Askush në Kosovë nuk e do Misionin Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), e më së paku këtë mision e duan politikanët kosovarë. Kështu ka deklaruar shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, në një intervistë për emisionin “Info Box” të Radio Televizionit Dukagjini.
Ai ka theksuar se (EULEX) nuk janë kompani peshkimi që do të zënë peshq të mëdhenj apo të vegjël, duke shtuar se raporti për hetimet e pretendimeve për korrupsion brenda Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit, do të publikohet muajin e ardhshëm.
Sipas Meuccit në Kosovë askush nuk e do EULEX-in, duke veçuar politikanët. Ai pohoi se politikanët e shohin EULEX-in si planprishës dhe ndërhyrës të drejtpërdrejtë në sovranitetin e Kosovës.
‘Politikanëve nuk po ju pëlqen puna qe ne po e bëjmë, sepse po krijojmë një lloj jostabiliteti në planet e tyre, sepse e kemi një detyrë e cila në çdo vend të botës është pjesë e një sovraniteti të një shteti. Ne e kuptojmë që kjo gjë është tepër e ndjeshme, sepse në mënyrë të ligjshme, po ndërhyjmë në funksionet e qeverisë së një shteti”, ka thënë Meucci.
Ndërkohë, i pyetur për mundësinë e arrestimit të “peshqve të mëdhenj”, Meucci theksoi se nuk janë kompani peshkimi, duke shtuar se pretendimet për korrupsion në misionin që ai drejton i kanë sjell kokëçarje. Ai theksoi se këto pretendime kanë qenë goditje, që në ditën e parë të punës, edhe për shefen e re të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini.
“Dikush në të kaluarën, në këtë mision, ka përmendur gjëra të tilla si peshqit e mëdhenj, sikur të ishte kjo një spektakël televiziv. Ne nuk bëjmë spektakle televizive, sepse nuk jemi prej atyre që i dëfrejmë të tjerët. Nuk presim që njerëzit të na duartrokasin, njëjtë sikur në fund të spektakleve televizive. Ne nuk kemi bërë dhe as nuk bëjmë drejtësi politike”, ka theksuar ai.
Meucci mes të tjerash ka folur edhe për Gjykatën Speciale, duke theksuar se kjo gjykatë do të jetë e Kosovës, sepse vendimin për formimin e kësaj gjykate do ta marrë Kuvendi i Kosovës.
menjifjal ky po thot se “populli kosovar esht komplet kriminel,qe ne krye der ne themer”,perderisa thot se askush nuk e don misjonin europs per vendosjen e ligjit.
edhe serbt kshtu thon. “shqiptart jan kriminela”
edhe milloshevici kshtu thoshte. shqiptart kriminela
edhe neper bot burgjet me shqiptar jan mbush.
T’ishin kriminela “KAPTIN MDHEJ” si Milloshi e me shoke ju kisha heq “kapelen” po jan Hajduta pulash !!!
Nejse ….evropi nqs s’eshte i mireprit t’marre valixhet e te shkoje ne shpi t’vet !
Mendoj qe EULEX nuk ka shpenzuar per PR sa duhet por eshte fokusuar vetem tek puna dhe rezultatet. Eshte per te ardhur keq qe nje mision kaq i suksesshem per te cilin jane harxhuar mbi 1 miliard euro, nuk mirepritet nga njerezit e thjeshte.
Duhet tè bèhet njè llojè dallimi midis EULEX dhe sundimit tè ligjit. Po tè kishte EULEX njè plan tè detajuar dhe unik nuk besoj qè do tè ishte i padèshiruar. Kur trupat e NATOS u futèn nè Kosovè u pritèn me lule nga njerèzit qè ju shkèlqenin sytè nga gèzimi…..Shqipètarèt i dèshirojnè ligjet, rregullin, sigurinè e jetès dhe tè biznesit…. Por ku qèndron thelbi i mosdashjes sè EULEX-it ! Vetè qèndrimi i tijè, vetè profili i tijè……Nè EUROLEX bèjnè pjesè elementè qè vijnè nga shtete qè nuk e njohin Kosovèn dhe qè lobojnè dhe punojnè nè interesa tè kundèrta me Kosovèn. Ka po ashtu dhe elementè qè pèrfaqèsojnè vende qè edhe pse e kanè njohur Kosovèn kanè punuar pèr ndarjen e sajè. Nuk ka nevojè tè zgjatemi me fakte por arsyt e mosdashjes ju tè Eurolex duhet ti kèrkoni tek vetvetja, tek europa jo unike, tek politika e sajè e lèkundur e joleale ndaj Kosovès dhe shqipètarève nè pèrgjithèsi.
Nuk eshte faj i kosovareve pse eulexi nuk ka nje exit plan per vêti po vetem i zhagit punet,nuk eshte faj i kosovareve pse Eulexi nuk ka ditur me vepruar objektivîsht po gjithemone me nje agenda nentokesor,nuk eshte faj i kosovareve per korruptionin tuaj e deshtimet nje pas njishem tuaja!
Ne kemi per punet e Eulexit nje kujtese ma te medha se ju qe vini e shkoni,beni nje ligj qe sapovjen tjetri e prish!Ndreq e prish ishte motoja juaj,per te justifikuar kotsiren e misionit tuaj,qe kur problèmet e vertete nuk i rendit ,e lere ma t’i luftoni sepse ju ishit edhe jeni pale me krimin!
Keni pak kohe per me kuptuar kete para se populi kosovar t’ju thot go home si duhet!
Ju as ligj as drejtesi nuk keni haber se cka eshte se perndryshe kishit arrestuar bile nje kriminele serbe edhe do e kishit denuar, nje, bile…
Po shkurt e shqip ju qe ne fillim ishit e jeni kunder républikes se kosoves si shtet funksional!
Po ju jeni vetem planprishes te Républiques se kosoves,eshte mire qe bile kete vet e pranoni!
JENI SPIUNA NE SHERBIMET TUAJA
ME QE E KENI KAQE QEJFE EMISIONIN TUAJ, PERSE NUKE SHKONI TE NDIHMONI AFRIKEN?????????????????.SHPENZONI MILIONA PARA TE TAKSA PAGUESEVE TE POPULLIT EUROPIAN.ME NDIHMEN E JUAJ U KTHYE NE ZONE EUROLESHHHHHHHHHHHHHHHHHH.