Zgjedhjet Vendore, PD-PS nisin negociatat/ Formula për bashkitë që do tu lihen aleatëve

22 Shkurt 2015, 17:07Politika TEMA

Mazhoranca dhe opozita pritet të përcaktojnë brenda kësaj jave formulën me të cilën do të përballen në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit. 4 muaj përpara zhvillimit të zgjedhjeve, socalistët në njërën anë dhe demokratët në anën tjetër, pritet të përcaktojnë njësitë vendore që do t’I lihen partive aleate, në kuadër të koalicioneve që do të formësojnë.

Koalicioni i majtë

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të përcatojnë formulën e përfaqësimit në zgjedhjet e 21 Qershorit. Burimet bëjnë të ditur se gjithcka do të përcaktohet në një takim që do të zhvillohet mes Kryeministrit Edi Rama, në cilësinë e Kryetarit të PS-së, dhe Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, njëkohësisht edhe Kryetar i LSI-së.

Mësohet se paraprakisht ndarja e njësive vendore do të jetë 2/3 do të kandidojnë emra të përzgjedhur nga Partia Socialiste, ndërsa në 1/3 e tyre do të kandidojnë përfaqësues të zgjedhur nga LSI, PBDNJ apo parti të tjera që do të përfshihen në koalicionin e drejuar nga Partia Socialiste. Burimet shprehen se pas përcaktimit të formulës së kandidimit, do të diskutohet më tej në lidhje me njësitë vendore të cilët do të lihen për të garuar emra të përzgjedhur nga partitë aleate të PS-së, por që do të mbështeten nga kjo e fundit. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, disa ditë më parë deklaroi se palët ende nuk kanë vendosur për zonat ku do kandidojnë dhe se për këtë çështje do të takohet me kryeministrin Edi Rama gjatë kësaj jave.

Koalicioni opozitar

Gjithashtu kjo javë pritet të jetë përcaktuese edhe për koalicionin opozitar, i cili po ashtu i duhet të përcaktojë formulën e bashkëpunimit midis partive. Lulzim Basha pritet të thërrasë tryezën e Kryetarëve të partive opozitare, ndërsa kjo është një kërkesë e vazhdueshme e drejtuesve të partive që konsiderohen të vogla.

Burime nga PD theksojnë se në këtë takim, drejtuesve të partive aleate do ti kërkohet të paraqesin propozimet e tyre, mbi numrin e njësive vendore që do të kërkojnë për të garuar, referuar kjo numrit të votave që kanë marrë në zgjedhjet e fundit. Burimet theksojnë se aleatëve nuk do t’u lihen më shumë se 10 njësi vendore. Deri më tani Lulzim Basha, me cilësinë e Kryetarit të PD-së, ka nxjerrë disa udhëzime në drejtim të degëve të kësaj partie në rrethe në kuadër të përgatitjeve për procesin e 21 Qershorit.

Paralelisht, forca më e madhe opozitare ka ngritur grupet e punës në përputhje me ndarjen e re territoriale, struktura këto që kryesisht do të asistojnë degët e PD në përzgjedhjen e kandidatëve dhe përgatitjeve për zgjedhjet.

Sipas udhëzimit të kreut të PD, grupet e punës duhet të ngrihen deri në datën 25 shkurt. Urdhëri përcakton detyrat dhe kush përfshihet në grupet e punës.

Për këtë urdhër Basha ngarkon Sekretarin e Përgjithshëm z.Arben Ristani dhe Degët e PD në rrethe për zbatim.

Përmes udhëzimit Basha ka përcaktuar kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve për cdo njesi vendore/zgjedhore.

Sipas shtojcës që shoqëron udhëzimin, theksohet se data 10 mars është afati i fundit i mbledhjes së kryesisë së degëve për të shqyrtuar kandidaturat e prezantuara.

Nën drejtimin e Grupit të Punës që ngrihet për çdo Njësi Vendore / Zgjedhore:

Brenda datës 5Mars, të organizohen mbledhjet / konsultimet në nivel seksioni për identifikimin e kandidaturave për Kryetarë të Njësive vendore që propozohen, apo që vetpropozohen;

Brenda datës 10 Mars të organizohet mbledhja e Kryesisë sëDegëve për të shqyrtuar kandidaturat e propozuara nga konsultimi me seksionet, kandidaturat e vetshapllura, si dhe të tjera që mund të propozohen nga vetë mbledhja e Kryesisë së Degës;

Brenda 5 ditëve nga mbledhja e Kryesisë së Degës, dërgohet pranë Kryesisë Qëndrore profilet e çdo pretendenti që plotëson kriteret ligjore. Profili i pretendentit për kandidat duhet të shoqërohet me një përmbledhje të shkrutër të mendimeve, vlerësimeve dhe opinioneve të shprehuara në mbledhjen e Kryesisë së degës për figurën dhe shancet për të qënë kandidaturë fituese.

Pretendentë për Kandidat mund të jetë çdo person që: i) plotëson kushtet ligjore të parashikuar në Kodin Zgjedhor; ii) ka formim të mirë qytetar; iii) ka një aktivitet të mëparshëm në dobi të publikut; iv) ka njohje të mirë të komuniteteve brenda Njësisë Vendore ku kandidon; v) ka demostruar mbështetje dhe promovim të ideve dhe tëaksionit politik të djathtë, si dhe vi) zotëronë aftësi dhe mbështetje për të qenë fitues. /gj.k/

 

4 komente në “Zgjedhjet Vendore, PD-PS nisin negociatat/ Formula për bashkitë që do tu lihen aleatëve”

  1. Likja says:

    Kujdes Edi Rama nga Ilir Meta!Ai eshte i pabese.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nga PD-ja,ne Tirane te kandidoj Ristani,ja ka marre doren,ti rinumeroj votat,fiton me “10 vota” me shume !

  3. ed snobisti says:

    Filluan pazaret. Medet!

  4. Skrapaliu i Pangopur says:

    @@LIS-i..ose sic thuhet Ndryshe:LEVIZJA SOCJALISTE PER INTEGRIM(C´FARE EMRI)…e shokut ILir Meta alias Floriri, eshte Betuar se ne keto Zgjedhje nuk do te leje gje pa “Levizur”..po pse or babamp..kot i thone Levizje per Manipulim??He dreq se u ngaterrova dhe une..jo Manipulim ..por Integrim…
    1-KJo lloje Partie, e shokut Ilir Meta, c´fare nuk ka bere dhe do beje qe te Integroje Popullin Shqipetare, ne BE-…tani ajo e ka Integruar Miletin Shqipetare ne boten Kuvajtjane..apo Arabike, me vizitat e sholut Ilir ne Kuvajte apo Dubaj..pse shaka i thone???tani Gojet e “Keqija” thone se Shoku ILir Meta, vete ne keto vende per ndonje Koqe leku per veten e tije, se sa per hallet e miletit….por Mileti Milet mbetet lere le te thoje c´te doje..pse me ta do te merret Shoku ILir??Ai e ka Mendjen se Bisnesset e tije Kohet e fundit nuk po sjellin te ardhura dhe po “Ha rezervat” e Dimrit…bo bo..perseri me Rezervat..si do ti thote shoqes Monika Kryemadhi…ku “Ngopet” ajo??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje