Si merret një patentë pa kryer asnjë ditë kurs? Emisioni investigativ “Fiks Fare” nisi këtë të mërkurë transmetimin e fakteve mbi zinxhirin e sekserëve që të ndihmojnë për t’u pajisur me patentë pa bërë asnjë ditë kurs, asnjë ditë praktikë por duke paguajtur dyfishin e çmimit.
Gazetari i Fiksit u paraqit në autoshkollën A&B në Shkodër ku u interesua për t’u pajisur me patentë pa kryer asnjë ditë kurs, por thjesht duke i ofruar një para.
Në pamjet me zë dhe figurë të regjistruara nga kamera e fshehtë, shihet pronari i autoshkollës që pasi bën ‘Pazar’ i ofron një ulje meqënëse gazetari ishte me bashkëshorten e tij, që të dy për patentë.
Në përfundim u ra dakort për shumën 1 milion e 300 mijë lekë të vjetra për dy patenta me garancinë e vetë pronarit të autoshkollës së në ditën e testimit mjaftonte vetëm prezenca, edhe nëse lihej fleta bosh.
Pronari i autoshkollës merr menjëherë 700 mijë lekë të vjetra, ndërsa 500 mijë të tjera pas daljes nga provimi. Gazetari i Fiksit u paraqit në ditën e dhënies së testimit ku i ka dorëzuar pronarit të autoshkollës edhe 300 mijë lekë të vjetra të tjera.
Më pas ai është shoqëruar nga punonjësit e autoshkollës drejt provimit të teorisë me udhëzimin e qartë; hy, mos shkruaj asgjë, firmos dhe dil pas 20 minutash.
Vazhdojne linjat e korrupsionit te Qashif Hoxhes….e ka kap ne dore LSI tashti transportin rrugor ne Shkoder, keta jane ma te moderuar, nuk i bejne gjerat hapur…..
boll me ken shkodran,se te tana i ban.
hahahahaha bourdheloooooooooooooooooooooooooo………….
Cka te beje ky dobicllek me ditet e kursit?
Une kam patente Gjermane ,dhe kur e mora nuk bera kurs.Kursi eshte I nevojshem por jo I detyrushem kur je I afte .Mua me bene nje testim ata te autoshkolles ,dhe me thane ; takohemi ne provim.m
Nuk ka mundesi te ndodhe kjo. Administrata e re eshte marre me konkurs, me merite nuk ka korrupsion. Keto jane lojrat e fiksi. Smund te ndodh kursesi me rilindasit e Rames dhe LIKE floririt.
rendesi ka te reagojne dhe te marrin masa kaq te beje shteti
me shume te duam ne ska ca me bere.
Ne burg ?
bravo fiksi, aman ejani edhe ne Kosove zbuloni edhe ketu krime .