Toka, në zonën e "kuqe" të Rrugës së Qumështit që zhduku dinosaurët

23 Shkurt 2015, 16:44Lifestyle TEMA
Toka, në zonën e "kuqe" të Rrugës së

Toka  është duke udhëtuar nëpër një pjesë të rrezikshme të Rrugës së Qumështit, e njëjta  mund të ketë shkaktuar shfarosjen e dinosaurëve.

Ky është pretendimi i fundit i një shkencëtari në Universitetin e Nju Jorkut, i cili tha se kjo zonë e rrezikshme intergalaktike mund të shkaktojë një shi kometash mbi Tokë.

Sistemi ynë diellor është pjesë e galaktikës  vazhdimisht  në lëvizje “Rruga e Qumshtit”, e cila është si një spirale e rrafshuar.

Teksa ne shtyhemi rreth galaktikës, sistemi ynë diellor lëviz ngadalë poshtë e lartë.

Pikërisht mu në mes të këtij lumi gjigand yjesh ndodhet një zonë e njohur si galaktika aeroplan.

Sa herë që sistemi ynë diellor kalon nëpër këtë zonë, forcat gravitacionale të mëdha  veprojnë mbi kometat në orbitën e  Diellit tonë,  dhe potencialisht i dërgojnë ato drejt përplasjes me Planetin Tokë.

Dr.Michael Rampino në Universitetin e Nju Jorkut tha se: “Ne  esencialisht ndodhemi në atë zonë tani. Disa shkencëtarë kanë pohuar se aktualisht ne ndodhemi në një dush kometash.

Ai shtoi se është i frikësuar për  “mesin vrasës të Rrugës së Qumështit”, pasi  ajo mund të përmbajë një disk të materies së zezë,  substanca misterioze, e cila mendohet se përbën një pjesë të  madhe  të universit.

“Ndoshta është materia e zezë, natyra e së cilës është ende e paqartë por që përmban rreth një të katërtën e universit, ajo që fsheh përgjigjet. Materia e zezë mund të ketë një ndikim direkt tek jeta në Tokë”, u shpreh Rampino./j.h

 

 

 

 

 

 

 

10 komente në “Toka, në zonën e “kuqe” të Rrugës së Qumështit që zhduku dinosaurët”

  1. liri drejtesi says:

    Mos e keni valle fjalen per dinosauret e politikes se korupsionit?

  2. anticensurë 11 says:

    “mund të shkaktojë një shi kometash mbi Tokë”
    me sa kam parasysh unë kometë quhet një trup qiellor i vogël i ngjashëm me një asteroid por me përbërje akulli!me sa kam unë parasysh është thënë se dinosaurët janë zhdukur nga një asteroid!!asteroidi më i afërt me trajektoren e tokës parashikohet të jetë në 2029!
    pak si mish mash ky artikull!
    ndoshta jam gabim unë!?

    1. mikel says:

      kametat jane trupa qiellor me te medhei (ne pergjithesi)se asteroidet dhe kane nje trajektore ,kerse centauri qe eshte nje brez asteroidesh qe verditen rredh diellit qellon qe perplesen me njeri tjetri dhe mund te dalin jashte orbite dhe te gidasin, ose trupa te tjere qellor qe kane dale jashte orbite me pak llafe nje objekt qe hump trajektoren eshte asteroid

  3. papi says:

    Duhet.me pyet lek plepin

  4. Salush Kartush Hajdari says:

    nga rruga qumshtit ke rruga kosit tem!

    1. hahahahahahahhhahahahahahahahhahhahhahahhhaha ….

      kujdes se mos te thartohet brate !

  5. Kur mendon se varemi si ajo fija e perit ne kte KAOS TE PAFUND te duket e pabesushme , sidomos kur je tu ngju Vendittin me “Che fantastica storia è la vita “.

  6. ... says:

    ….dhe ta mendosh qe ka ateiste, ….. Kur sheh se ku ben pjese qenia jone mrekullohesh dhe tmerrohesh njekohesisht……O ZOT NA MESHIRO E NA FAL !

  7. eleΥΘeriskeΨi says:

    po janullatusi jone, i plotfuqishmi mbi kete toke, ç’mendim ka ?

  8. Ilirjan says:

    Duhet thirrur Zoti per te shpetuar Token.
    Nderkohe del se Pronesia mbi pjese te Tokes eshte pjell e keqe e Shoqerise Njerezore. Pronare te tokave, apo trojeve, shpetojini pronat tuaja! Jo, po Cfare pronaresh jeni kur nuk i dilni per zot tokave apo trojeve tuaja. Ju vrisni dhe prisni, edhe vellane, per te shtuar siperfaqen – “prone” tuajen.
    Perfundimi : – Jemi krijesa kalimtare ne planetin Toke, ashtu sic edhe vet Toka eshte nje krijese kalimtare e Gjithesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje