FOTOT/ Gratë shqiptare që luftojnë në Siri për ISIS

25 Shkurt 2015, 09:13Rajoni TEMA
FOTOT/ Gratë shqiptare që luftojnë në Siri për ISIS

Qamile Tahiraj me femijet

Qamile Tahiri, 23 vjeçe, së bashku me dy fëmijët e saj, më i madhi vetëm pesë vjeç, ka gati një vit që jeton përkrah terroristëve të “Shtetit Islamik” në Siri (ISIS). Kjo grua e re nga Mitrovica, fillimisht është nisur në drejtim të “Tokës së Shamit”, për të qëndruar afër bashkëshortit të saj Besim Tahiri, i cili atje kishte shkuar disa muaj para saj, por sot Qamilja ka kapur armët për të luftuar krah ISIS-it.

Një tjetër grua nga Gjilani, Shqipe Ajdini, bashkë me burrin e saj Sinan Muji, dhe vajzën Sara, vetëm tre vjeçe, në muajin gusht të vitit 2014, i ishte bashkangjitur luftës së “Shtetit Islamik” në Siri. Shqipja 30 vjeçe, ka pak muaj që është kthyer në Kosovë, me ndihmën e babait të saj Ilaz Ajdini, rreth një muaj pasi bashkëshorti i saj Sinani ka vdekur nga sulmet ajrore në Irak.

Mihane Baleci, është 23-vjeçarja tjetër, nga Drenasi, bashkëshortja e të burgosurit nën dyshimin për terrorizëm, Fitim Lladrovci, po ashtu ka qenë pjesë e ISIS-it.

Historitë e tyre janë të ndryshme, por kanë një gjë të përbashkët: vijnë nga familje të varfra, nuk kanë shkollim të lartë dhe mbi të gjitha asnjëra prej tri grave nuk vjen prej familjeve me ideologji “ekstreme”.

“Zëri” sjell reportazhin nga familjet dhe të afërmit e tyre, të cilët tregojnë sesi fëmijët e tyre iu bashkuan ISIS-it.

Qamile Tahiri

Jeta e tyre para dhe pas bashkimit me ISIS-in

Qamile Tahiri nuk i kishte mbushur akoma 18 vjet kur ishte takuar me Besim Tahirin, që më pas u bë bashkëshorti i saj, me të cilin ishin bashkëmoshatarë. Të dy nga fshati Shipol i Mitrovicës, vinin nga familje të varfra. Menjëherë pas shkollës së mesme, Qamilja martohet me Besimin. Pa shkollim të lartë, të papunë, të dy kohën më të madhe e kalojnë duke praktikuar islamin, kurse Qamilja duke u përkujdesur edhe për fëmijën e parë që shpejt e kishte lindur, djalin Uvejs, tregon për “Zërin”, një anëtare e familjes së Qamiles, (emri i njohur për gazetën), e cila ka pranuar të rrëfejë pak nga jeta e saj, në kushte anonimiteti. Para martesës Qamilja kishte mbulesë në kokë, por pas martesës ajo mbulohet krejtësisht më të zeza, përfshirë edhe fytyrën. Para më shumë se një viti, Qamiles i thotë bashkëshorti se ka vendosur të shkojë në shkollë në Egjipt (shkollë për fenë islame), por në realitet ai kishte shkuar në Siri, vazhdon rrëfimin ajo. Qamilja, tashmë me dy fëmijë, vinte nga një familje me mentalitet të tillë, “që nuk lejon gratë të qëndrojnë pa bashkëshortin sepse konsiderohen të veja”.

Qamilja me bashkëshortin Besim Tahiri

“E papunë, e pashkolluar, e varfër, pa asnjë mbështetje, Qamilja vendos t’i bashkëngjitet burrit të saj në Siri. Nuk e di si ka arritur të shkojë, as kush i ka ndihmuar, por ajo ka shkuar së bashku me dy fëmijët, më i madhi vetëm 5 vjeç”, tregon më tej kjo e afërt e familjes së Qamiles. Sot, Qamilja akoma vazhdon të jetojë në Siri bashkë me dy fëmijët, djalin pesë vjeç, Uvejsin, dha vajzën dy vjeçe Fatime. Vetë Qamilja ka ndërruar edhe emrin, në Siri njihet si “Ummu Uvejs”, ndërsa posedon edhe faqe në rrjetin social “Facebook”. E mbështjellë krejtësisht në të zeza, me armë në dorë ajo shihet në krah të ISIS-it.

Babai që bëri gjithçka për të kthyer vajzën në shtëpi

Të rrallë janë ata që i bashkëngjiten luftës në Siri, dhe më pas arrijnë të kthehen në Kosovë. Edhe nëse duan të kthehen, nuk lejohen nga ISIS-i. Por para pak muajsh, në fillim të tetorit 2014, Ilaz Ajdini, arrin që nëpërmjet disa personave, emrat e të cilëve nuk dëshiron t’i tregojë, të kthejë nga Siria në Kosovë, vajzën e tij, Shqipe Ajdini, dhe mbesën trevjeçare Sarën. Shqipja jeton sot në banesën e prindërve bashkë me vajzën, pasi që burri i saj Sinan Muji, i cili në Siri njihej me emrin “Ebu Sarah”, ka vdekur në shtator nga sulmet ajrore kundër ISIS-it, pas vetëm një muaji që i ishte bashkangjitur luftës, tregon për “Zërin”, Ilaz Ajdini. Në gusht 2014, Shqipja bashkë me bashkëshortin dhe vajzën trevjeçare nisen për në Siri, pa i treguar askujt. Dy familjet edhe ajo e Sinanit edhe e Shqipes e marrin vesh që çifti ka shkuar në Siri, kur ata lajmërohen pasi që mbërrijnë atje.

Ilaz Ajdini, babai i Shqipe Ajdinit

“Kur kam kuptuar që vajza më ka shkuar në Siri, unë në atë moment kam thënë se ajo ka vdekur për mu”, kujton për “Zërin”, Ilazi.

Çifti ishte vendosur në Siri atë kohë, kurse Sinani udhëtonte nga Siria për në Irak për të luftuar, ku pas vetëm një muaji, në fillim të shtatorit 2014, ai humb jetën në Irak nga sulmet ajrore kundër ISIS.

Ilazi edhe pse ishte i zemëruar me vajzën, për shkak se kishte shkuar në Siri, kur e kupton që vajzës i ka vdekur bashkëshorti, bën çmos që ta kthejë në Kosovë.

“Si kam arritur ta kthej është sekret, por e kam kthyer pa ndihmën e Qeverisë, pa ndihmën e autoriteteve. Disa persona më kanë ndihmuar që Shqipja dhe mbesa Sara nga Siria të kthehet në Stamboll, dhe prej aty në Shkup”, tregon Ilazi.

Shqipe Ajdini (para)

Shqipe Ajdini (pas)

Shqipja, fëmija i vetëm i Ajdinit që merr rrugën e gabuar

Shqipja është sot 30-vjeçare, ndërsa bashkëshortin Sinanin nga fshati Bresalc i komunës së Gjilanit, e kishte takuar para katër vjetësh, ndërsa tash tre vjet të martuar.

Familja e Shqipes praktikon fenë islame, por siç thotë Ilazi, babai i saj, “ne jemi myslimanë, sikur që kanë qenë me shekuj shqiptarët, që aspak nuk ka të bëjë me islamin që sot po e praktikojnë disa të rinj”, pjesë e të cilës është bërë edhe vajza e tij Shqipja.

Ilazi tregon për “Zërin”, se vajza e tij Shqipja ka qenë praktikuese e fesë islame edhe para martesës, dhe ishte fëmija i tij i vetëm që ka dashur ta vendosë shaminë në kokë, edhe para martesës.

“Por pas martesës, ajo është mbuluar në tërësi me të zeza, për çka unë jam dhe kam qenë gjithmonë kundër, por ka qenë vendimi i saj dhe nuk kam pasur çfarë të bëj”, shprehet Ilazi.

Shqipja e kishte kryer vetëm shkollën e mesme, dhe nuk ishte e punësuar, ndërsa viteve të fundit, para se të martohet, siç tregon Ilazi, i ishte përkushtuar në tërësi fesë. Ilazi nuk e di se prej nga vajza e tij ka mësuar për këtë rrugë që ai vetë e quan të “gabueshme”.

“Sot vajzës time po i them, merre Kuranin lexoje, ajo çfarë po bën ISIS, asgjë nuk ka të bëj me islamin, as mbulesa nuk ka të bëjë me islamin. Unë gruan time e kam hequr nga shamia në vitet e 50-ta, e tani sot të mbulohet vajza ime, është shumë e rëndë për mua”, shprehet i mërzitur Ilazi. Shqipja edhe pas kthimit në Kosovë, vazhdon të jetojë e mbuluar, ndonëse babai i saj ka shpresuar se ajo do ta heqë.

Vetë Ilazi është invalid, pa një krah dhe merr vetëm një pension prej 75 eurove. Ka dy djem që jetojnë në Evropë, por janë emigrantë dhe nuk kanë mundësi ta ndihmojnë. Pos Shqipes ka edhe dy vajza tjera, njëra e martuar, e cila jeton jashtë vendit dhe një të pamartuar, e cila punon dhe shkon në shkollë. Jeton në një banesë me qira në Gjilan.

“Derisa të jem gjallë do të kujdesem për to, por është vështirë. Asnjë ndihmë nuk po e marr prej shtetit”, thotë ai, ndërsa ankohet se Komuna e Gjilanit nuk po i jep as  certifikatën e vdekjes së burrit të Shqipes, në mënyrë që të paktën mbesës së tij t’i takojë një ndihmë sociale.

“Më kanë thënë se nuk kemi fakte se ekziston kufoma, por si mund të ketë kufomë, kur ai ka vdekur në Irak, dhe cili është ai rast që kanë sjellë kufomë prej Sirisë në Kosovë”, thotë më tej Ilazi.

I dëshpëruar me jetën, me institucionet, me të gjitha, Ilazi megjithatë ka një mesazh, lutet dhe bën apel te të gjithë që të mos shkojnë në luftë në Siri, “pasi ajo që po ndodh atje nuk ka të bëjë asgjë me islamin e vërtetë”.

Shtëpia e bashkëshortit të Shqipes, Sinan Mujit në Bresalc të Gjilanit

Femra në ISIS nuk ka të bëjë as me fe e as me humanizëm

Imamë dhe njohës të shkencave islame thonë se shkuarja e femrës shqiptare në luftën e Sirisë nga Kosova, nuk ka të bëjë me fenë dhe as me humanizmin njerëzor. Doktori i shkencave islame, Musli Verbani, thotë për gazetën “Zëri” se shkuarja e grave në Siri bëhet në tri lloje të grupeve: gratë që janë të caktuara të shkojnë në luftë, gratë që shkojnë me bashkëshortët e tyre, si dhe ka gra që pavarësisht lidhjes bashkëshortore shkojnë të marrin pjesë në mënyrë individuale.

“Të martuarat e ndjejnë obligim që të shkojnë me burrat e tyre, sepse edhe nëse rrinë këtu konsiderohen të veja, pra nuk iu lejohet të rrinë të veja dhe ato prandaj zgjedhin (imponohen) të qëndrojnë apo të shkojnë me bashkëshortët”, thotë ai duke përshkruar tragjedinë që ato ndeshën në tokën e Sirisë, ku të varura nga bashkëshortët me humbjen e jetës së tyre (bashkëshortëve) iu nënshtrohen rregullave të ISIS-it, e të cilat janë të dhimbshme dhe gati jonjerëzore për to, duke marrë parasysh, sipas Verbanit, rritjen dhe edukimin e femrës shqiptare sipas traditës islame dhe asaj shqiptare.

“Kur iu vritet burri i tyre, ato hiç më shumë se katër-pesë muaj pasi mbesin të veja, duhet të martohen sërish me një tjetër burrë. Pra, nuk i lejojnë në zonat e luftës të rrinë të pamartuara më shumë se katër muaj (të veja) ose i detyrojnë të martohen, ose ua imponojnë nëpërmes sistemit të grave atje (një lloj “policie e grave”) që është e vendosur brenda ISIS-it”.

Martesat e tyre atje, sipas tij, bëhen me qëllim që ato të lindin fëmijë tjerë, duke pretenduar të bëhen të denjë që të luftojnë për “Shtetin Islamik”, e që Verbani thotë se ISIS-i pretendon se është shtet që do të funksionojë dhe 100 vjet.

Kurse Bekim Jashari, imam në xhaminë “Dëshmorët e Kombit” të Podujevës dhe kryetar i Bashkësisë Islame për këtë komunë, thotë se Ambasada e Kosovës në Ankara e ka për obligim që t’u dalë në ndihmë shtetasve të vet, në këtë rast grave të mbetura të veja e me fëmijë në Siri. “Këto gra nuk kanë shkuar me vetëdëshirë, por shumicës u është imponuar, prandaj dhe shoqëria jonë e ka për obligim që t’iu rrijë afër, sepse në këtë rast femra shqiptare është viktimë”. Ai thotë se lufta në Siri nuk ka të bëjë me fenë, dhe se po ashtu nuk është luftë fetare, por “është luftë sektare ndërmjet fraksioneve të shumta në Siri”. Sipas tij, prezenca e qytetarëve të Kosovës dhe femrave nuk është luftë as në traditën islame dhe as në atë të shqiptarëve. “Dhe djemtë dhe vajzat janë viktima”, thotë ai, e sidomos duke iu referuar femrës, e cila ai thotë se nuk lejohet që të luftojë jashtë vendit të saj, pra në një vend të huaj, por vetëm brenda Kosovës ku mund të luftojë dhe ta mbrojë veten.

Djali pesëvjeçar i Qamile Tahirit

Shtëpia e prindërve të Qamile Tahirit në Shipol/Mitrovicë

Qamile Tahiri

 

47 komente në “FOTOT/ Gratë shqiptare që luftojnë në Siri për ISIS”

  1. Tironci says:

    gruaja e zikes.

    1. tfgs says:

      guaja dhe nusja e djalit te Zike marmides……….
      Tema,ju lutem,nuk ka shqiptare me emer Qamile,Haneme ,Ajishe e pordhe me rigone………..flitet per sunitoshqipfoles!

      1. Shqiptar says:

        Hera e pare qe ke te drejte gruaja e zikes dhe mamaja e motra e tgfs

        1. Adriatik says:

          Shqiptaret kane 500 vjet qe luftojne per ISIS nuk filluan sot…

  2. fuck usa says:

    Dhe keto ju i quani shqiptare ?!!!
    Keto as kosovare smund ti quash Por vetem arabe kosove

    1. Mbreti i Epirit says:

      Keto jan me Ezropian pe Grekeve, ua shikon ngjyren e flokeve???? Vetem se jan te infektuar ne mendje!!! Je edhe Gjerman apo Franzez autokton qe kan shkuer ne Sirin e mutit!

      1. Mullaomar says:

        Ne shqiptaret jemi mesatarisht me te zinj se Greket. E kjo nuk e kuptoj pse eshte gje e keq. Un e familja time jemi shum esmer por jemi Shqiptare as me shum as me pak.

        1. Doules yeeftos says:

          Evgjiti nuk eshte shqiptar po pakicë rome

          1. Mulloamar says:

            Por un personalisht kam par me shum jevgjite Shqiptare se sa Greke. Kam jetuar ne Greqi nja 2-3 vjet. E nuk ishin aq esmere, kishte bile e shum bjonde. Kurse ne Shqiptaret besoj se jemi pak me te erret, por kjo sdo te thote qe nuk jemi Shqiptare.

            1. Natan says:

              Mullomar. Ata biond qe ke pa ne greqi jan shqiptar ose turista gjerman.

      2. fuck usa says:

        Po shoku ashtu eshte, ngjyra e leshit ben diferencen.

        1. Ludmila says:

          o Zoterinj te Gazetes temma mos ngaterroni fjalet bre cfare gra Shqipetare jane keto more zoterinj keto jane tukr e arabe kosovare…..Ju Lutemi shkruajeni mire artikullin sepse keto funderrina islamike nuk kane asnje lidhje me Shqiperine. Flm

          1. leonardi antwerpen says:

            Ludmila
            Pajtohem plotesisht qe vetem shqipetare nuk jane.
            Po ti Ludmila shqiptare je? piçka ti mater

          2. Natan says:

            Ludmilla. Fenomeni i shkuarjes me gra e femi ne Isis esht me i thelle te gjihadistat e shqiperis.

  3. trojani says:

    cili konsiderohet shkollim i larte!!!???
    keto laraskat nuk kane as ate elementar.
    mekat i madhe per ata femije dhe hall i madhe per shqiperin.

  4. Unë says:

    Këto janë mu aty ku duhet të jenë të gjithë muslimanët, sidomos nga Europa që më në fundë të jetojmë të qetë, të lirë nga këto bisha. Shkoni të gjithë në shtetin e Shamit ashtu siq thot Kurani.

  5. bregu says:

    I ka hik truni ene kellehet me arabe

  6. Rreze says:

    Vet fakti,qe babai thote se eshte sekrete se si e ktheva vajzen,serishe ne Kosove,tregone me se miri se kushe ka gishte ne kete perbaltje te kombit tone.qeveria e kosoves eshte e lidhur ngushte me ate te turqise,ku shumica e “privatizimeve” te nderrmarrjeve me profitabile i jane dhene turqise,me qmime qesharake,e qindra hektare toke i jane fale,gjoja per hapjen e universiteteve,dhe spitaleve turke.dhe keta varfanjake,shfrytezohen per perfitimeve,te grupeve mafiozo&kriminele te kosoves,dhe po ashtu per perfitime politike te turqis,e cila po luan dy loje ,njeren me ISS dhe tjetren me SHBA-te dhe aleatet e saje.edhe historia na tregone,se ne kemi qene dhe kemi mbetur,sherbetore,servile te te huajve dhe trathtare te vendit dhe kombit tone.tek ne shqiptaret po u tregove patriote,te quajne te prapambetur,ndersa realiteti kundrejt popujve te tjere te civilizuar ,tregone te kunderten.kjo eshte tmerre dhe turpe per te gjithe shqiptaret,qe me heshtjen tone,po i bashkangjitemi te gjitha te zezave qe po na ndodhin.

    1. Natan says:

      Rreze. Shum shum te pa informuar jeni ju te shqiperis rrethe kosoves, 90% te privatizimeve ne kosove jan ber nga vete kosovaret dhe Diaspora. Turqia ka privqtizuar shum shum ma shum ne shqiperi se ne kosove.

      Turqite ne kosove kan privatiziar Aeroportin dhe rrjetin e shperndarjes se energjis Keds.

      Ndersa ne shqiperi telefonin mobile disa miniera korumin etj, pastaj disa banka pastaj disa spitale e dhjetra shkolla e universitete.

      Pra turqit ne shqiperi kan privatizuar shum shum me shum se ne kosove.

      Ne kosove ka edhe disa biznese turke kryesisht fabrika por ato te gjitha jan investime te diaspores kosovare ne turqi ku jetojn mbi 4 Milion shqiptare me prejardhje nga trojet e kosoves dhe vilajeti i kosoves.

      Vetem ne bursa jetojn mbi 1 milion shqiptare 90% e tyre kan prejardhje nga Kosova dhe pjesa tjeter nga Cameria e Maqedonia.

      Edhe ne Izmir jetojn mbi 1 milion shqiptare 90% e tyre kan prejardhje nga Kosova .

      Mesone Historien ore se na qmendet.

  7. Augustus says:

    Kosovare jo Shqipetare, ka nje diference shume te madhe midis te dyve.

    Shqiptar= Iliro-Epirot

    Kosovar= Osmano-Arab

    1. Shqiptar says:

      Futja kot.Adnan thuaj po kombtares shqiptare se je shqiptar.Tani adnani na doli osmano-arab

    2. Dardanet says:

      Interesant eshte se,radikalet me te medhenje vehabit gjenden ne regjionet e:Mitrovices,Gjilanit dhe Kacanikut.Keta jane,ne te shumten e rasteve,muhagjere nga Toplica,Prokupla,Kushumlia etj.dhe me veshtiresi po dardanizohen.Dardanet kosovare,e sidomos Rrafshi i Dukagjinit,nuk ia varin fare besimit te ketyre korrakve primitiv.Mitrovica,dallon me se shumti per se keqi.Ata,edhe gjate Luftes clirimtare,ne vend qe ti largojne cetniket nga veriu,ata merreshin me vjedhje te lokaleve,banesave etj.dhe tani eshte ku eshte Mitrovica.Tani po i denon edhe zoti duke u vrare per jashteqitjet arabe.Besoj se mbi 98% te kosovareve jane dardan qe nuk ia varin fare genjeshtrave te fese vehabite.Por,mos te harrojme se pjesa me e madhe e ketyre te gjoreve primitiv ne lufterat e Sirise dhe Irakut,jane nga Shqiperia,Ilirida e Maqedonise dhe viseve tjera te globit.

      1. Natan says:

        Dardanet. Meso historin dhe realitetin e kosoves e pastaj eja llapto ketu o shpellar i dukagjinit qe ende flen me kanun.

        Qendra e Dardanis ka qen ne Nishe Prokuple Kushumli Leskovc Toplice etj. Perandoret kryesore Dardan si Konastandini Justiniani dhe kater perandore tjere Romake kishin prejardhje nga keto rajone teritore Dardane.

        Ti besoj se e dine se mbi 50% e kosoves sot kan prejardhje nga keto troje biles disa komuna te kosoves mbi 90% e banorve te tyre kan prejardhje nga keto troje, Si Podujeva Mitrovica Vushtrria Gjilani Kamenica, Pastaj gjysma e Prishtines ku lagjet me te vjetra jan ato te formuara nga Muhagjeret qe edhe sote bartin ket emer, Pastaj gjysma e Ferizajt Lipjanit Shtimes Skenderajt Drenices Malisheves Klines, Suhareka gjithashtu shumica kan prejardhje nga sangjaku i Nishit mos harro Ram Bllacen, Pastaj Vitia te gjithe kan prejardhje nga sangjaku i Nishit edhe nje pjes e Kaqanikut.

        Por edhe nje pjese e Pejes Prizrenit e me pak Gjakoves kan prejardhje nga sangjaku i Nishit.

        Gjithashtu mbi 90% e shqiptarve te shkupit kan prejardhje nga sangjaku i Nishit.

        Ne kosove kan ndodhe dy procese kur shqiptaret e kosoves u shperngulen ne Turqi vendin e tyre ne kosove e zune shqiptaret e shperngulur nga sangjaku i Nishit.

        Gjithashtu komplet gollaku i kosoves eshte me prejardhje nga rajoni i Nishit.

        Edhe une jam me prejardhje nga ato troje qe i dhan aqe shum personalitete civilizimit Boteror dhe per ket jam shum krenar

        1. Natan says:

          Dardanet. Ja emrat e disa rajoneve shqiptare te Sangjakut te Nishit.

          Kështu sipas një shënimi historiografik, nga periudha 1800 e deri në vitin 1875, ceket se qarqet ushtarake dhe qeveritare serbe i larguan nga viset e lartpërmendura dhe nga Lugina e Moravës, siç thotë aty, rreth 150.000 banorë shqiptarë. Popullsia shqiptare në trevat e Sanxhankut të Nishit, ishte e vendosur kryesisht në këto vendbanime:

          -Alikinci, Alabana, Arbanashka, Arbanashci, Araqa, Hasanovci; -Balltiqi, Barllova, Bajshtica e Epërme, Bajshtica e Poshtme, Balinovci, Baca, Banjska, Bajqiqi, Bajqinca, Buci, Borova, Banja e Kepanjës, Bajqinovci, Bardyzi, Banja, Babviqevci, Babatica, Babishevci, Banjabara, Bajra, Batushica, Barlova, Berila, Bedila, Bellanica, Belibregu, Bellotini, Bellobregu, Bellanovci, Berxhika, Beselica, Berbatofci, Bellpola, Belegu, Bubavci, Berjana, Beashtica e Poshtme, Binovci, Bllaca, Boka, Borovci, Borinci, Bojniku, Bunovci, Bogujevci, Nujanovci, Bugujevci (në rrethin e Jabllanicës), Buzhurana, Breznica, Bresternavi, Brallova, Brajshori, Branina, Bresi, Brezniqiqi, Bullatovci, Buqinca, Bublica, Bufca, Burevica, Burinci, Budeci, Bumbereku, Bullaini, Bukollrami, Bukozhani, Bukovagllava, Bushtrani, Buqinca, Byqmeti i Epërm, Byqmeti i Poshtëm, Byqmeti i Mesëm, Bugunuvci;  -Cervaneku, Cernoverni, Cerrcavci i Epërm, Cerrcavci i Poshtëm, Cerrnatova; Çestelina, Çiftliku, Çokoti, (një në qarkun e Nishit e një në Jabllanicë), Çukovci; -Dankoviqi, Devotini, Dedinca, Devqa e Epërme, Degermeni, Dediqi, Dekutina, Deshullovci, Dedishka, Dikovci, Dllugojnica, Dobratiqi, Debrejance, Dobrasheva, Dobridolli, Dragideli, Dragusha e Epërme, Dragusha e Poshtme, Dranica, Dragobuzhda, Draganci, Drevina, Drenova, Drenci, Drenovci, Dubrava, Dubranja, Dubnica, Durnjaci, Dubova, Dugidelli, Dugolluka, Dublica, Dukati, Drugalevci, Dubulevi; -Gazdara, Gajtani, Gabinca, Graica, Granica, Gesolica, Gegla, Gerguri (në Jabllanicë), Gerguri (në rrethinë të Prokuples), Gojnofci, Gopnja, Gollaku, Govori, Grabofci, Gragoqevci, Grabovica, Gerbafci, Grebolica, Gllasoviku, Gllasnoviqi, Gradni, Gunjaraku, Gurivica, Gubetini, Gurgurofci, Gurgurova,Gurgora; -Gjemnica, Gjelekari, Gjelekara, Gjaka e Epërme, Gjaka e Poshtme, Gjukella, Gjorgjefci, Gjushica, Gjingjusha, Gjurkofci, Gjurefci, Gjikolli, Gjurgjefci; -Hergaja, Huruglica e Epërme, Huruglica e Poshtme; -Igrishta (e Vranjës), Igrishta (e Pusta Rekës), Ivankulla, Ivanja, Izumna; -Jabuqa, Jakofci, Jashanica e Epërme, Jashanica e Poshtme, Jellashinca; -Kamenica, Katundmorina (rrethi i Nishit), Komotena, Kumareva, Kallabofci, Katuni, Kacabaqi, Katiqi, Kapiti, Klaiqi, Klisurica, Konjufci, Koprani, Konxheli, Korbevci, Kodra, Konjuva, Konjuhi, Kojqiqi, Koqane, Kremenata, Kertoku, Krivaqa, Krushevica, Kerqmara e Epërme, Kerqmara e Poshtme, Kovanlloku, Kutllovci i Epërm, Kutllovci i Poshtëm, Kuqi, Krushevica, Kutllova, Kutllat, Kozmaqi, Koznica, Kordinci i Poshtëm, Kordinci i Epërm, Kastrati, Kallabovci, Kalimanca, Koshareva, Konjina; -Legatica, Lebofci, Levqa e Epërme, Lebana, Leci, Leskovabara, Lepanja, Leboshtica, Letovnishte, Leturna, Lumeqi, Lepenica, Lipovica, Lusha; Llallinca, Llazalla, Llapashtica, Llozana, Llozna, Llopetinca, Llugiqi, Llumnica, Llukova, Llugari; -Manistirishta, Masurica, Magashi, Mazareqi, Maleivci, Makovci, Magova, Magarenja, Marovci, Maqedonci, Maqestena, Magjera, Maqina, Maqkovci, Matarova, Matajevci i Madh, Matajevci i Vogël, Merqezi, Megja, Maqkovci, Mekishi, Merofci, Mesgraja, Megjuana, Mehanja, Mealica, Mernica, Medveci, (Merqa, Mellova, Merveshi, Mekishi, Meshica, Merkonja, Merlaku, Merkoviqi), të gjithë këta emra në kllapa janë me (e paza pas M) , Megjurova, Milina, Miroqica, Mikullofci, Mikulani, Mirovci, Miroshevci, Milivojci, Miskiqi, Mirosllavi, Mirinca, Mihalica, Molla e Kuqe, Momqilli, Mugosha, Muzaqa, Muqena, Muleviqi; -Novosella, Neredovci i Epërm, Neredovci i Poshtëm, Negosavla, Novosella (një në qarkun e Toplicës e një në atë të Vranjës), Neveda, Nelaku, Nesushta; -Orlishte, Orana, Orlana, Oraqi, Obertinca, Obllaqina, Ostrogllava, Obarda, Orashci; -Paqarada, Parada, Pasjaqa, Pasjaqa (Nish), Pavllovci, Pallata, Pashici, Petrovci, Pevatica, Perunika, Pestishi, Pestini, Petrila, Pertata, Peqenci, Pokofci, Pervetica, Peroshtica, Pllana e Madhe, Pllana e Vogël, Plakova, Plloqniku, përkatësisht Pllashniku i Epërm, Pllashniku i Poshtëm, Poterzhani, Popofci, Popova, Poturqoi, Pareqi, Pollomi, Pollomi (një në qarkun e Vranjës e tjetri të Prokuples), Prebeza e Epërme, Prebeza e Poshtme, Prekoqna, Pretreshnja, Prekodelli, Prekedini, Prevallci, Preboji, Preseka, Prekopqellnika, Prekopuca, Prekorogja, Prekashtica, Preobrazhenja, Preopollci, Piskala, Pishteva, Pustoshillova, Pustovojllovci, Pukovci, Pupovica; -Qyqalla, Qunglla;  -Radeci, Radovci, Rabovci, Rafuna, Rakovica, Rashka, Rashica, Rastelica, Raqa, Rasuhaqa, Ramabaja, Ramnishta, Ravnishori, Ravnareka, Rashevci, Rataji, Rastavica, Rumanovci, Raputofci, Rastavica, Rasturrula, Ragjenovci, Radinovci, Ramadeni, Relinci, Reqica e Epërme, Reqica e Poshtme (në Toplicë), Teqica e Leskovcit, Retkoceri i Epërm, Retkoceri i Poshtëm, Resinci, Ribinci, Rudari, Rukofci, Runjiku, Rubofci; -Samakova, Sellova, Seoce, Sekicolli, Seqinica, Selishta, Sekiraqa, Sllavnica, Sllamniku, Sllabniku, Sllatina, Siarina, Slishani, Slivnica, Slivova, Simnica, Sinanova, Sodarca, Skobari, Skoverqa, Statovci, Stublla, Stashillova, Starasella, Starobanja, Surdulica, Suvidolli, Suvojnica, Suvamorava, Sudimla, Svinjisishte, Sfirca, Svinjarina, Sfarqa e Epërme, Sfarqa e Poshtme, Sagonjeva, Samarinci, Sagorjeva, Studenci, Spanca, Smrdani, Stropska, Smiloviqi, Stullca; -Sharprinci, Shahiqi, Shqrrlinci, Shahinovci, Shatra e Epërme, Shatra e Poshtme, Sharci, Shanalluka, Shuliqi, përkatësisht Shylyshi, Shillova, Shipovci, Shishmanovci, Shirokonjeva, Shulemaja, Shushnjaku, Shtullca; -Talirofci, Terstena, (Ternava e Poshtme, Ternava e Epërme, Ternava (Nish), Terpeza, Terrha, Termkolli, Terbunja e Epërme, Terbunja e Poshtme, Ternavillazi) të gjithë këta emra në kllapa janë me e-paza pas T, Tena, Tihofci, Toqani, Toverlani, Toshi, Topllaci, Topanica, Togaqevci, Treqaku, Trebinja, Tullari, (Jabllanicë), Tullari (Prokuple), Tmava, Turjana, Tupalla, Tupalla (Nish), Turqica, Tubuzhde; -Umi, Uzllok, Ushi; -Vardeniku, Vardini, Vasiqevci, (Verbica, Verbova, Verbovci, Vertopi) këta emra në kllapa janë me e-paza pas V, Vrella, Vagermeni, Veqa, Vllasa e Epërme, Vuqaku, Vishesella, Vitosha, Vllahinja, Vllasa (e Prokuples), Vllasa (e qarkut të Vranjës), Vllahova, Vova, Vojllovci i Epërm, Vodica, Vojiznova, Verbovci i Epërm, Vrezhina e Poshtme, Visoka, Vershefci, Vranovci, Vuqjaku, Vukojefci, Vuqa, Vujanova, Vujiznova (Nish); -Zagragja, Zaravinja, Zllatokoni, Zakishenje, Zuqa, Zllata, Zubuvci, Zebica; -Zhapska, Zhegrova, Zhdelova, Zhinipotoku, Zhitorogja, Zhuqa, Zhuqi. -Qytetet: Prokupla, Kushumlia, Leskoci, Vranja, Nishi, Sharqoj Sheherqoj (Piroti), Bellapallanka, Tërni. Gjithsej 551 vendbanime. Mirëpo ekzistojnë edhe vendbanime të tjera. Numri i të cilave sillet rreth 700 vendbanime. (Të dhënat nga Stefan L. Popoviq-Putovanje po Novoj Serbiji. Beograd, 1950).

          1. Natan says:

            Shikoje mbiemrat e shqiptarve ne kosove sote mbi 60% i kan sipas ketyre rajonev.

  8. enter''""" says:

    Ja cila eshte fytyra e vertete e Kosoves. Kam vite qe shkruaj per kembanat qe po bien, por askush nuk i degjon.

    1. Natan says:

      Edhe une ka vite qe shkruaj per bastardet e janulles qe dite dhe nate shkruajn ketu per ti perca shqiptaret.

      Nuk perfaqsojn kosoven 130 gjihadiste te Isis ase shqiperin 120 gjihadist sa ka zyrtarisht ne Isis nga shqiperia.

      1. Patrioti says:

        Matematik e thjeshte 130×10 (persona, femije+prinder+vellezer e motra…)= 1.300 te pakten, pa haruar qe kjo rac muti pjell nga 8 kalamaje c’do familje.

        Pra 1.300 persona jane fanatik + te tjere qe nuk shfaqen.

      2. Patrioti says:

        Janullatos te vetmen qe ka bere na Zbuti shpirtin dhe na ktheu ne Orgjinen e Gjergj Kastriotit.

        Kurse ju bastarded e Mahmut Karatafutit na ndyte Shqiperin dhe gjith rajonin. Nuk ka dite qe mos te flitet ne mediat boterore per xhihadista “shqipetar” dhe Kosovar.

  9. Sharmuta says:

    Ato jane komb kurvash me burra e me gra!

    1. Doules yeeftos says:

      Kush greket ?

  10. swansea says:

    O idiota ca jeni kshu ,pse jeni kaq pa tru fare pse ofendoni.pse or burr ju qe thuni rrac muti rrace arabi.dmth qekemi edhe ne knej nga shqiperia se edhe nga anet tona ka ik me luftu.pse e gjeneralizoni ceshtjen .ose thjesht nuk thuni jan idiota vetem ata individ qe kan ik.pse e gjenaralizoni? Se pastaj i bie ti qujme ghith anglezet idiota rrace e keqe .ka anglez me 100 breza qe luftojn me isis edhe austriak ose tashi do i gjeneralizojme ???? Kjo trego edhe i here se nuk behemi ne shqiparet kurr.keni
    si afrikanet.se ata menojne qe gjith raca e bardh jan sllavopronar edhee rraca e djallit.edhe menojne qe per sllavrrine e kan fajin gjith te bardhet pa perjashtim edhe pa perjashtim cfar gjenerate.shpresojnete ma kutponi komentin.

  11. sokol says:

    Injorance +varferi ekstreme prandaj keto bageti shkojne atje per nje tufe bar me hong.

  12. Gjergje Kastrioti SKENDERBEU! says:

    COU NGA VARRI O GJERGJ DHE ZHDUKI KETA LLUMRA NGA SHQIPERIA!!! CLIROJE SHQIPERINE NGA mut(sl)ymanizmi o GJRGJI ne po te presim!!!!

    1. Patrioti says:

      Ja perse festimet e “Pamvaresis” jane nje anekdod, nuk eshte rastesi qe Islamiket Shqipetar e besojne me shume kete feste.

      Shqiperia nuk e ka fituar kurre Pamvaresine nga Otomanizmi, por thjesht ata u larguan nga presioni i fqinjeve ne bashkpunim me Shqipetaret e Krishtere. Pamvaresia e vertet fitohet nga Lufta qe lind per shkak te mos-perputhjes se kultures Tende me te Armikut.

      Kjo eshte nje e vertet e hidhur qe na djeg.

  13. Loran shehu says:

    Kurvat shqiptare thoninjo vajzat shqiptare ok

  14. hitler says:

    Kto nuk jane shqipetare mor gazetar te poshter, pse mundoheni te fusni grindje. Keto jane mbeturina arabe qe e flasin edhe gjuhen Shqipe.

  15. Noli says:

    Kthejeni ne rrugen e duhur se e bejne nga injoranca.

  16. vito says:

    Boll me me plehrat e Kosoves.

  17. eri says:

    robt ku i ke turkofagos ku ke surrat ti me fol per sunitet mer i degjenerum rrac e qelbet qurrs sunitet jane te paster po k te luft e organizojn cifutet me ameriken se kan frike nga feja e paster dhe ne emer te islamit bejne tragjedira per ta zhdukur islamin po harroni se llogari para ALLAHUT TE MADHERUESHEM do jepni te gjithe e athere do ta shikojm se kush ishte fajtor dhe pun sunitesh shqipfoles o gomar

  18. Torollaku Rilindas says:

    Nuk e dija qe kishte edhe Doktor te Shkencave Islame. Tobeestarkfurullah!

  19. Mallakastrioti says:

    @@ Shikoj se me te shumetet qe shkojne ne Siri, shkojne per ndonje Koqe -Leku, dhe nga gjendja e rende ekonomike, persa u perket grave ,tani te shkosh me femije 2-3-vjece ne Siri akoma edhe afer Burrit, qe ne Mbremje munde te kthehet i Vdekur , nuk e shikoj si zgjidhje…
    me vjen keq per keto gra se kane edhe emra Shqipetaresh..lol

  20. Gjobeku says:

    Mullomar mesoje dhe vure ne mendje mire, se rraca Iliroshqiptare eshte rac e bardhe (Leleget)quheshin raca e bardhe,ne ngjyre gruri ,nga reflektimi natyral i diellit jo pervelues si ne Afriken veriore -Vendet Arabe. Per sa i perket,se ne Greqi ke pare me pak te zinj,se sa ne Shqiperi per 2-3 vjet do te duhet te dish, popullsia aty e trazuar me mikri asiates esmerer dhe me popullsi nga vendet Arabe,-ky eshte realitet.Ate pjese te popullsise neqofte se ti pe te bardhe jane me origjine Arber ose Arbanit ose Vlleh etjera…qe mos zgjatem .Fakte prej banuesve26 vjear.Per sa i perket pjesmaresve te cdo lloj kombesie perkrah ISIS-it ne Siri jane apsolutisht te semure psikollogjikisht,Mjere ato familje qe i kane.Shteti, organizatat e ndryshme, etj.duhet te ndihmojne shume nepermjet shtypit,TV,ligjeve etj.sepse brezat pas viteve ,91,kane probleme me nivelin dhe me konceptin e fese,me konceptin e njerzillekut,vjedjes krimit deri ne familje apo vellazerise per shkaqe te ndyra interesi etj !….

  21. ok says:

    kujtese JU T SHQIPNIS DUHET T DINI I GJO E BOLL FOLET PER KOSOVEN TON TA DINI I HER E MIRE NE S NA LID ASGJO ME JU BRE ME RACENTUJ NE S JENA SHQIPTAR NE JENA TURQ E ARAB E MAGJYM AKOMASE KENI KUPTU KAN IK ATA T DIKURSHMIT NE T SOTMIT TASH 100 VJET JENA TORQ E KOSOVAR POR JO SHQIPTAR JU T SHQIPNIS BONI GABIM QI FUTENI N PUNET TONA NE JENA SHTET TJETER .
    KTU N GJAKOV JAN T GJITH TURQ PREDIKOJN FEN ARABE E TURKE POR KENA I GJO PO MSOJM SHQIPEN E VETMJA GJUHE E HUJ QI NA PELQEN PREJ HALLIT SE NA HY N PUN ANGLISHTJA E SHQIPJA SE JENA KUFI ME JU E NA DUHET PER NAI PUN
    tema gazetari piciruk gabim shume qi ne t shtetit tjeter qi ne t gjith na qujn kosovare na ka shkrujt gjithmon e shkruan si ky rasti sot SHQIPTARJA ISLAMIKE LUFTON SIRI kur duhej KOSOVARJA ARABOTURKE ORIGJINA LUFTON N SIRI shum gabim ne s jena si ju bre cfar gazetar jeni ju bre qi na quni ne islamikve e kosovar shqiptar sna lidh asgjo me ju bre.

  22. Gjobeku says:

    (OK)Mire do besh te shkosh vete ne PSIHIATRI dhe mbase kurohesh se per tu sheruar nuk sherohesh kurre ti dhe disa si ti.Haroji ato idera,se ti psiko i semure,te flasesh ne emer te shqiptareve dardanokosovar.

  23. titi says:

    Qamile Tahirin e njoh personalisht, me dhimbsen femijet se ajo si e ka kerku e gjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje