Megjithë rezervat e shumta, Bundestagu i thotë "Po" Greqisë

27 Shkurt 2015, 14:59Rajoni TEMA

Bundestagu miratoi ndihmat për Greqinë – në interes të Europës e megjithë rezervat kundrejt politikës aktuale të Athinës. Por në verë Greqia ka nevojë për një program të ri miliardash.

Megjithë rezervat e mëdha të shprehura nga deputetët gjermanë kundrejt Greqisë, të premten (27.02) Bundestagu miratoi me shumicë votash zgjatjen e paketës së ndihmës për Greqinë. Për kërkesën e bërë nga ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble (CDU) pro votuan 542 deputetë, ndërsa 32 deputetë votuan me jo, gjithsej pati 13 abstenime.

Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble e kërkoi në Bundestag zgjatjen e programit për Greqinë, por duke treguar mirëkuptim për pakënaqësinë në rritje në vend kundrejt Greqisë. Vendimi për zgjatjen e programit aktual të ndihmës nuk është i lehtë për deputetët. “Për secilin prej nesh është shumë e vështirë”, tha Schäbule para fillimit të votimit në Bundestag. Schäuble përmendi në Bundestag përgjegjësinë që ka Gjermania në Europë për shkak të historisë së saj. “Ne gjermanët duhet të bëjmë ç’është e mundur për ta mbajtur Europën të bashkuar, sa të mundemi ta afrojmë.” Për Schäublen nuk bëhet fjalë për miliarda të reja për Greqinë, por më shumë për të ofruar kohë për ta mbyllur me sukses programin e vitit 2012.

Megjithë grindjen me Greqinë në javët e fundit, e cila nuk e donte vazhdimin e programit të ndihmës me kushtet e përcaktuara nga trojka, si mazhoranca qeverisëse e bashkimit kristiandemokrat e kristiansocial bashkë me socialdemokratët, ashtu edhe të Gjelbrit dhe e Majta votuan pro zgjatjes së paketës së kontestuar të ndihmës me katër muaj.

Kritika të ashpra në Bundestag

Kritikat më të ashpra në Bundestag Greqisë i erdhën nga deputeti kristiandemokrat, Klaus-Peter Wllsch i cili kërkoi daljen e Greqisë nga eurozona. “Shikojeni Ciprasin, shikojeni Varoufakis. Do blinit një makinë të përdorur prej tyre? Po qe se kësaj pyetje do t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje me Jo, atëherë votoni edhe sot me Jo. Problemet do të vazhdojnë.”

Ndërkohë janë shtuar zërat se Greqia në verë ka nevojë për një program të ri ndihmash. Për deputetin socialdemokrat, Carsten Schneider për këtë duhet që Athina t’i mbajë premtimet e bëra. “Tani grekët e kanë vetë në dorë. Ne po u japim dorën.” Schneider e kundërshtoi deputetin kristiandemokrat duke theksuar se “zgjidhja më e shtrenjtë tani do të ishte nxjerrja e Greqisë nga eurozona.”

Por në Bundestag u kritikua edhe politika e qeverisë gjermane ndaj Athinës. Kështu kreu i grupit parlamentar të partisë së Majtë, Gregor Gysi ia dha fajin për gjendjen e krijuar kancelares Angela Merkel dhe ministrit të Financave, Schäuble duke i bërë bashkëpërgjegjës për fitoren e qeverisë së majtë me djathtistët në Athinë. Politika gjermane ka çuar në masa antisociale, papunësi të lartë dhe gati falimentimin e sistemit shëndetësor, tha Gysi. “Kjo ishte një politikë vetëvrasëse.”

Edhe kreu i grupit parlamentar të të Gjelbërve, Anton Hofreiter e kritikoi qeverinë Merkel për këmbënguljen kokëforte tek kursi i kursimeve. Sipas Hofreiter, pasi është parë që kursi i deritanishëm nuk dha fryte, Athinës i duhet dhënë në shans i ri. “Një paketë e tretë ndihme duhet përgatitur në atë nënyrë që në fund të saj të kemi një Greqi të stabilizuar dhe me mirëqenie”, tha Hofreiter.

10 komente në “Megjithë rezervat e shumta, Bundestagu i thotë “Po” Greqisë”

  1. sh says:

    Interesat e Europes jane vetem gjeopolitike ,ndihnat nuk do te kene te shterur .Pikerisht kete po e shfrytezojne Greket, qe te jetojne me lekat e Europes .

    1. Patrioti says:

      C’far kane pesuar Korraket Arnaut qenuk po degjohen!!!

      1. Adriatik says:

        Po normal qe Greqine do e ndihmojne. Kur je vendi i Aristotelit, Homerit dhe Aleksiut do te respektoje evropa.

        Kur je vendi i ciljetes, imam genc balla dhe sali vucidolit do talli bythen.

      2. plaku i mocem says:

        “Patrioti”,nuk eshte pune korrakesh,por une mendoj se ekipi I ri qeveritar grek ja doli ta mbaje gjendjen ne favor te qytetareve te vet.Te pakten kaq kuptoj nga ky shkrim(te cilin duhet ta lexosh prapa murit)sepse nuk eshte i qarte per nivelin mesatar te lexuesit.C’fare bie ne sy eshte sillja e Brukselit kur ka interesa,pra Greqia ne nje fare menyre e ve ate para faktit te kryer,para alternatives se vetme-mbeshtetjen e Greqise. Ndryshe,me sa duket Greqia duket se ka edhe nje plan tjeter gati, planin “B”.Para ketyre fakteve mendja me shkon tek politika shqiptare, e cila eshte e pa afte te mbroje interest e qytetareve te vet ,qe ajo Europa…,te mos u beje zbor vetem shqiptareve.Me Greqine sic duket,ajo u terhoq.Tung.

  2. ylli polar says:

    kane 200 vjet qe e ndihmojne greqin e greqia eshte 100 vjet pas europes sepse e ka mbeshtetur zhvillimin e saj ne ndihmen e te huajve.politikanet grek e kane kuptuar se me shume e duan greqin europianet se ata vet dhe keshtu do vazhdojne te hane pa frike deri sa te jete lopa EUROPIANE.pastaj mund ti futin dhe nje sopat ne koke e te ngrohen tek arkudha siberiane.

  3. euro says:

    u dorezuan edhe Gjermanet, bene te fortin kaq kohe, dhe ne fund prape Greqise i eci politika.

  4. Klimax says:

    Mendoj se votimi JA ne Bundestag nuk ishte ndonje surprize. Propaganda NEIN ishte nje arsyetim i pallogjikshem dhe jasht cdo realiteti. Sigurisht qe Gjermania eshte kreditori me i madh i Greqise, por nga ana tjeter eshte Gjermania qe ne vitet e krizes, te pakten deri ne vitin 2013 sipas vet qeverise gjermane, ka fituar 41 miliard € nga Greqia. Jo keq apo jo kur mendon se kane nxjerre “dhjam nga pleshti”. Dhe sikur te besonim zerat qe degjohen po nga zyrtare te larte te qeverise gjermane atehere ky fitim mund te jete 110 miliard €!!!!! Dhe duke menduar qe koha eshte flori, i gjithe ky debat per NEIN apo JA ne Bumdestag ishte vetem per falje te nje periudhe kater mujore Greqise. Nderkohe qe gjermanet pergatisin nje pakete “ndihme” te re per Greqine, duke qene dhe investitoret me te medhenj ne Greqi, le te mos harrojme dhe te llogarisim ne te njejten kohe fitimet nga keto investime ne pikat me kyce dhe strategjike te ekonomise greke! Atehere per cfare NEIN flitet???!!! Gjermane nuk jane?

  5. shqiptar says:

    greqise barvo i qofte edhe serbise dine ta luajne lojen me europen vetem me shqiperine tallin lesht edhe mire na i bejne se u rrime gati tu e tere servilizima asgje skane per ti bere grekut leket i vodhen e do vjedhin prape Europa kurve ska nga e mba

  6. Scandal says:

    Epo keshtu eshte kur Varfnjaku te mbet ne der o duhesh ta rrafish o duhesh ti japish para qe ta largosh nga dera……………kjo eshte para magjupi

    1. Frau Merkel says:

      Hahahahahahahha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje