Pëfshirja e shqiptarëve në ISIS

1 Mars 2015, 15:19Rajoni TEMA

Po bëhen katër vjet që kur toka e Levantit u trondit nga qeveria diktatoriale e Bashar al Assadit, lufta ndaj të cilit i solli popullit sirian e  me vonë edhe atij irakian mijëra viktima.

Si produkt specifik i atyre rrethanave lindi dhe u fuqizua më 2011 organizata terroriste Islamic State of Iraq and Siria (Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë), formuar në vitin 1999 nga jordanezi Abu Musab al-Zarqawi.

Deri në  2004-ën grupi u quajt Jamaʼat-Tawhid wa-al-Jihad, fazë kjo lojaliteti ndaj Al Kaidës së Osama Bin Ladenit, në luftë të përbashkët kundër forcave ushtarake vendase dhe atyre amerikane në Irak.
ISIS-i qëndroi në margjina të Al Kaidës deri në fillimin e luftës civile në Siri më 2011, atëherë kur komandati i saj suprem Abu Bekr al Bagdadi urdhëroi lëvizjen e trupave nga Iraku në Siri për të ndihmuar organizatën tjetër terroriste Jabhat al-Nusra, e njohur ndryshe si Al-Kaida në Siri.

Ky grup i armatosur kishte fituar reputacionin e organizatës që kishte çliruar shumë territore nga ushtria qeveritare dhe milicitë shiite-proqeveritare.

Kjo bëri që  në radhët e Jabhat al-Nusra të aderonin vullnetarë nga e gjithë bota mes tyre edhe shqiptarë, me idenë e instalimit të një shteti islamik me bazë në Sheriat.

Jabhat al-Nusra bashkëpunoi me grupet e armatosura siriane anti- qeveritare, që ishin më të moderuara, duke synuar instalimin e një shteti demokratik në mbështetje edhe të  shteteve të perëndimit.

Për dallim nga kjo organizatë , ISIS-i që nga fillim bjen në kundërshtim dhe konflikt të armatosur me çdo grup opozitar që nuk i bindej, shkaku i konfliktit të interesave të ndryshme, arsye kjo e  ndërprerjes së  bashkëpunimit edhe me Jabhat al-Nusren.

ISIS-i, që definitivisht nuk është pjesë e Al-Kaidës prej shkurtit 2014, mbetet i vetëm në luftën kundër forcave qeveritare e antiqeveritare siriane, mirëpo përkundër që logjikisht pritej  dobësimi, ndodhi e kundërta, organizata u rrit fuqishëm,  u forcua financiarisht, por edhe me muxhahedinë të rinj nga rajoni e bota, mes të cilëve ishin edhe shqiptarë, duke u zgjeruar  në territore.

Duke bashkëndjerë situatën dhe persekutimet e sunitëve në Irak, Al Bagdadi në verën e 2014-ës, sulmoi qytetin e Mosulit dhe Tikritit duke mundur një ushtri prej 20-30 mijë ushtarësh qeveritarë irakianë. Kjo pasi që ushtarët sunitë dezertuan.

Marrja nën kontroll e këtyre dy qyteteve, konfiskimi i armatimit dhe teknikës ushtarake, hapja e bankave ku u gjetën rreth katërqind milionë dollarë, bëri që ISIS-i  si organizatë të mos varej më nga donacionet e sheikëve dhe princërve arabë.

Propaganda e suksesshme për ta paraqitur veten si organizatë gardiane e myslimanëve në botë bëri që të jetë tërheqëse për luftëtarët e shenjtë-muxhahedinë nga e gjithë bota.

Thirrja për të iu bashkuar ISIS-it u bë më tërheqëse edhe në Kosovë, një shtet i vogël evropian që nuk ka pasur asnjëherë nismë serioze për luftimin e ekstremizmit islamik.

Qeverisja e UNMIK-ut në Kosovë që udhëhoqi vendin nga paslufta e deri në shpalljen e pavarësisë më 2008, nuk shfaqi vullnet politik që të ballafaqohej e luftojë ekstremizmin islamik, i cili po merrte përmasa shqetësuese për shoqërinë kosovare.

As Kuvendi i Kosovës, përkundër raportit të detajuar të  Departamentit për Antiterrorizëm të Policisë së Kosovës, të vitit 2005, nuk e trajtoi seriozisht situatën dhe u bë njëkohësisht përgjegjës për zgjerimin e fenomenit por edhe pasojat që do të shfaqeshin vite më vonë.

Heshtja dhe injorimi institucional zgjati deri me fillimin e luftës në Siri më 2011, kur një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve iu bashkuan Jabhat al-Nusras e me vonë ISIS-it.

Vetëm pas presioneve ndërkombëtare, Policia e Kosovës me urdhër të Pokurorisë Speciale të Kosovës arrestuan me një pompozitet të madh medial, një numër të konsiderueshëm të akuzuarish për pjesëmarrje në grupe terroriste dhe rekrutim për terrorizëm.

Mes të arrestuarve pati edhe persona publikë që ushtronin funksione politike, por edhe të punësuar të Bashkësisë Islame.

Në mungesë të hetimeve paraprake serioze dhe mungesës së fakteve, shumica prej tyre u liruan, ndërkaq që operacioni mbeti veç një spektakël shtetëror që përveç mitizimit të figurave të të arrestuarve, nuk solli asgjë konkrete.

Sulmi para pak kohësh në Francë shkaktoi alarmim global ndaj terrorizmit islamik pasi edhe njëherë bëri që të refletohej për rrezikun nga terroristët që mund të ktheheshin në vendet e origjinës.

Kjo bëri që të ngrihen shumë pyetje sesa është i përgatitur shteti i Kosovës në rast të kthimit të qytetarëve pjesëmarrës në ISIS.

Përveç arrestimit dhe dënimit, si do të trajtoheshin shoqëruesit e tyre, gratë e fëmijët e traumatizuar nga frontet e luftës?

Si do të rehabilitoheshin e risocializoheshin të tillët, a ka ndonjë program adekuat të detoksinimit nga ekstremizmi fetar?

Nga praktikat e deritashme të shteteve të cilat janë ballafaquar me terrorizmin dhe luftimin e tij, suksesi ishte i mangët te vendet si Iraku të orientuara vetëm ne luftimin, e jo edhe në parandalimin dhe risocializimin e personave të dënuar për terrorizëm.

Shpesh persona te dënuar për terrorizëm pas vuajtjes se dënimit, apo mbajtjes së stërzgjatur në paraburgim pa u gjykuar, janë radikalizuar edhe më shumë në idetë e tyre dhe janë shfaqur më brutalë në realizimin e atyre ideve.

Në konferencat e forumet e mbajtura muajve të fundit, përfaqësuesit politikë kosovarë po mburren me sukseset e arritura në luftimin e terrorizmit. Përmendin edhe miratimin e shpejë të Ligjit për Ndalimin e  Pjesëmarrjes në Luftëra të Huaja duke proklamuar penalizimin e tyre, edhe pse sa i përket legjislacionit

Kosova ka një Kod te mirëfilltë penal, me të cilin penalizohet rekrutimi apo pjesëmarrja në grupe terroriste.

Mirëpo, institucionet gjegjëse në Kosovë duhet të kryejnë me përgjegjësi funksionin e tyre duke dhënë mbështetjen e pakompromis në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie, por pa u përfshirë politikisht, në mënyrë që institucionet tjera kompetente të mund të punojnë në mënyrë të pavarur e profesionale.

Deri atëherë le të mbështetemi veç në vetëdijen individuale të qytetarëve!

Gazeta Jeta Kosovë

4 komente në “Pëfshirja e shqiptarëve në ISIS”

  1. tfgs says:

    SUNITET dhe SHIITET nuk jane shqiptare,kshq nuk na rruhet shume se ku shkojne ne ISIS apo shkretetirat e Arabise……………

    1. Albani says:

      Absolutisht dakord,por po bej cudi perse artikulli u referohet vetem xhihadisteve nga Kosova,kur ne Shqiperi kemi po kaq shume truthare.
      Vajtshin dhe mos u kthefshin me.

  2. diti says:

    PSE RREZIK ATOMIK PER SHQIPTARET NGELT ISLAMI MYSLIMAN nga shteti fqinje kosove sidomos dhe nje korrigjim per median ktu te TEMA qe nje e dy thote shqiptare dhe nxin shqiperine kur ata jane kosove shtet tjeter qe ska asnje lidhje me ne thoni o te cmendur gazetar KOSOVARET SHKOJNE SIRI E JO SHQIPTARET
    1- poltika SERBE ka ber vite me pare ne kosove per kolonizimin e kosoves heqjen e shqiptarve prej trojeve kosovarve e me tutje dhe eshte fakt se jane 2MILION e gjysem ne turqi nga shperguljet masive lexoni historine e kosoves , e maqedonis, shpergulja nga serbet dhe politikat serbe per heqjen e shqiptarve prej trojeve te tyre dhe konvertimi i tyre ne turq arab dhe tokat e tyre me vone ti zenin te tjeret ,me i gure SERBI vret dy zogj heq shqiptaret nga trojet e tyre ,dhe pastron racen e vet ne SERBI sepse atje jetojne mbi 3 milon jevgj ,arixhi ,magjym , gabel kta i vendos ne kosove e shqiperi dhe kjo loje eshte ber ne kurriz t shqiptarve .
    2- POR SOT ne turqi jane mbi 2 milon shqiptar ne fakt SOT TURQ me prejardhje SHQIPETARE. DHE KOSOVA JEVGE E MAGJYME SERBE
    DHe kjo poltike e SERBIT vazhdon dhe sot ndertime xhamish pa fund kudo kthimi i kosovarve ne islamik marveshje te fsheta me turkun arabet etj per vendosjen e tyre ne turqi siri arabi shkolla turke arabe kudo dhe kte pas ktyre vendeve maqedoni kosov po ben dhe shqiperi kudo xhami pa fund shkolla arabe turke bursa studimi ne turq filma turk arab pa fund para nen dore per te shkuar ne siri
    DHE PERFUNDIMI SHUME KOSOVAR DHE SHQIPTAR TE SHQIPERIS QE S MENDOHEJ KURRE PASARDHSIT ILIRE PELLAZG DHE T GJERGJ KASTRIOTIT DHE RILINDASVE TE MEDHENJ QE THON QE FEJA SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA te shkojne te luftojne si kafshet ne siri dhe te bejne dhe shfaqjete turpshme ne yotube e internet qe bejne xhiron e botes me kta parahistorik me vrasje si ne kohen e mijra viteve epoka gurit TURP ASGJE ME SHUME per kta qe vetem shqiptaro ilire s jane kurre
    ka ardh koha qe shqiptaret e vertet ata pak qe kan ngel sepse pjesa me e madhe kane ikur dhe ne trojet shqiptare kan ngel nje ne 2 veta apo me pak shqiptar ne ADN t tjeret jane turq jevgj gabel magjym dhe kjo dihet nga te gjithe mos tna vi keq SERBI JA KA ARRIT QELLIMIT KOLONIZIMI E TOKAVE SHQIPTARE KA DHEN FRUTET E VETA JEMI MINORANC NE tokat tona ILIRET E LASHTE SOT JANE ARABET TURQIT QE KOMANDOJNE KETE VEND DHE SERBI QE I INVESTON,DHE PUNON PA PUSHIM PA DAL NE SKENE CVET NE HIJE ME SHEBETORET E TIJ NE SHQIPEWRI KOSOVE MAQEDONI QE I SHERBEJNE ME DEVOTSHMERI .
    KU ESHTE KJO LEVERDI E SERBIT DO THONI JU?
    DUHET TE JESH NAIV TE MOS E KUPTOSH TA MERR KALANE NGA BRENDA THOT POPULLI DHE DUKE NA PARAQIT GJITHMON NE SI VEND MYSLIMAN DHE KTO RASTE I BOTON NE FAQE T PARA GAZETASH AI HEDH MILIARDA DOLLAR DHE TREGON SHQIPTARET KAFSHE NE SY TE BOTES DHE E DI QE AMERIKA DHE EUROPA SI DO MYSLIMANET I DHE SKA PARA NDIHMA DHE INVESTIME PER NE SHQIPTARET ASNJE INVESTITOR I MADH EUROPIAN AMERIKAN SDO TE HEDHI PARA NE NJE VEND ISLAMIK NE MES EUROPES DHE SHPERBLIMET LEKET NDIHMAT INVESTIMET I MERR SERBI QE E HEQ VETEN NJE FAMIJE ME TA KURSE NE NA QUAJNE JEVGJ ZINGAR QE T JEMI TE PERBUZUR DHE TE SHIKOHEMI SHTREMBER QE KEMI PASURI PA FUND DHE JEMI ME MIRE SE ZVICERA NGA PASURIT E BREGDETI POR KTO JANE PASOJAT E GREKVE DHE SERBIT NE VECANTI QE PUNOJNE NE KURRIZ T SHQIPRISE
    PER TJA MBYLL GOJEN NJE HERE E MIRE FQINJVE TANE DHE NJE HERE E MIRE E PERGJITHMON DUHET URGJENT QE TE GJITHE SHQIPTARET TE KTHEHEN NE ADN E TYRE PELLAZGE ILIRE KULTURA ME E VJETER E BOTES DHE EUROPES TI THEMI BOTES QE JEMI ILIRE .
    ISLAMIK S JEMI KURREEEEEEEEEEE ME TE MADHE SNA LIDH ASGJE ME KETE FE MYSLIMANE JEMI EUROPIANEEEEEEEEEEEEEEEEE DHE PJES E EUROPES DHE JO TURQIS DHE ARABIS..S JEMI TE SKARTIS EZMER ,JEVGJ, SI PO NA PARAQESIN POR TE BARDHE ME TE BARDH SE DHE VET EUROPIANET.
    HISTORIA NA KUJTON QE KTA FQINJE KANE VRARE DHE KANE BER GJIOCID SHFAROSJE MASIVE TE SHQIPTARVE DHE SI LE PAK DHE BOTA SE DHE SOT GATI JANE PRAP TE NA ZHDUKIN SI RACE KJO NUK DUHET ARUAR KURRE SI BEN NE CAMERI QE DUKE I KTHYER CAMET NE MYSLIMAN I PJES DHE I SHFAROSEN DHE EUROPA HESHTI PO KESHTU DHE KOSOVE E FRESKET FARE LAN CDO GJE KOSOVARET DHE JA MBATHEN RRUGVE TE BOTES PER TI SHPETUAR SHFAROSJES dhe ndodhi NE KOHET ME MODERNE TE BOTES SU MENDONTE KURRE DHE PLOT U VRANE DHE U PERDHUNUAN GRA FEMIJE PLEQ ETJ NGA SERBI E MAGJYMET. PARAQITJA SI MYSLIMAN NDIKOI ME SHUME NE URREJTJEN E SHFAROSJEN E KOSOVARVE NGA SERBI. .
    PRA TREGOHUNI NJE HERE TE ZGJUAR NE HISTORINE TUAJ MIJRA VJECARE KENI QYTERIM PARA KRISHTIT QYTETE ILIRE pa fund QYTETRIM ANTIK DHE AQ QYTETE IANTIKE ME AQ TERRITOR SI KA PAS KURRE ASNJE VEND I BOTES ,E EUROPES , FISET ILIRE PELLAZGET kaonet ,taulantet , moloset epirotet feonet ,dardanet etj QYTETE , BUTRINTI ,ORIKU ,AMANTIA, ANTIGONA, BYLIS , APOLLONIA, DURRAHUETJ etj MBERTI ILIRE GENTI, MBRETERASHA TEUTA AMITEATRE ANTIKE SI I DURRSIT (APOLLONIS ),ANIGONES .(AMANTIA VLORE) BYLIS ETJ ME KULTUR ROMAKE MIIJRA VJECARE ,KULTURE FANTASITE E LASHTE.
    PERSE SHTYPI ,TV ,SOT HESHTIN DHE S FLET KURREEE PER ILIRINE DHE ADN TONEILIRE DHE PER KULTUREN TONE DHE QYTETET TONA ILIRE A E DI DIKUSH PSE KJO HESHTJE DHE MBULIM ERRESIRE I ILIRIS SONE ? perse heshtin te gjithe perse nuk behen me detyrim qe te gjitha shkollat cikli ulet dhe i shkollat e mesme te shkojne me detyrim ne qytet ilire antike dhe tju tregohet nxensve dhe femijve?kujt i nterson kjo gje qe te mos behen kto gjera? pse flitet kaq pak ose aspak.SHUME E THJESHTE TA KUPTOSH .NJE POPULLI PO I HOQE HISTORINE KULTUREN AI VDES ,DHE KTE PO BEN SERBI. DHE E FUNDIT MOS HARONI QE KEMI GJUHEN ME TE LASHTE TE BOTES . DHE KULMI ESHTE QE SOT HOXHA FLET ARABISHT DHE MYSLIMANET RRUGVE TE SHQIPRIS , KOSOVES PERSHENDETEN MES TYRE ARABISHT ,E TURQISHT KULMIIIIIIIIIIIIIIIIIII VRISNI VETEN SI POPULL OSE, OSE NDRYSHONI DY RRUGE KENI ZGJIDHNI E MERRNI.
    .NEQOFTESE JENI SHQIPTAR SPO FLAS PER JEVGJIT, MAGJYMET ,GABELET,etj KTHEHUNI URGJENT NE FENE E TE PARVE . BEHUNI CDO GJE POR MYSLIMAN ISLAMIK JO KURRE SEPSE PREJ KSAJ GJEJE E KA TREGUAR GJITHMO HISTORIA QE NE SHQIPTARET NA KANE POSHTERUAR,PERBUZUR,URRYER , DHE KEQTRAJTUAR FQINJET E EUROPIANET . KJO ISHTE NJE PJES E VOGEL SE TE FLASESH PER ILIRINE TONE DUHEN MIJRA LIBRA PA FUND THERISNI MENDJES O NJEREZ SE JENI EUROPIANE .SHQIPTAR DHE JO TURQ E ARAB.

  3. Ajaxs says:

    SHqiptaret nuk kane tradite per te bere lufte. Tradita jone eshte pabesia , te dalim ne prite dhe te vrasim. Ata qe kane shkuar nuk kane shkuar per te luftuar , kane shkuar per te mbushur radhet dhe per te marre pare.Keta jane SHqiptaret qe kan shkuar ne Siri, ata duan vetem leke. Ka edhe ndonje koke qepe qe eshte i prirur per Terrore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje