Tahiri kërkon ndihmë në SHBA për luftën kundër terrorizmit

20 Shkurt 2015, 09:38Kronika TEMA

Gjatë punimeve të Samitit kundër terrorizmit që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u takua me Kreun e Byrosë kundër Terrorizmit në Departamentin e Shtetit, znj. Tina Kaidanow.

Ministri Tahiri informoi Kaidanow lidhur me masat e marra nga Shqipëria në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm, radikalizmin dhe terrorizmin.

Sipas zyrës së shtypit, Ambasadorja Kaidanow theksoi se Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke filluar nga hetimet dhe procedimet penale, si dhe amendimet ligjore në këtë fushë. Ajo vlerësoi angazhimin e madh të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, së bashku me partnerët ndërkombëtarë.

Ministri i Brendëshm kërkoi mbështetjen e Byrosë Kundër Terrorizmit, për Drejtorinë Antiterror të sapo-ngritur në Policinë e Shtetit në Shqipëri.

Znj. Kaidanow u shpreh e gatshme për të filluar menjëherë një program intensiv për mbështetjen paraprake, por edhe më gjerë për këtë njësi.

Gjithashtu ministri Tahiri i prezantoi Ambasadores Kaidanow propozimin e tij, bërë në samitin e mbajtur në Beograd, për nevojën e përpjekjeve të përbashkëta rajonale, si e vetmja rrugë për të luftuar terrorizmin.

Znj. Kaidanow mbështeti këtë ide dhe shkoi më tej duke shprehur nevojën për ngritjen e një Task-force rajonale, për hetime të përbashkëta. Ambasadorja i shprehu ministrit Tahiri interesin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur iniciativa të fokusuara dhe productive, për përpjekje të përbashkëta rajonale.

Kaidanow ka qenë më herët ambasadore e SHBA-ve në Kosovë dhe është një njohëse e mirë e zhvillimeve rajonale në Ballkanin Perëndimor.

2 komente në “Tahiri kërkon ndihmë në SHBA për luftën kundër terrorizmit”

  1. james rodrigues says:

    Keto lajme kane nje ngutje per tu paraqitur me idene siperfaqsore se USA vlereson lart partneritetin me Shqiperine e ne vecanti me z minister Tahiri.Por e verteta eshte se pertej fasades komode te takimeve te rangut te larte fshihet ajo per te cilen ne fakt duhet te shqetesohemi dhe jo te gezohemi nga lajme te tilla…Qe eshte PERFSHIRJA E VENDIT NE HARTEN E RREZIKUT PREJ TERRORIZMITgje e cila me kete shtet Solid qe ne kemi dhe me kete polici te nivelit te nalte qe disponojme nuk premton asgje te mire per neser

  2. Siguria says:

    ti kerkoje nipit te zv ministrit te tij Mustafarajt se ai eshte specialist ne venien e bombave polic te shkolla e qenve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje