Tetë muaj burg dhe 600 euro gjobë. Por dënimi mund të pezullohet, nëse aktorja e njohur italiane Ornela Muti, do të paguajë 30 mijë euro gjobë për paditësit.
Gjykata në Pordenone, Itali, dënoi Ornela Mutin, duke e shpallur fajtore për mashtrim dhe falsifikim.
Në 10 dhjetor 2010, aktorja duhet të ishte pjesë e shfaqjes sezonale të teatrit Verdi në Pordenone.
Ajo e justifikoi mungesën me një raport mjekësor fals.
Por është zbuluar se pikërisht atë natë, aktorja e njohur nuk ishte e sëmurë. Ajo ishte e ftuar në Shën Petërburg, në një darkë bamirësie në shoqërinë e Presidentit rus Vladimir Putin dhe fituesin e çmimit Oskar, Kevin Costner.
Me kujtohet nje fraze nga nje skeç i dikurshem i aktorit fantastik Behar Mera per Ornelen:
“…sa e mire qe je…
… veç q’at mbiemrin fort te felliqem e ke…”
E ka per syrin e keq !
sa e bukur
http://apu.sh/OrnelaMuti