Gjykata e Fierit e ka konsideruar të ligjshëm urdhërin e ndalimit të Prokurorisë për ish-Kryeregjistruesin e Hipotekës së këtij qyteti, Aleksandër Myrtaj.
Aleksandër Myrtaj është i akuzuar për veprën penale të korrupsionit pasiv.
Gjithashtu edhe një tjetër shtetas, topografi i Hipotekës së qytetit të Fierit, Kastriot Rakipaj, është i akuzuar për korrupsion aktiv.
Në seancën e zhvilluar ditën e shtunë, gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Aleksandër Myrtajn dhe “detyrim paraqitje” për Kastriot Rakipaj, të arrestuar ditën e mërkurë.
Ndërkohë që bashkë me këta dy shtetas, një ditë më parë, në zbatim të urdhërit të prokurorit, është ndaluar edhe një tjeter zyrtar i Hipotekës Fier, shtetasi Altin Malaj, i akuzuar për “korrupsion aktiv”. Seanca për vlerësimin e urdhërit të ndalimit për këtë shtetas pritet të zhvillohet ditën e nesërme.
Në njoftimi për shtyp të prokurorisë, bëhet me dije se hetimet kanë nisura në Maj 2014, dhe ka dyshime të arsyeshme se këta persona kanë kryer veprime korruptive në procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, rifreskimit në kartelat e pasurive dhe pasqyrimet e ndryshimeve në lidhje me to. Rezulton gjithashtu se aktet korruptive shtetasi Aleksander Myrtaj i kryente kryesisht në ambjentet e zyrës ku ushtron detyrën.Nga veprimet hetimore, kanë rezultuar veprime korruptive (dhënie parash në zarf) kryeregjistruesit Aleksandër Myrtaj, nga ana e personave të ndryshëm, përfshirë edhe shtetasi Kastriot Rakipaj (topograf) dhe Altin Manaj, specialist ne Hipoteke
Mos na hapni barkun me keto lajme.Nuk arrestohet dot shumica hajdute e popullit shqiptar!Keto jane vetem lajme per qarkullim parash nga pushttetaret tek drejtesia ose (shtrembesia )shqiptare.Pas disa ditesh jepet lajmi :gjykim ne gjendje te lire qe do te thote e perkthyer ne gjuhen shqipe:parate u paguan tek kriminelet e drejtesise.
rregulloni titullin se eshte durres. Lat nam tema