Në mosmarrëveshjen për borxhin afron skadimi i afatit

18 Shkurt 2015, 14:42Rajoni TEMA

Në grindjen për borxhin nuk ka afrim mes Greqisë dhe Eurogrupit. Topi është në fushën e grekëve, thonë ministrat e financave të BE .

Pas dështimit të takimit të Eurogrupit vjen ora e analistëve: Vëzhguesit e tregut financiar regjistruan në mëngjez një humbje prej katër për qind në bursën greke. Gazetarët ekonomikë flasin për një skenar, që mund të çojë në “Grexit by accident”, që do të thotë se Greqia mund ta spostojë veten në një kënd, nga i cili pa dashje të rreshqasë jashtë Eurozonës. Nëse ndodh kjo, qeveria Tsipras mund të bjerë, supozojnë vëzhguesit.

Bëhen edhe llogari, se çfarë mund të kushtojë ky rast. Rreziku për Gjermaninë vlerësohet në deri në 80 miliardë euro, nëse Athina do të vendoste të pezullonte pagesat e saj, ose sikur të mos ishte në gjendje për të paguar, sikur Banka Qendrore Evropiane (BQE) ta mbyllte rubinetin e parave dhe qeveria e re të shëmbte urat e lidhjes me donatorët ndërkombëtarë. Deri në fund të marsit është afati për të paguar vetëm katër miliardë nga borxhi dhe ristrukturimi i borxhit. Pra dita X me rrezikun e bankrotit nuk është shumë larg. Edhe vende të tjera të BE-së, si Franca, Italia dhe Holanda në rast të falimentimit te Greqisë do të marrin përgjegjësinë për shuma miliardëshe, sipas fuqisë së tyre ekonomike. Për Parisin dhe Romën kjo do të ishte një goditje e rëndë.

Eurogrupi është unik

Megjithatë Eurogrupi e kundërshton i bashkuar kërkesën greke për të financuar sërish buxhetin e Athinës pa masa kursimesh dhe reformash. Nga kjo niset të paktën ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble, i cili rrëmujën në Bruksel e shikon me qetësi, siç i takon anëtarit më të vjetër në detyrë të Eurogrupit. Por ai heziton që t’i përgjigjet pyetjes se “çfarë do të ishte nëse,” pyetje lidhur me Grexit-in: “Askush nuk e ka kuptuar se çfarë duan në të vërtetë grekët, ndoshta nuk e dinë ata vetë”, thotë ai.

Dhe pastaj vijnë shpotitë kundër homologut Yanis Varoufakis: Nuk është e qartë, “nëse ai ka mandat për të negociuar, apo nëse takimet janë vetëm konferenca telefonike të avancuara”. Me këtë Schäuble i referohet marrëveshjes së javës së kaluar, të tërhequr në momentin e fundit. Dhe lidhur me leksionet parimore mbi ekonominë evropiane, që Varoufakis u ka mbajtur vazhdimisht homologëve të tij me përvojë, gjermani thotë: “Deri tani nuk ka qenë shumë efektiv për të bindur të tjerët. Po përse nuk duhet të mendojë që ekzistojnë rrugë më të mira, në qoftë se është ekonomist kaq i rëndësishëm.” Me leksionet e tij greku me sa duket ka nxitur shpotinë e homologëve të tij.

Qëndrimet nuk kanë ndryshuar

Ministri i Financave qëndron i palëvizshëm në këtë çështje. Programi aktual i ndihmës, nga i cili do të duhet të paguhen edhe shtatë miliardë euro, duhet të rinovohet përpara se të skadojë. Deri tani Greqia nuk i ka plotësuar kurrë kushtet e lidhura me ndihmat financiare. Dhe Eurogrupi ka bërë vazhdimisht kompromis. Tani nuk ka rrugë tjetër veç zgjatjes së programit, me disa kompromise në zbatimin e tij, tha Wolfgang Schäuble. Solidariteti në Europë bazohet në marrëveshjet vullnetare të vendeve anëtare. Dhe për këtë qeveritë kanë për të bindur një shumicë, se është ide e mirë për t’i dhënë Greqisë para të tjera. Fundja demokraci nuk ka vetëm në Athinë. E gjitha kjo do të thotë se gjendja për Greqinë dhe për Europën është shumë e vështirë, tha Schäuble.

Shefi i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem dha të premten e ardhshme si afatin kohor, deri kur qeveria në Athinë do të paraqesë kërkesën për zgjatje. Deri të mërkurën (18.02) në mbrëmje kjo dëshirë e Athinës duhet të mbërrijë me shkrim në Bruksel, me qëllim që ministrat të mund të thërrasin një seancë të posaçme me 20 shkurt. Ministri austriak i Financave, Hans Jërg Schelling, e konsideron të mundshëm edhe një takim në fillim të javës së ardhshme. Dhe Wolfgang Schäuble shtoi se 27 shkurti është data e fundit, kur parlamenti gjerman mund të miratojë zgjatjen e ndihmës për Greqinë.

Që të mërkurën shefi i BQE, Mario Draghi, do të bisedojë me përfaqësues të qeverisë së Athinës për financimin e mëtejshëm të bankave greke me kredi emergjente. Ai ka në dorë mjetin më të fortë të presionit. Nëse Draghi mbyll rubinetin, është çështje javësh, derisa bankat greke të mbeten pa para. Në përgjithësi krijohet përshtypja, sikur vendet e Eurozonës nuk janë më të gatshme të paguajnë çdo çmim, për ta mbajtur Greqinë në monedhën e përbashkët.

 

23 komente në “Në mosmarrëveshjen për borxhin afron skadimi i afatit”

  1. Pilo Lala says:

    Varafagosi i paska ulur pantallonat?
    Por kur ja pa Gjermanit, u tremb, dhe iku me vrap.

  2. HAJDUTI says:

    Sa keq te jesh korrak…zhysni hunden ne mut tani..

    1. Shpellari says:

      Sa keq te jesh kanacke i Yunanistanit, ti je ai qe fute hunden, jo vetem ne mut, por edhe ne portale shqiptare!

  3. Nallbani says:

    Schäuble s´po ia fute fare ketij tipit!

  4. tourkofagos palioarapi says:

    Aaaa more te gjore. Do tju bejne shembull per shtetet e tjera……

  5. BERISHA LARGOHU says:

    Shqiptaret hiqen si te beses, por eshte e kunderta. Greket cuhen te pabese nga shqiptaret, por perseri eshte e kunderta sepse qeveria greke po i qendron popullit te saj besnik. Pra, kemi te bejme me popull trim dhe besnik dhe te vendosur grek.

    1. Wolfgang Schäuble says:

      RETARD !

      ketu ska te beje trimeria po zgjuarsia. nuk jeni ne lufte ( megjithese jeni mesuar qe çdo gje qe nuk ju shkon shtatit ta shikoni si ne lufte ).

      Pyetja eshte, kemi te bejme me zgjuarsi te grekeve ( gjasat jane qe jo, se shquhen per dredhi e pabesi e jo zgjuarsi ) apo budallallek qe do tu kthehet si bumerang e do tu futet ne bithe ? ( jo se nuk u pelqen te kruajne farfallen me kallam here pas here )

      1. BERISHA LARGOHU says:

        O shpellar , ato foto nuk kane ndryshim me shqiptaret qe nuk gezuan as edhe njehere ekonomi te shendeteshme. Greqia te dal nga euro-gropa dhe te riktheje monellen e saj sic e ka Anglia, Zvicra e te tjera vende. Greqia i punesoj shqiptaret, i mbajti me buke, kurse shqiptaret e pabese vodhen, vranen kur greku i hapi dyert per t’ju ndihmuar juve zorr-thatet.

    2. illyrian says:

      Kjo thene nga nje…grek!

  6. HAJDUTI says:

    do zoti ju ndihmon vellai madh turceli…ekso nga tokat iliri-helene..
    https://www.youtube.com/watch?v=d_NFR0D4fQg

  7. Claus says:

    “Gjermani e sukseshme me Europe te rrenuar”.
    Keshtu tha, nje prof. i shkencave ekonomike ne Gjermani.

    Dhe kishte plotesisht te drejte. Me argumente dhe fakte sillte tere gabimet e qeverise se Merkelit qe mburret dhe mburret per suksesin ekonomik gjerman duke harruar qe sot leviz ne kornizat e BE dhe jo me te shteteve nacionale.

    Por ku ke te besh me koka te kalcifikuara si Schäuble dhe kancelare pa vizion si Merkel ne keto binare do te levizesh.

    Vete Obama tha, qe nuk mund te lihet nje popull te shtrydhet me reforma qe nuk kane sjelle asnje permiresim te jetes se popullit.

    Borxhi publik eshte rritur deri ne 170% te PBB, papunesia tek te rinjte ka shkuar deri ne 50%, vetevrasjet jane shtuar ne mase deri ne 40%.

    Duket si nja fare eksperimenti thuhet ne mediat greke, per te pare se deri ku mund njeriu se jetuari nga shtrengimi i rripit nga kapitali financiar. Dhe deri diku behen te besueshem.
    Nuk paska te sosur babezia e tyre. Sot ne mediat gjermane dilte me te madhe se shefit te Mercedes-Benzit i eshte rritu rroga ne krahasim me vitin 2013. Ne vitin 2014 rroga i kishte arritur vlerat e 8,4 milione Euro, nga 8,2 milione qe e kishte ne vitin 2013!!!

    Bankat kane filluar te cojne interesin ne minus, qe do te thote te nderhyet ne kursimet e njerezve te thjeshte, vete kredia prej miliardash qe i “ofrohet” Greqise shkon direkt bankat private, pra kthehet perseri nje pjese e tyre tek bankat e fuqishme gjermane ne Frnakfurt dhe Londer. Pra ku ishim asgjekundi, pervec shtimit dhe akumulimit pa fund te kapitalit bankar.

    Nuk e kuptoj perse fytyra e Schäubles nxin si nje “0” e zeze, tha kryetari i opozites gjermane ne kete dite ku karnevalet marrin fund dhe politikanet kane liri me te madhe per te debatuar me publikun si asnje dite tjeter.

    E si mund te gezohesh nese Greqia ne Mars nuk mund te paguaje me rrogat dhe pensionet, kur padyshim do te preken pa asnje perjashtim te tere emigrantet shqiptare?

    Le te dale Greqia nga euro, per kete jam edhe une, por a do ti interesoje Gjermanise qe do ti kushtoje 80 miliarde Euro?

    Le te beje faliment shteti grek, a do ti interesoje po keshtu Gjermanise qe do ti kushtoje 65 miliarde Euro?

    Pra le te rrotullohet muhabeti si ti doje njerit apo tjetrit, te gjithe dalin te humbur, por me shume do te dalin dhe emigrantet shqiptare qe e fitojne buken e gojes ne Greqi.

    Do te kete pasoja edhe ne Shqiperi, por me shume pasoja do te kete dhe per projektin e europian qe nuk doli me ate shkelqim qe pritej, por u be as me shume dhe as me pak nje instrument per zgjerim pa kriter tregjesh dhe akumulim kapitalesh.

    Frontin i dyte eshte ne Ukraine, e cila si ne Greqi eshte nje pasoje e tere politikes se Brukselit pa harruar ate franko-gjermane.

    Ja ku kemi arritur. Nuk kemi nje Europe plot shkelqim, por nje Europe me lufte ne Lindje dhe skamje ne Jug qe po vazhdoi keshtu kam frike se do te rrenohet shpejt.

    1. Blendi says:

      Claus pershtypja ime eshte se ti nuk e ke shume haberin se perse behet fjale ne rastin e Greqise dhe se c’rol luan Gjermania ne te. Meqe permende shefin e Mercedes Benz-it. Daimler Benz AG eshte nje firme private, me sakte aksionere(Aktien Gesellschaft) dhe si e tille eshte ne te drejten e vet’u paguaje rroge nepunesve te saj sipas rendimentit te tyre dhe takatit te saj. Dhe po te mendosh qe per Mercedesin punojne qindra mije punonjes(pra nga suksesi i kesaj firme varet e ardhmja e po kaq familjeve, pergjegjesia e drejtuesit te saj eshte shume e madhe.Dhe kjo pergjegjesi perkthehet sigurisht ne te ardhura, ku ne shumicen e rasteve rroga baze eshte disa here me e vogel se ajo qe permend ti. Jane bonuset e suksesit ato qe i shtohen kesaj rroge baze dhe ne fund japin shumat qe jane shume gjithesesi, por prapeseprape shume me pak se ato te kolegeve te tyre ne USA. Megjithate pyetja qe shtrohet eshte :c’hyn ketu rroga e shefit te Mercedes-Benz-it ne krizen greke? Eshte prove nga ana jote per te treguar se kapitalzmi Europian eshte i babezitur? Po, i tille eshte, por nuk eshte kjo aresyeja e mizerjes ne Greqi. Eshte Greqia vete me paaftesine e saj per te bere shtet modern. Gjermania i tregoi menyren se si mund te behet dhe kontriboi edhe nga ana monetare. Kjo rruge eshte e mundimshme dhe me sakrifica,por tani per tani kjo eshte e vetmja rruge. Nese Greqia nuk ve ne binare sistemin e saj fiskal, asnje falje borxhi nuk e ndihmon.

      Tung,
      Blendi

      1. Albani says:

        Blendi.
        Claus,shume mire po e shpjegon,por ti e ke shume te veshtire ta kuptosh dhe vajte dhe u kape tek rroga e Mercedesit.
        Claus po ta thote qe qellimi Gjerman eshte okupiomi ekonomik i Evropes,dhe perse duhet qe me cdo kusht ti bindemi politikave te Berlinit?
        Eshte shume e thjeshte,Greqia sot nuk kerkon qethjen e borxhit,por kerkon qe te ndihmohet te zbatoje nje program qe do te sjelle zhvillim ekonomik,sepse nuk besoj qe ti je dakord me modelin Gjerman.
        Modeli Gjerman i masave shtrenguese deshtoi,me masa shtrenguese,me ulje rrogash dhe pensionesh nuk mund te keshe zhvillim ekonomik por e kunderta.Shiko modelin se si doli Amerika nga kriza,dhe qe e thote hapur qe per te dale nga kriza nuk duhet politike kursimesh,por nxitje e ekonomise nepermjet rritjes se konsumit.
        Dhe ve re qe ketu shumica e komentuesve komentojne me llogjiken qe mire tu behet Grekeve dhe tfgs,se jane rraciste.
        Modeli Gjerman eshte ai qe kemi ne Shqiperi,kemi borxhe te larta dhe ne rritje,kemi,masa shtrenguese,rritje akcizash,cmimesh,energjie,nafte,papunesi,varferi sepse keshtu e keshillojne Ramen FMN-ja dhe huadhenesit.

        1. Blendi says:

          I nderuar Alban, Claus ka komentuar ne gjuhen shqipe. Sic mund edhe ta konstatosh vete, une gjuhen shqipe e zoteroj jo keq. Keshtu qe nuk eshte e veshtire te kuptoj Claus-in. Madje jam i nje mendje me te kur vjen puna per projektin europian, i cili duhej t’i sillte kontinentit paqe te qendrueshme dhe afatgjate, prosperitet dhe mireqenie ekonomike mbi bazen e solidaritetit dhe mbi te gjitha bashkim ne nje ide te vetme, ate te vlerave te perbashketa europiane.

          E kunderta e ketyre duket se jane materializuar deri tani.

          Personalisht mendoj se futja ne zonen Euro e shteteve me mentalitete dhe fuqi ekonomike krejt te ndryshme(p.sh. Gjermania, Franca dhe Greqia) ka rezultuar te jete nje gabim fatal. Nuk ka nevoje te jesh ekonomist per te kuptuar se te fusesh Shqiperine ne Euro, do te thote ta rrenosh ate perfundimisht brenda nje kohe te shkurter. Ne kete gabim, Greqia me shifrat e saj te rreme eshte po aq fajtore sa edhe vendimmarresit ne Bruksel qe dhane OK e tyre.

          Ajo qe megjithate te bie ne sy komentet e Claus-it eshte se ai e sheh aresyen e kesaj gjendje ne babezine kapitaliste gjermane kundrejt vendeve me pak te zhvilluara. Ketu synonte (mu duk mua te pakten) edhe shembulli i pakuptimte i sjelle nga Claus-i i rroges se larte dhe rritjes se saj te shefit te Mercede-Benz-it. Dmth. Greqia nuk ka te paguaje rrogat e fakireve, kurse Gjermania me parate e fituara ne kurriz te Greqise i rrit rrogen nje milioneri. Te shpjegosh mizerjen e Greqise ne kete menyre “konspirative” tregon se nuk ke kuptuar gje nga Greqia dhe kriza e saj ekonomike. Kjo eshte ajo me te cilen nuk mund te jesh dakord ne komentin e Claus-it.

          Edhe shifrat e dhena nga Claus, se sa eshte barra financiare e Gjermanise nese Greqia falimenton si shtet, tregon qe Claus diku i lexon, por nuk di ose nuk ne rastin me te keq nuk do t’i shpjegoje se si dalin keto shifra.

          Tung,
          Blendi

  8. Edi says:

    Po behen edhe qesharake !-Shkon Vari…fagosi ne BE per te lypur ,u mban edhe “leksione” ministrave te Gjermanise e Frances !!!-Keta te fundit po fillojne te tallen se zgjidhje konkrete me keta karagjoze te dhjere (por krenare)e shohin qe SKA…SKA e SKA !-As Pasok e as Demokracia e Re nuk do ta humbnin dinjitetin siç po bejne keta spurdhjake te politikes…amatore.

    1. Gjirokastriti says:

      Nuk besoj se tallen po reagojne me nervozisem se si ka mundesi qe dikush mund tu thote jo..
      Sa per ate qe di apo nuk di gje ministri nuk mund ta diskutoj nje analfabet si ty.
      Ai eshte petagog per ekonomine nga Anglia ne Amerike dhe deri ne Australi.
      Ai eshte nje njeri qe qarkullon me motor pa botigarde e eskorta.
      Ai se bashku me gruan e vet kane qene ne shume fronte lufte nga kosova deri ne irak per ceshtje humane.
      Sado te numurojme eshte pak ndersa ti meru me komentet ne gazete dhe lepij ate qe te servirin te tjeret. Punet e ekonomise jane te thella per ty
      Sado i varfer te jete nje popull nuk do te thote mos jete krenare kuptohet qe per ne eshte veshtire se gjithe historine kemi lepire te tjeret per nje kocke qe nga Kina te Rusi e deri te Gjermani e BE tani

      1. Blendi says:

        kjo puna e krenarise se nje populli nuk hyn ne ekonomi dhe te them te drejten eshte dicka qe me ben te mendoj se greket jane primitive dhe nuk kane mesuar shume nga historia. Jo me kot e tha ai i dituri: Historia na meson, por ne nuk mesojme prej saj.
        Kombet qe kane tundur ne dore vetem flamurin e krenarise u ka rene coku ne m.t. Keshtu Gjermania ne luften e pare dhe dyte boterore, keshtu neve ne vitin 1990(pasi donim te ndertonim socializmin me forcat tona por me krenari), po keshtu edhe Serbia me Kosoven, etj.

        Meqe ti e di vete qe punet e ekonomise jane te thella, vetem me krenarine nuk kane te bejne. Te besh ekonomi eshte te vesh ne pune llogjiken e shendetshme e te ftohte. Grekerit ne historine e tyre e kane bere kete gje me sukses dhe i kane dhuruar botes tere ate filozofi e idera te mrekullueshme te cilat askush nuk ua mohon. Te zgjidhesh problemet e krizes ekonomike me krenari eshte pese me hic dhe nje vend me pak toke e popullsi si Greqia nuk ka kellqe per te tilla gjera.

        Tung,
        Blendi

      2. Edi says:

        Hej hej gjirokastritis qetesohu,nuk te shava e nuk te ofendova !-Thjesht po komentoja ate qe me beri pershtypje sidomos tek paragrafi i dyte i nentitullit “Eurogrupi eshte unik”.Aty ku fillon me :-Dhe pastaj vijne SHPOTITE(TALLJET) kunder homologut Yanis Varoufakis(per humor une e quaj Varu…fagosin) etj.Lexoje me kujdes e mund edhe ti te japesh mendimin tend si çdokush ne kete forum …eshte e drejta jote. Ky mund te kete 20 motorra ne garazh e mund te jete nje çiklist i shkelqyer,por kjo NUK e ben nje politikan te afte.Mund t’u mbaje leksion studenteve nga Athina ne Australi por MINISTRAT E GJERMANISE E FRANCES NUK JANE STUDENTET E KETIJ bobit çiklist.E sidoqofte , bindja ime eshte, qe Pasok e Nea Demokratia nuk do ta benin kete figure DI MERDA qe ky po ben me homologet e vet europiane. LEXO me me kujdes e me shume para se te ofendosh e…shkruaje me korrekt shqipen ,pastaj eja te debatojme pa e ulur veten ne stadin e nje provinciali analfabet .

  9. Klimax says:

    Eshte vetem nje loje politike. Te gjithe e kuptojne se e vetmja zgjidhje eshte kompromisi dhe ky eshte shtyrja gjashte mujore e programit. Askujt nuk i intereson nje “Grekxit” sepse ne kete rast rrezikohen jo vetem mos pagesa e borxheve ndaj kreditoreve, por mbi te gjitha egzistenca e monedhes se perbashket europiane si dhe vet egzistenca e BE-se. Europa vazhdon te jete ne krize dhe ne kete rast KOHA qe kerkohet eshte ilaci me i mire se cdo eksperiment tjeter qe ka deshtuar ne pese vitet e fundit.

    1. Shpellari says:

      BE po thote qe Gerqia oshte nji “Enfant terrible”, andaj duhet patjeter te largohet!

  10. juli says:

    Eshte tjeter gje realizmi dhe tjeter gje romantizmi
    Eshte tjeter gje te veprosh me tru dhe tjeter me zemer
    Eshte tjeter gje matematika dhe tjeter gje historia
    Ne nje vende ku flitet me shifra dhe realizem teknokratik nuk mund te besh leksione ideologjike dhe teori
    Atje ku ligjet matematikore thone 1+1=2 nuk mund te te mbeshtetesh me teori dhee bla bla se mund te bejne edhe 22
    Atje ku vishen te tere me kostum dhe kullaro nuk mund te vihet me shapka dhe kemishe jashte,
    Ashtu sic nuk mund te vihet me kostum dhe kullaro ne nje mbremje me muzike roku
    Ne te dyja rastet behesh qesharak,
    Kur jemi te rinj jemi romantike dum te ndryshojme boten
    Kur rritemi behemi realiste duam te ndryshojme te rinjte
    Zemra mund te te coje ne gabime por logjika jo kurrsesi
    Historine e ben c te duash ti dhe e paraqet si te duash ti por me ligjet matematikore 1+1 bejne si ne toke ashtu edhe ne mars. !
    Te fala Varufakit!!!!!!

  11. sokol says:

    Jashte jevgjitet borxhlinj nga eu nqs nuk paguajne.eshte fare e thjeshte dhe europa eshtw e pregatitur per kete skenar.apo jo tfg???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje