"Shtegtimi", arrestohen dy gra me akuzën e ushtrimit të prostitucionit

3 Mars 2015, 10:21Kronika TEMA

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin “Shtegtimi” duke arrestuar dy gra me akuzën e ushtrimit të prostitucionit, ndërsa ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një tjetër grua, po për të njëjtën akuzë.

Në prangat e policisë  kanë rënë Ëngjëllushe Emini, 51 vjeçe, banuese në lagjen nr.1 Cërrik, Luljeta Dervishi, 42 vjeçe banuese në Poliçan të Skraparit si dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetases me iniciale V.M, 33 vjeçe, banuese në Elbasan.

Sipas policisë, 51 vjeçarja Emini akuzohet për veprën penale ‘Mbajtja e lokaleve për ushtrim prostuticioni dhe shfrytëzim prostuticioni”, pasi në lokalin e marrë me qira në Elbasan, ajo kryente rolin e organizatores ku rekrutonte femra të cilat ishin në nevojë dhe i shfrytëzonte në lokalin e saj, për të ushtruar prostuticion me qëllim përfitimi.

Ndërkohë, arrestimi i 42 vjeçares Dervishi si dhe procedimi në gjendje të lirë për 33 vjeçaren me iniciale V.M është bërë pasi ata akuzohen për veprën penale të ‘Prostuticionit”

Këto dy gra u kapën në flagrancë nga policia në lokalin e Ëngjëllushe Eminit, ku ushtronin prostuticion. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 15.000 lekë dhe 5 aparate telefona celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprat penale ‘Prostuticioni, shfrytëzim prostuticioni dhe mbajtja e lokaleve për ushtrim prostuticioni”.

3 komente në ““Shtegtimi”, arrestohen dy gra me akuzën e ushtrimit të prostitucionit”

  1. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    Kto jan gra tarallake,
    Marrin lokal me qi-ra dhe dhe qerojne koka peshku,çudi e modhe!!
    Hapni mi gra nonji LAVANTARI dhe po ju kapi policija lakuriq thuni se jemi tu i la burrat ne govat, ?
    Si nuk ju pjell truni fare ?
    Un per vedi kam hap studjo avokatike konsultumi si Gita e Berishes.
    Ju morr 7 % pa mu dridh syni fare,jom pispillos njisoj si Grita Dume
    kurse Tixhja e Qamilit ka hap Masazhtore me Happy end,e keni ke brylli i Unazes se Re,
    Osht bo Tixhja si dash,ka ly fjoket bjonde ene shpesh e ngatarojne me Bana Vokshin ? ate Pamelen e Bej Uoçit te PD
    Kriz hesapi na duhet me manovru ne ekonomin e lire te tregut.
    Kemi konkurrenc te modhe ne Tiron,tash thone se dhe Tom Doshi don me ndrrue seks ene ka me konkurru per Bashkin e Shkodres
    si Tomja e Babrruces,
    Me besoni i kom te dhanat e sigurta,

  2. coli says:

    merruni taksat dhe lerini te lira ne hallatet e tyre se ato jane te respektuara ne punen e tyre po zgjidhin nje brenge qe i mundon shqiptaret legalizojeni apo skane arsim perkates e skane mbaruar masterin

  3. endri says:

    Bravo madona prej sauku – pse nuk shkon te gon llaka se qeke tamam per humor . Ha ha ha ha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje