79 vitet e Adem Demaçit

26 Shkurt 2015, 16:06Rajoni TEMA

Sot mbush 79 vjet, por nuk do ta festoj ditëlindjen, sikurse nuk e ka festuar asnjëherë. Mendon se është e kot ta festosh ditëlindjen kur dihet se po bëhesh një vit më i vjetër. Madje, me humor thotë se kjo data kur ka lindur nuk është e saktë, ngase babai e kishte regjistruar gjashtë muaj me vonesë, saktësisht më 26 shkurt 1936.

Sipas asaj që i kishte thënë nëna, ai ka lindur diku nga fundi i korrikut apo fillimi i gushtit të vitit 1935. Kështu rrëfen veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i cili në një intervistë për KosovaPress tregon momente të ndryshme të jetës dhe veprimtarisë së tij.

Adem Demaçi, njeriu që bëri 28 vjet burg për lirinë dhe pavarësinë e popullit të Kosovës, nuk dëshiron të flas shumë për jetën dhe veprën e tij. Megjithatë, Demaçi për KosovaPress, rrëfen momentet nga jeta e tij, derisa tregon se 26 shkurti që njihet si ditëlindja e tij zyrtare nuk është e saktë, pasi ai ka lindur rreth gjashtë muaj më herët.

“Baba më ka regjistruar gjashtë muaj pasi që kam lindur, do të thotë unë kam lindur diku ka fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit 1935. Nëna thoshte se ke lindur kur kositën livadhet për së dyti herë, edhe në atë kohë baba ka thanë ta regjistroj tash, ky nesër vdes dhe me shkon puna kot, kështu që ta lëmë ta shohim a po jeton apo po vdes, a çka po bëhet. Pas gjashtë muajve nana i thotë shko o plak regjistroje se ky se ka mendjen të vdesë. Edhe ky është ai regjistrimi zyrtarë që e kam 26-2-1936. Unë për vetën time nuk i festoj këto data sepse me duket absurde ta festosh datën kur bëhesh për një vit më plak. Unë nuk e di a mendojnë këta njerëz që e festojnë se çka do të thotë kjo farë feste. Sikurse të zvogëlohemi për një vit ia vlen të festohet, por të bëhemi me plak për një vit e ta festojmë kjo nuk ka kurrfarë qejfi”, thotë Demaçi.

Veprimtari që bëri shumë për Kosovën, thotë se rrugës së veprimit ilegal e filloj qysh në shkollën e mesme, pas shumë vuajtjesh të përjetuara në kohën e ndërrimit të pushtuesve gjatë luftës së dytë botërore.

Demaçi kujton me dhimbje periudhën që sipas tij, ishte më e vështira për të.

“Tërë periudha jonë ka qenë e vështirë, mirëpo më e vështira ishte atëherë kur unë isha fëmijë dhe kur u bë okupimi i dytë, ose si i thoshte nana okupimi i tretë i Kosovës, pra vitet 1944-45. Atëherë shqiptarët kanë qenë shumë të prapambetur. Shqiptarët patën shijuar disa rrethana lehtësuese ekonomike e politike në kohën e pushtimit italian, që patën lejuar që të përdorët gjuha shqipe në administratë, do shqiptarë që erdhën edhe u munduan të ndryshojnë, por shumica e tyre u munduan të bëjnë punë sipas politikës italiane…Mirëpo në vitin 1945 na gjeti në një situatë të keqe, të mjerë, u bënë vrasje të shumta, u bënë pushkatime të shumta, ato ndodhnin për çdo natë. Ato ishin momente të vështira për një fëmijë, sepse e kishim afër vendin ku pushkatoheshin shqiptarët edhe fëmija i vogël dëgjonte ato pushkë dhe të shtëna dhe nuk ishte punë e lehtë që të kuptonim çka po ndodh”, kujton Demaçi.

Sipas tij, ajo kohë ka qenë më e vështira sepse mundësitë e shqiptarëve ishin të vogla ngase kontrolli serb ishte shumë i madh.

Simboli i rezistencës për liri e pavarësi, kujton edhe shkollën fillore dhe të mesme, nga ku edhe filloj veprimin e tij ilegal për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Demaçi me nostalgji kujton mësuesit e tij, të cilët i kishte si frymëzim për të vazhduar rrugën për të drejtat e shqiptarëve.

“U hap shkolla, na erdhi një mësues i mrekullueshëm, një virtuoz i arsimit, një profesor nga Shkodra, Kolë Nika, edhe ai shkollën tonë e lulëzoj dhe e bëri më interesante. Ai në klasën tonë na jepte recitime, shkruante skeçe për neve, shkruante drama të vogla, e ngjalli jetën edhe në Prishtinë edhe në Kosovë. Me fjalë tjera ato ishin momentet e ndriçimit të asaj zemrës dhe atij shpirtit të fëmijës së vogël që kishte pësuar trauma”, shprehet Demaçi.

Ai ende e kujton pyetjen e parë që ia kishte bërë mësuesja që i jepte gjuhën serbe, ku nga aty edhe filloj rrugën e ilegales për të punuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Nuk di si filloj, e kishim një mësuese që na jepte serbisht, ishte shumë e mirë, e sjellshme, e urtë, e kishte një trup të madh dhe na donte, por nuk e di si ndodhi apo si më erdhi dhe një ditë i thashë ‘e dashura mësuese si bëhet që ne fëmijët shqiptarë të mësojmë serbisht ndërsa fëmijët serb nuk mësojnë shqip’. Ajo i hapi sytë, kjo pyetje ishte diçka që se kishte pritur as ajo edhe klasa u ngjall menjëherë dhe u bënë me mua, por kishte disa që hezitonin, dhe shpjegimin e kishte ajo që kjo është gjuhë shtetërore dhe duhet ta mësojnë të gjithë. Po mirë, a nuk jemi ne anëtarë të këtij shteti që mos të mësohet gjuha jonë. Mësuesja filloj të qante e mori regjistrin dhe doli edhe shkoj të drejtori”, kujton Demaçi.

Por pavarësisht frikës se do ta përjashtonin nga shkolla, drejtori i shkollës, që ishte Jani Gjino nga Korça, jo që nuk e kishte përjashtuar Demaçin nga shkolla, por nuk i kishte thënë as edhe një fjalë se pse e kishte bërë atë pyetje.

Demaçi thotë se në gjimnazi ku vijonte shkollën po thuajse çdo vit zbulohej nga një organizatë ilegale, e cila merrej me veprimtari të çështjes kombëtare, ku krerët e atyre organizatave merreshin edhe burgoseshin, çka sipas tij ishte e rrezikshme që ta ushtroje një veprimtari për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Në atë kohë ndodhte që përjashtoheshe nga shkolla edhe disa burgoseshin, ishte e rrezikshme. Por më e rrezikshmja ishte për profesorët tanë, se ne profesorëve u bënim pyetje që as nuk dinim se sa po i rrezikonim vetë profesorët tanë. Ishte Zekirja Rexha i cili çfarëdo pyetjesh që bënim ai e linte mësimin dhe na jepte shpjegime. Edhe profesor tjerë kishte, ishte Idriz Ajeti që është ende gjallë, Zekirja Rexha ka vdekur në vitin 1971. Idriz Ajeti merrte dhe na lexonte librat e Ernest Koliqit dhe ne nuk dinim se kush është Ernest Koliqi, ai kishte qenë gjatë luftës ministër i Arsimit dhe kishte shkruar novela shumë interesante për jetën e shqiptarëve”, thekson ai.

Kontribut të madh në jetën dhe veprën e Demaçit, ka luajtur edhe shkrimtari i madh Esat Mekuli, i cili shkrimet ia botonte në gazetën Jeta e Re. Gjimnazisti i atëhershëm, Adem Demaçi këto shkrime i kishte me tematikë për popullin, për lirinë, për kombin, por që ishin të shkruara me metafora herë të kuptueshme, e herë jo të kuptueshme lehtë.

Pas shumë vuajtjeve si fëmijë, si nxënës i shkollës fillore e pastaj si gjimnazist, Demaçi thotë se ra në burg për herë të parë më 19 nëntor 1958, në vendin e tij të punës.

“Kam ra në burg më 19 nëntor 1958, kam qenë atëherë redaktor në gazetën Rilindja. Ka ardhur Momqillo Qanoviq, ka qenë një serb nga ana e Lipjanit diku, e ditke edhe shqipen mirë, ishte edhe Ali Drini aty që punonim bashkë, ishte edhe Ali Rexha me neve, por ai atë ditë nuk qëlloi në zyre. Edhe Qanoviqi tha, a jeni ju Adem Demaçi, unë i thash po, ai me tha në emër të popullit je i burgosur, thash në emër të cilit popull, tha e din ti në emër të cilit popull dhe me morën me një xhip dhe filluan burgjet e mia, ai ishte burgu i parë”, kujton Demaçi.

Megjithatë, pas gjithë atyre vuajtjeve, persekutimeve, e burgjeve të mbajtura, tani kur është arritur liria dhe pavarësia, sipas tij, ende nuk janë arritur ato për të cilat kanë luftuar dhe vepruar në mënyrë ilegale shumë e shumë intelektual e njerëz të devotshëm.

Demaçi thotë se nuk është e mundur të mos ketë zhgënjime sepse nuk plotësohen të gjitha dëshirat dhe synimet, madje mbetën shumë pa u plotësuar, por se ky proces i lirisë është një proces i pandalshëm.

10 komente në “79 vitet e Adem Demaçit”

  1. geno says:

    Adem Demaçi = “Djali” i Enver Hoxhes

  2. fteri says:

    ***…Ky njeri I madhe I kombit Adem Demaçi ka lindur I lire,ndersa gati tere jeten plot jo pak por 26 vjet e kaloi ne pranga.Por ky legjendar njeriu fisnik mbeti shpirtemadhe I vendosur dhe besnik ne sherbim te kosoves martjere dhe kombit shqiptar.ja urojme me gjithe zemer ditlinndjen [email protected]@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@

  3. gjakovari says:

    Ah more Baca Adem, ti bashke me Rexhep Qosjen u shite te te shiturit pa qellim dhe vetedije te kthjellet; me sakte te te shantazhuarit qe te dhane: Ty titullin e merituar Hero, dhe Qosjes shuma marramendese per te botuar vellimet e librave qe ka shkruar. Hashim Thaçi perveçse i beri opozite Rugoves, nuk beri me gje tjeter me te madhe, langaraq hesapi: shpalli Pamvaresine dhe e dhjeu punen fare. Derikure me keta lloj fshataresh psikopat. Fshataresia ben kombin, qytetaret bejne shtetin. Kete e ka provuar Gjakova historikisht, dhe po e verteton opinga nga Drenica denjesisht. Kur i hipen fshatari pozites, e ka mendjen te shfryje komplexet e jo te beje shtetin. Qytetari nuk ka se ç’fare te shfryje, prandaj bejne shtetin.

    1. fatmiri says:

      Vetem do ti thosha ketij gjakovarit: tete vije rende qe flet per Adem Demaçin dhe Rexhep Qosen qe jetojne ne altarin e kombit. Fundrina te shqiptareve si ti ka plot dhe drejtohen nga Sali Berisha ne Shqiperi se Ibrahim Rugova vdiq, por nje gje ta keshe te qarte; shpejt a vone Shqiperia (kombi) do te jete i shqiptareve dhe jo i zagareve. Kete e vendos zhvillimi perpara qe s’e ndalon dot asnje tradhetar.

    2. Ilir Hoti says:

      Nuk mund te fshihesh pas popullit shqiptare te Gjakoves! Duke fyer popullin shqiptar(fshatare a qytetare) ke fyer Gjakoven,Shkodren Tetoven Gjirokastren ….etj…! Nuk e di ku eshte ‘lufta per shtet formim’?? Po, ka pasur gjithmone I Qemali, I Boletini Gurakuqin etj… me vone qeverite shqiptare deri me sot jane perjekur disi,por me shume te meta. Bashkpunimi me fashistet e serbet nuk quhet ‘shtet formim’ ! Vetem majmunet e pa transformuar nuk e kuptojne! Z. Demacci eshte figure kombetare!!!

  4. Naim Thati says:

    Urime ditelindjen zoti Demaqi ,kolos i kombit shqiptare,simboli i rezistences shqiptare.Njeriu qe mbajti te gjalle vetedien kombetare pa u trembur per jeten e vete,urimr,urime,

  5. CANI says:

    Baci Adem urime ditlindja e 79 te dhashte ZOTI shendet se je njeriuv ma i qmuri i popllit shqiptare i mbajte 28 vite burg qe ne sod ta gzome lirin .Kurse komentusi ,,gjakovari,,qe po thote se ti baca Adem edhe Qosja u shitet nuke eshte e vertet pore ju te 2 qe qlirimtarit i thoni qlirimtar e tradhtarit i thoni tradhtar e keti gjakovarit nuke i pelqen se jane mesue gjithmone bothe viqi ,Gjakova historikisht e ka vertetue se ne kurriz te fshatarit ka fitue pore kesaj radhe ka deshtue ,qaj qe e ka qlirue po done edhe me sundue e kjo eshte Drenica martire qe kurre shkaut sju ka nenshtrue.

    1. Morina says:

      Komentin e kuptoi si fjal e lir. Por fyrjet jan jashta loje.gabim asht të besoim dhe të bindemi gjith q’ka thoin. Nese jeni bind se naka q’liri z.Demaqi, pra nuk paska pas nevoi Fam.shembullore Jasharet as Rugova as Haradinaj. As për Shqiprin Am, si mas mendimit tim Sa të gjith këta me gjith Z. Demaqin Pushk e Laps të gjith Sëbashku, meni Fjal Shpirti Shpirti i pamvarsis nga Shqiperia – ALBANIA.

  6. Korbi says:

    Baca Adem Demaqi per mua nje “Patriot”shume i dyshimet se pari ishte Dhander i spiunit me te madhe te Prishtines,se dyti nje Enverist i perbetuar,se treti ne burgjet serbe ishte shume i priviligjuar sepse spiunonte STIPE MESIQIN(kete ma ka then nje intelektual kroat edhe vet i burgosur me demaqin dhe mesiqin e ky si USTASH),se katri po te ishe shume i rrezikeshem per YU serbi te kish eliminu si Kadri Kusarin,se pesti ishe kontra Rambujes,je i korruptuar deri ne palc te shpirtit Baci Lesh Demaqi,shqip me te than je si Sali Berisha + – i tij per Kosoven.
    Pse e leshove gruan A.Demaqi qe per 28 vite ti rriti femijt,athua pse ishte vajza e UDB-shit………hahahah mjer kush i beson ketij tip”patrioti”

  7. Zef Kallami says:

    Baco!
    Ec si ecen e gjithe dynjaja me festue ditlindjen sepse nga viti ne vit dicka ban ma shume se ai qe len mbas.E kjo ne mos se asgja te shton ikballin si njeri i hershem dhe me histori te lavdishme.Ndersa ideja qe po te bahesh ma i ri ia vlen te festohet ditlindja.Gja qe vertet nuk shkone nuk asht aspak pozitive sepse nga viti ne vite do arrish te kalosh ne organet gjenitale do hysh andej nga ke dal dhe do perfundosh ne vezoret dhe spermatozoidet virgjer.Lojtare te lire.
    Merre logjiken time se bota ecen para dhe kurrnjihere mbrapa.Edhe kur politikanet si atje ne Kosove dhe ketu ne Shqiperi kontrapedalojne praseprap bota ecen para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje