Robbie Williams i jep fund bashkëjetesës 5 vjeçare... me vjehrrën!

22 Shkurt 2015, 15:27Lifestyle TEMA
Robbie Williams i jep fund bashkëjetesës 5 vjeçare... me

Mendimi që të jetosh me vjehrrën është një “makth”, pale po të mendosh ta kesh në shtëpi për gjysmë dekade.

Por ku vjen puna për këngëtarin Robbie Williams ky “mit” zhbëhet, pasi ai e ka lejuar  nënën e gruas së tij, Gwen që të jetojë me çiftin per 5 vjet.

Këngëtari Robbie Williams ka  treguar vërtetë një  zemër të gjerë, por kësaj jetese me një familje të madhe i ka ardhur fundi.

Pikërisht pas 5 vitesh vjehrra e tij, është larguar nga banesa e çiftit.

Megjithatë Gwen ka thënë se do t’i ndihmojë Robbie dhe Ayda me fëmijët sa herë ata të kenë nevojë.

Ndërsa Robbie i është mirënjohës vjehrrës së tij pasi sipas tij ajo e ka shpëtuar nga vetëshkatërrimi.

Këngëtari britanik dhe gruaja e tij Ayda kanë dy fëmijë, vajzën 4 -vjeçare Teddy dhe djalin 4 muajsh Charlton.

 

 

 

3 komente në “Robbie Williams i jep fund bashkëjetesës 5 vjeçare… me vjehrrën!”

  1. cuni Bexhetit says:

    Normal ku ta gjesh 1 vjerr te till, qe te sjell te bardhen me pjat te ngroht te koka krevatit! ?

  2. Albana says:

    Per rrethana te caktuara eshte ok qe te bashkjetosh me vjehrren ose vjerrin sidomos kur ndonjera nga palet ka nevoje per ndihme, familja prandaj eshte qe te jete prane ne raste nevoje. Po ne kushte normale bashkejetesa nuk ndihmon ne krijimin e nje marredhenie te shendetshme. Eshte me mire secili ne shtepi te vet dhe secili te ruaje respektin dhe hapesiren e njeri tjetrit.

  3. e hidhur por e vertete says:

    Me kete stress qe po jetojne sot njerezit nuk durojne dot veten jo me vjehrren. vjehrrat jane vetem burrim sherri. Jane te ralla ato nena qe mendojne te ndihmojne djemte apo ti duan nuset sic duan vajzat e tyre. Do te deshiroja te kisha nje vjehrre si gjyshja ime qe i thoshte vajzave te saja te martuara mos mi fusni hundet te djali the nusja se nuk lejoj vajzat e martuara dhe dhenduret te me poshteroje djalin dhe nusen.
    Me keqardhje e them por, vjehrrat sot jane mallkim kush i ka ne shtepi, e ka sherin dhe ndarjen mbrapa deres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje