Akuza të reja në 'bombën' e përgjimeve në Maqedoni

2 Mars 2015, 20:35Rajoni TEMA

Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev publikoi të hënën serinë më të fundit të bisedave të përgjuara midis ministrit të financës Zoran Stavrevski dhe ministres së policisë Gordana Jankuloska ku provohej se qeveria po gënjente rreth financave të qëndrueshme të vendit.

Shefi i partisë SDSM Zaev tha në një konferencë për shtyp në Shkup se përgjimet konfirmonin kaosin në buxhet dhe kushtet katastrofike ekonomike dhe hidhnin poshtë pretendimet e qeverisë se borxhi publik është modest dhe se shpenzimet janë të arsyeshme.

Zaev tha se bisedat e përgjuara, të cilat ai pretendon se i ka marrë nga burime të agjencisë së inteligjencës maqedonase, kishin ndodhur gjatë konsultimeve për rebalancimin e buxhetit e 2012 dhe projektet e buxhetit 2013.

Në biseda, Stavrevski shfaqet duke u ankuar se nuk mund të gjente para për të mbuluar disa nga shpenzimet bazë në buxhet si pagat dhe kostot e operimit.

“Të ardhurat e buxhetit janë një katastrofë” thotë zëri që mendohet të jetë i Stavrevskit në një nga bisedat. Ai e akuzon kryeministrin Nikola Gruevski dhe të tjerë se vazhdimisht ka bërë kërkesa megalomane. “Unë nuk jam magjistar,” shton Stavrevski.
“Është një tragjedi që kam pesë për qind të buxhetit të shpenzuar për kulturën… le të blemë çfarë na duhet dhe boll ndërtuam ndërtesa dhe monumente,” thotë ai duke iu referuar shpenzimeve të projektit Shkup 2014 që opozita pretendon se i ka kushtuar Maqedonisë qindra miliona euro.

“Po i shtojmë vazhdimisht shpenzime të reja buxhetit. Ne jemi të çmendur! Po shpenzojmë për çokollatë kur nuk kemi bukë,” dëgjohet të thotë zëri i pretenduar i Stavrevskit.
Stavrevski më pas e përshkruan Gruevskin si një njeri që e ka humbur sensin e realitetit.

Zaev tha se këta dy ministra të rangut të lartë ishin kritikët më të mëdhenj të Gruevskit. Ai tha se kjo ishte arsyeja përse ata ishin mes prioriteteve të mbikëqyrjes për kryeministrin dhe shefin e policisë sekrete Saso Mijalkov.

Publikimi i bisedave është pjesa e gjashtë e të ashtuquajturës ‘bombë’ e përgjimeve që opozita lançoi muajin e shkuar kundër qeverisë së Gruevskit dhe në përpjekje për ta detyruar atë të heqë dorë. Të tjera do ta pasojnë, ka thënë Zaev.

3 komente në “Akuza të reja në ‘bombën’ e përgjimeve në Maqedoni”

  1. elda says:

    shtet artificial qe mban peng 1/3 e shqiptareve etnike. sllave pa histori

  2. armand says:

    thashe se cfare bombe more jahu

    http://bit.do/Bomb-SEKSI

  3. millosh kopiliqi says:

    Ne maqedoni duhete bere lufte gjuhesore qe shumica te flasine shqip, te tjerate nuke jane me rendesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje