Çmimet Oskar: "Birdman", filmi më i mirë

23 Shkurt 2015, 09:23Lifestyle TEMA

Komedia e zezë e regjisorit meksikan, Alejandro G. Inarritu, ”Birdman”, ka fituar katër çmime Oskar, përfshirë këtu edhe atë për filmin më të mirë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt mbrëmjen e djeshme në Los Angeles.

Inarritu gjithashtu ka fituar çmimin për regjinë më të mirë të filmit, i cili flet për një ish- aktor të shpëlarë superheronjësh dhe përpjekjet e tij për t’u rikthyer në teatrin Broadaway.

Rolin kryesor në këtë film e luan aktori veteran Michael Keaton, i cili nuk e fitoi çmimin për aktorin më të mirë.

Me të u shëprblye Eddie Redmayne, për portretizimin e fizikanit Stephen Hawking, në filmin “The Theory of Everything”.

Julianne Moore fitoi çmimin për aktoren më të mirë, në rolin e saj mbi një grua që vuan nga sëmundja e Alzheimerit, në filmin “Still Alice”.

 

3 komente në “Çmimet Oskar: “Birdman”, filmi më i mirë”

  1. test says:

    eshte bere cdo gje komerciale…ka filma shume me te bukur se Birdman dhe nuk iu behen reklame fare…ky film eshte thjesht humbje kohe…fantazi pa lidhje…
    shikoni InterStellar dhe beni krahasimin…

    1. Interstellar eshte filmi me i bukur i 2014.

  2. Ina says:

    Per mua si aktori me i mire duhej te fitonte Bradley Cooper per rolin e Chris Kyle ne American Sniper…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje