më zë dhe figurë.
… sa shume byrek kame ngrene…eshte i mire kur e shesin te ngrote ne Tirane
edhe vete si byrek je ti daku… nga pamja si byrek me gjize dukesh mos tet vije keq
ueeee kjo po qe eshte e tmerrshme
ne hame cfare jemi
http://bit.do/mielli-qe-perdor-shqiperia-dhe-kosova-eshte-i-dedikuar-si-ushqim-per-kafshet-ne-serbi
Jo ne jemi cfare hame
Ka mundesi te jete dezinformat pun konkurrence. Devollet jan biznesmenet me te fuqishem ne kosove nuk besoje se demtojn imazhin per pake miliona. Keta devollet tashme e kan blere gjysmen e kosoves vetem nga Zomobail kan perfituar mbi 200 milion euro, Devollet kan mbi dhjet fabrika ne kosove pastaj kan fabrika ne shqiperi maqedoni maltezi serbi turqi kan biznese edhe ne kroaci sloveni gjermani. Devollet jan pronare edhe te klankosoves po ashtu devollet jan pronare te nderteses shum katshe qe po ndertohet te rrethi i madhe ne prishtin, devollet e kan blere edhe birrarin e pejes, nuk ka biznes ne kosove ku devollet nuk i kan fute hundet edhe ne banka e kompani sigurimesh, nuk thone kote ne kosove se devollet e kan ble kosoven. Ne pronesi te devollve eshte edhe fabrika e lengjeve jafa pastaj fabrika e qumshtit vita pastaj fabrika e kafes princ kafe pastaj fabrika e sfungjerit pastaj fabrika e amortizatorve etj.
I nderuar Dardan,
Meqe po ua ditke mire punet dhe sic po shkruan ti, i paskan si e me mire, luti pak vellezerit Devolli te te sjellin nga Manastiri (meqe edhe ne IRMJ paskan biznese) nje maune (shleper) me presje (,), e-pazane (ë), e shkronja e shenja tjera te pikesimit.
Bile-bile edhe ndonje liber te leximit dhe gramatikes po ta sollen, p.sh. nga Prishtina a Tirana, koxha sevape do te benin. Edhe punet akoma me mire do t’ju hecnin. Kush di, ndoshta edhe i lexon ti ato… bon vaki edhe meson te shkruash, s’dihet.
Si duket kjo puna e ushqimit te bagetive paska filluar te jepi efekt gjithandej neper shqiptari.
Kadrush Pikësimi
Ka ardhur koha qe njerezimi ne mbare boten,te kerkoi ardhjen e sistemit apq rendit socalist,nje rend pa shtypje e shrytezim,humanitar dhe me nje kontroll te gjithahem,ku ruheej ne çdo drejtim jeta e njeriut.Ne rendin socialit jeta e njeriut eshte mbi te gjitha,mbi çdo gje,pasi puna dhe lufta behet per nje jete te gjate e te lumtur.Jeta eshte me çmuara.Sote ne rendi kapitalist po shohim shume gjera te keqeija,ku jeta e njeriut nuk perfillet fare.Me e rendesishmja eshte pasurimi i disave qofshim keto edhe me sakrifikimin e jetes se njerzeve.Fabrikanti e blen miellin me te gjitha te keqijat e tija brenda,qe eshte per kafshet,prodhon buke per njerzit,pavaresisht se eshte ne dem te njerzeve.Vetem te mbushim xhepat me para,pa shendeti i popullit,ne te semes te shkoi.
Nuk e di mire,do kete ngren edhe Lulezim Basha nga keto byreqe te bera nga ky lloje mielli,qe Serbija jua jep kafsheve?Besoje se edhe Tiranasit do jen te kenaqur me Bashen.
A KA PROKURORI NE SHQIPERI QE TE LEXOJE KETE SHKRIMIN E GAZETARIT PERPARIM HALILI NE GSH para nje viti?
Ne se jane te verteta keto qe shkruhen,A DUHET ARRESTUAR I PARI Ministri PANARITI??
Vazhdon krimi
Fabrikat prodhojnë miell me drithëra serbe e ruse që duhen groposur ose përdorur si tagji për kafshët
Saktësisht 1 vit më parë, pas ndalimit prej qeverisë Kosovare të kalimit tranzit të miellit e grurit serb që destinohej për fabrikat e bukës e të blojes në Shqipëri, menjëherë u dha alarmi dhe u përhap paniku i bukës
“kancerogjene”, që prodhohej me miell të skaduar, me miell me stampa false që nuk i
dihej vendi i origjinës, me miell që prodhohej nga grurë e misër importi i nxjerr jashtë
përdorimit në vendet e origjinës, me miell tagji kafshësh që importohej nga Serbia
nëpërmjet Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë. Madje disa herë edhe me anije tregtare
italiane, të pajtuara nga tregtarët serbë, duke kaluar ngarkesat, tranzit nga Italia. Edhe
pse autoritet zyrtare të Kosovës, kishin deklaruar me prova laboratorike, se drithërat
dhe mielli serb që futej në Kosovë e Shqipëri, ishte për groposje ose i përdorshëm
vetëm për tagji kafshësh e ushqim shpendësh, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit që
atëherë drejtohej nga Genc Ruli, dha garanci publike, se gruri dhe mielli serb ishin
shumë të sigurt për konsum njerëzor. Kjo deklaratë e asaj kohe rezultoi false, mbasi analizat ishin nga pala kosovare në “Laboratorin suprem të ushqimit të BE” në Romë dhe gruri e mielli që vinte nga Serbia, rezultonte jo vetëm jashtë standardit bio-ushqimor për njeriun, por edhe i infektuar nga viruse të rrezikshëm intoksikues e vdekjeprurës për njeriun, si dhe me përbërës elementesh kancerogjenë.
Fakt/ 1 vit pas alarmit, vazhdon avazi i miellrave e drithërave kancergjenë
Sot 1 vit pas atij alarmi të drejtë, të mohuar e fshehur me deklarata e copa letrash analizash false nga autoritet zyrtare ushqimore shqiptare të asaj kohe, në Shqipëri vazhdon krimi ushqimor me bukën dhe prodhimet e brumit. Vazhdon të importet miell i infektuar me elementë “vrasës” për shëndetin e njeriut nga Serbia, Maqedonia, Rusia, Greqia, Italia e deri nga Moldavia dhe Bullgaria e Rumania. Në doganat shqiptare në veri e në lindje, vazhdojnë të futen lirshëm, natyrisht me “letra analizash e sigurie” false, drithëra serbe të prodhuar 50-60-70 vite më parë, të “dozuar” me infeksione, përbërje dhe rrezatime kancerogjene, si dhe drithëra që duhen groposur si të rrezikshme edhe për mjedisin, ose që duhen përdorur vetëm si tagji për kafshët. Këto, pas një krimi të organizuar ushqimor në të gjithë linjën zyrtare të kontrollit e ligj-zbatimit, futen në Shqipëri, bluhen në fabrikat shqiptare dhe përdoren për bukë e prodhime brumi për konsum masiv njerëzor. Specialistë e ushqimit në fabrika mielli, në furra buke, në institucionet e kontrollit, deklarojnë të frikësuar “nën zë” (u ikën puna pse jo edhe koka) se gjithçka në lidhje me sigurinë e drithërave dhe miellit, kalon heshturazi, me firma e vula kontrollesh fizike e analizash laboratorike, që “vërtetojnë siguri e rregullsi” të lëndës së parë. Unë edhe publikisht e kërkoj kontrollin e specializuar e të saktë mbi miellrat dhe ‘dozat” e dyshimta me të cilët përgatitet buka “e sigurt”, siç thonë institucionet e kontrollit shtetëror. Dhe në këtë kontekst është momenti të shtrojmë disa për “linjën” e përgatitjes së bukës që konsumojmë, që siguria e pranimit dhe përdorjes së lëndës së parë: drithërave!
Një “bos” fabrike mielli në Tiranë, la 7 orë pas porte një inspektor të AKU
Dy ditë më parë, gjatë një bisede me specialistë të kontrollit të AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), më treguan se një inspektor kontrolli i AKU (me origjinë nga Tepelena), kishte shkurre për një kontroll në një nga fabrikat “VIP” të prodhimit të miellit në Tiranë. Do të verifikonte në terren njoftimin se në këtë fabrikë prodhohej miell me drithëra që duhen groposur ose që duhen përdorur si tagji për kafshët. Gjithashtu, dot verifikonte dhe një tregues informaliteti në lidhje me faktin që ai shërbente pa licencë edhe si fabrikë prodhimi buke e prodhimesh brumi, por edhe për faktin që ai importonte edhe miell me rrezatim nga Serbia, Maqedonia, Kosova e Italia dhe hidhte në treg si miell të markës së vet. Pasi ishte paraqitur zyrtarisht tek roja i portës, inspektori i AKU kishte pritur të hynte në fabrikë për kontroll. Por roja i bëri me dije se, “bosi” nuk pranonte që ai të bënte kontroll! Edhe pas refuzimit, inspektori në këmbëngulje për të kryer detyrën, kishte qëndruar 7 orë prapa derës së fabrikës së miellit, mbasi “bosi” i saj kishte urdhëruar të mos lejohej të futej për kontroll zyrtar në fabrikë, për shkak se në atë moment, brenda fabrikës po shkarkoheshin “me aksion” në mënyrë ilegale 4 maune me targa serbe, të futura natën në fabrikë, të mbushura me drithëra prodhim serb, të ndaluara për t’u përdorur për miell konsumi për bukë e prodhime të tjera brumi për popullatën në Serbi, në rajon e në vendet e BE-së. Edhe në Shqipëri, me vendim qeverie, fabrikave të miellit u ndalohet u ndalohet kategorikisht të furnizohen me këto drithëra kryesisht grurë e misër që janë tagji kafshësh, të importuara kryesisht nga Serbia dhe Rusia, mbasi për nga siguria ushqimore janë drithëra të rrezikshëm për jetën e njeriut dhe janë të skeduar, të përdoren vetëm për tagji për kafshët. Nuk e dimë, nëse pas 7 orësh inspektori i AKU u lejua të futej në fabrikën e miellit që nuk i hapte portën, por dimë faktin që përditë në atë fabrikë dhe në gjithë fabrikat që janë ngritur në Shqipëri, vazhdojnë “gjëmojnë” sillosët e blojes, të cilët bluajnë afro 2000 tonë drithëra të infektuar me “doza” kancoregjene që duhen groposur, ose që duhen përdorur vetëm tagji kafshësh dhe nxjerrin miell për bukë për njerëzit.
Qeveria jep “siguri”, fabrikat prodhojnë miell me drithëra kafshësh e kancerogjenë
Ne u interesuam për importet e miellit e grurit në AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), në Ministrinë e Bujqësisë e të Ushqimit dhe në doganën e Tiranës. Kudo refuzuan të japin shpjegime. E vetmja gjë që dëgjohet është propaganda zyrtare mediatike, se gjoja në Shqipëri ka siguri të plotë për produktet ushqimore të konsumit masiv të popullatës që vijnë nga importi, sidomos të miellit e bukës masive. Ky është mashtrim publik. Kur flitet për miellin, nënkuptojmë së pari bukën masive që konsumojmë dhe prodhimet e brumit për konsum familjar, prodhime ëmbëltoresh, “Fast food”, mensa konviktesh, mensa azilesh pleqsh, jetimoresh, çerdhesh e kopshtesh fëmijësh, mensa spitalesh, restorante konsumatorë të tjerë, që punojnë me produkte e gatime mielli. Po nga vjen mielli? Afro 80% e sasisë që shet tregu dhe që përdor konsumatori vendas, prodhohet nga fabrikat e shqiptare. Po me çfarë mielli prodhojnë ato? Shqiptarët hanë bukë dhe produkte brumi të gatuara me miell që “del” prej siloseve që bluajnë drithëra të “infektuar” me “doza” kancerogjene që duhen gropozuar dhe të destinuar për përdorim si tagji kafshësh, të cilat në 90% të sasisë futen ilegalisht, ose me “letra të rregullta doganore e analizash laboratorike sigurie”. Këto futen përgjithësisht nga Serbia e Rusia, vende ku këto drithëra nuk lejohen për t’u përdorur, mbasi për nga standardi i cilësisë, “moshës” së prodhimit, kalorive dhe sigurisë janë skeduar si të papërdorshëm për konsum njerëzor. Sa për kujtesë, lidhur me importet, po citojmë të plotë këtë vendim të Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit: “Ndalohet importi i produkteve të cilat janë te pashoqëruara me certifikata veterinare, fitosanitare si dhe fletë analize për aflatoksinat si dhe të lejohen për konsum vetëm pasi të pajisen me fletë analize nga ISUV me përqindje aflatoksinë në zbatim të udhëzimit nr. 13 datë 29.09.2010 “Mbi vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produkte ushqimore si dhe Urdhrit të Ministrit nr.192 datë 06.06.2011 ‘Mbi Substancat e padëshiruara ne ushqimin për kafshë”.
15 pyetje për ata që kanë detyrë të kontrollojnë
1. Me çfarë mielli, përgatitet buka dhe produktet e përditshme që konsumojmë?
2. Me çfarë gruri, misri, thekre e elbi prodhohet mielli që përdoret për bukë e produkte ushqimi?
3. Në Shqipëri prodhohen drithëra buke sa për të ushqyer 100 pula në vit, ndërsa fabrikat prodhojnë deri 100 ton miell në ditë, nga importohet kjo sasi?
4. Çfarë cilësia kanë këto drithëra importi?
5. Përse drithërat e bukës, që hyjnë e përdoren në fabrikat në Shqipëri, në vendet e origjinës quhen “skarcitete”? 6. Përse lejohen të importohen përbërës kimik që nxitin tregues artificial në prodhimin e miellit e bukës?
7. A lavazhohen teknologjikisht drithërat bukës, përpara se të përfundojnë në mullinjtë e blojes?
8. A kontrollohen realisht drithërat e importit nga inspektoratet dhe laboratorët përkatës si gjendje fizike e analiza konkrete dhe të sakta, për sigurinë dhe cilësinë në pikat hyrëse doganore shqiptare?
9. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të drithërave, a kontrollohet direkt në fabrikë, përpara se ai të futet në prodhim mielli?
10. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të tjera të prodhimit, a bëhet kur mielli del nga prodhimi e nga fabrika dhe niset drejt tregut?
11. Si shpjegohet që nga kontrollet e AKU dhe pikat e kontrollit ushqimor doganor, prej 1 viti pas alarmit të dhënë, janë bërë 2785 kontrolle në dogana, në tregje, në furra e fabrika buke dhe fabrika e mielli e “nuk është zbuluar” asnjë rast “shkelje” në standardet e drithërave të bukës e të miellit të importuar e të prodhuar?
12. Si është e mundur, që në 1 vit “nuk është zbuluar”, nuk është ndaluar, nuk është kthyer mbrapa ose nuk është sekuestruar asnjë maune me drithëra të skaduar e tagji kafshësh?
13 Nga dhe si hyjnë në Shqipëri, maunet me grurë importi, kur në pikat doganore të Malit të Zi e Kosovës, kontrollohet realisht?
14. A ka Shqipëria laboratorë të specializuar në dogana e në qendrat laboratorike, për të bërë analizat e drithërave të bukës e të miellit të importuar, nëse jo, mbi ç’bazë të dhënash i plotëson certifikatat e cilësisë e të sigurisë, kur çdo ditë e natë ka importe, prodhim vendas mielli e buke?
15. Kur do të kontrollohen realisht drithërat, mielli dhe përbërësit që importohen për të fshehur falsitetin e cilësisë dhe standardet e tyre të munguara?
Përparim HALILI
Nuk ka propkurori lale jooooooooo ….ska SIGURI PER ASGJE NE AT VEND SKETERR !!!
Organet shtetrore duhet te kthejne pergjigje per kete akuze. Alanizat e miellit duhet te behen regullisht dhe gjithnje ne nje laborator te besueshem jo ne ata qe jane te blere prej atyre qe ushqejne popullin me miell prej gruri te skaduar. Verej se nuk ka reaguar kush per kete denoncim, ndoshta s’e besojne (kjo do te isshte e keqja me e vogel), por siguria nuk vjen duke i paragjykuar si te pabesueshme informacionet, perkundrazi, ato mund te cilesohen si te pasakta vetem nepermjet verifikimit. Ndersa, nese mosreagimi eshte per shkak te shperfilljes se problemit, kjo do te ishte nje shenje shume e keqe qe tregon se publikut nuk i intereson se cfare behet me te prej atyre qe mund te shkaterrojne shendetin e tyre e te shkelin mbi dinjitetin e tyre.
Shqiptaret kane 25 vjet qe hane buke me miell KANCEROZ,por qeverite HESHTIN ne menyren me KRIMINALE!!!
Cdo vit ne Shqiperi deklarohen 4-5 mije kanceroze te rinj dhe keto raste vijne se pari nga BUKA ME MIELL KANCEROZmNGA FRUTAT DHE ZARZAVATET ME HORMONE KANCEROZE,NGA CIMENTO,TULLAT,TJEGULLAT,LLACI,HEKURI,PLLAKAT etj kancerogjene dhe shteti ne vend qe te ALARMOHET,hesht!!
Para ca kohe emisioni FIKS FARE tregoi disa raste ne Pogradec,qe aparati i rrezeve tregonte disa here me shume rrezatim ne tullat e murit te shtepive se sa norma e lejuar!
Pra njerezit blejne shtepi me materiale KANCEROGJENE ,por nuk e dine se jetojne me ARMIKUN BASHKE!
PO SHTETI KU ESHTE???
Shteti ka mbyllur syte dhe ka hapur NUMERAT E LLOGARIVE neper bankat e botes!!!
O POPULL!
A E KUPTON SE PO TE VDESIN QEVERITARET,qe nga ata te Sali Berishes,Fatos Nanos,Ilir Metes etj???
ZGJOHU,O POPULL ,SE PO TE VJEN VDEKJA!!!
Na thone se do na cojne ne Europe,por po na cojne ne GROPE!!!
Ja,hani e deferni demokracin kapitaliste ku njeriu per njeriun asht ujk e shkuar ujkut.Ku njeru nuk ka absolutisht ndjenja humane.Rroft ai monizmi qe kontrollonte dhe i jepte popullit ushqim te garantuem cilesisht per garantim jete.Tashti demokracia iu ushqen ne konsiderat nivel kafshesh.Imagjinoni sikur kete miell te kishte perdor monizmi per popull uuuhhhh si do levrinin lugeterit.Tashti edhe kafshe e te zgjebosur.Nuk beni dot as gek as mek.
Te vorfer ne ate monizem po ama konsideroheshim njerez te barbart me nivelin boterore.Ushqeheshim me ushqime njerezish dhe jo lande te pare ushqim kafshesh.
Atehere theshim.Te rroje partia.Ishim idiot
Tashti themi te rroje demokracia.Jemi superidiot.
Ato qe jane pergjegjes per keto pune edhe paguhen e nuk ia thojne fare.Tashti dalin komentatoret ti japin mend burokratve te punesuar per tregun e shendetshem pa permbajtje kancerogjene.E c’vete ne ate vend me plot fodulle politikan qeveritare e tregetar leku.Jo bereqetit.
Kjo me buken eshte me se e vertete mjafton te vesh ne nje vend europian dhe te provosh buken qe bejne ata nuk krahesohet me kete tonen. Ose me mire akoma mund te vesh ne ndonje fshat qe prodhojne grurin dhe miellin vete dhe te provosh buken qe bejne e kupton menjehere se buka qe blen ne cdo fure eshte per bagetit dhe jo per njerezit. Vendet qe eksportojne ne Shqiperi miell os grure e dine se ketu tek ne nuk kryhen kontrolle ose me ca leke ketej dhe andej munde ta futesh lirshem grurin e bagetive dhe ta japesh njerzve. Shteti duhet te marre masa menjehere se kjo qe behet eshte krim. Te kryen menjehere kontrolle dhe te jene te shpeshta dhe jo njehere ne vit. Nuk e kuptoj si njerezit e caktuar per kontrolle genjehen me ca leke dhe lejojne kete miell te qarkulloje. Nuk mendojne as per veten dhe familjen e tyre!!!. Duhet te meren masa te repta, cdo fure qe prodhon buke pa cilesi jo vetem te gjobitet po pronaret te ndiqen penalish se kryejne KRIM.
shqiperia eshte kolonizuar nga greku edhe serbi shqiptaret bejne kot si pateriot
Se mos është vetëm mielli, jashtë standarteve…Çdo gjë që hyn në Shqipëri, është “jashtë standarteve”… Na kanë marrë vesh të gjithë që jemi “Amerika apo Gjermania”, siç reklamojnë Kryeministrat tanë (i tanishmi dhe i mëparëshmi…)