KLSH kallëzon në Prokurori ish-regjistruesin dhe 3 specialistë të ZVRPP Elbasan

27 Shkurt 2015, 12:45Kronika TEMA

Kontrolli i Lartë i Shtetit, kallëzoi në Prokurori ish-regjistruesin dhe 3 specialistë të ZVRPP, Elbasan.

KLSH-së, bën te ditur se ka audituar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Elbasan, për periudhën e veprimtarisë nga janari 2012 deri në shtator 2014.

Nga auditimi, u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, mbi bazën e të cilave KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ish-regjistruesen R. P. dhe 3 specialistë të këtij institucioni, J. V. me detyrë jurist, Z. I. me detyrë hartograf dhe A. K. me detyrë juriste, për konsumim të elementëve të veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal.

Auditi, sipas njoftimit për shtyp, konstatoi shkelje, të meta e mangësi, në zbatimin e procedurave ligjore lidhur me zbatimin e tyre në pranimin, përpunimin dhe administrimin e të dhënave për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, duke sjellë për pasojë aplikimin dhe regjistrimin e pasurive të përfituara me leje legalizimi, brenda zonës liqenore të Belshit, ku ndalohet zhvillimi i ndërtimit dhe nuk lejohet legalizimi i objekteve dhe blerja e truallit.

Po ashtu auditi ka konstatuar leje legalizimi për ndërtime të ngritura mbi prona/objekte shtetërore, kanë regjistruar tokë bujqësore ku titulli i pronësisë (AMTP) është në kundërshtim, si dhe kanë pozicionuar pasuri jo sipas aktit të fitimit të tij por sipas kërkesës, regjistruar AMTP me tepër se norma për frymë. të tjera, veprime në kundërshtim me ligjin .
KLSH po ashtu ka kërkuar largimin nga detyra për këta persona. /gj.k/

1 komente në “KLSH kallëzon në Prokurori ish-regjistruesin dhe 3 specialistë të ZVRPP Elbasan”

  1. Popull says:

    Edhe regjistruesi sotem Altin Ago vazhdon historine e abuzimeve. Gazeta Tema e ka denoncuar kete fakt. KLSH duhet tu referohet edhe ketyre fakteve flagrante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje