Juristi i shkarkuar nga Gjykata e Lartë, “rrëzon” Zaganjorin në 2 shkallët e gjyqësorit

27 Shkurt 2015, 10:22Kronika TEMA

Në një vend si Shqipëria, ku Gjykata perceptohet nga publiku i gjerë si një ndër institucionet më të korruptuara, për herë të parë, një qytetar padit majën e piramidës së gjyqësorit, Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe fiton gjyqin në Shkallën e Parë, e më pas e rikonfirmon edhe në shkallën e dytë, në Apel.

Erlis Hereni, me profesion Jurist, ish-specialist në Gjykatën e Lartë, ka paditur këtë të fundit për të kundërshtuar një urdhër që mban datën 21 Qershor 2013, të vetë Kryetarit të Gjykatës, Xhezair Zaganjorit.

Urdhëri ndërpreu në mënyrë të menjëhershme marrëdhënien e punës të juristit Hereni me institucionin e Gjykatës së Lartë.
Ndonëse shumëkujt do t’i dukej absurde një ndërrmarje të tillë, Erlis Hereni, e ndërmori këtë rrugë, me çdo kosto, për të vënë në vend një të drejtë shkelur nga kreu i institucionit që garanton interpretimin përfundimtar të ligjit për të gjitha çështjet gjyqësore, penale, civile apo administrative.

Në datë 24 Prill 2014 Gjykata Administrative në Tiranë, i dha të drejtë Herenit dhe detyroi me një vendim Gjykatën e Lartë ta shpërbleje atë për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës, çka në vetvete ligjëron me vendim shprehjen e bindjes se Kreu i Gjykatës së Lartë ka shkelur Kodin e Punës.

Në datë 19 Shkurt 2015, treshja gjyqësore e kryesuar nga Artur Malaj, në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, rikonfirmuan vendimin e koleges së tyre në shkallën e parë,duke hedhur poshtë apelimin e institucionit të Gjykatës së Lartë dhe duke lënë vendimin e Shkallës së Parë në fuqi.

Ndoshta për shkak se shkelja është flagrante apo ndoshta sepse në radhët e gjyqësorit ka edhe gjyqtarë të rinj të cilët vënë ligjin përpara gjithçkaje, edhe përpara favoreve brenda llojit, Hereni triumfoi në këtë beteje të tipit “Davidi kundër Golias”.

Në këto kushte, pyetja që do t’i vinte natyrshëm kujtdo në mendje do të ishte: “A do të bëjë Gjykata e Lartë Rekurs po në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit, dhe sa Jo-në konflikt interesi, do të ishte kjo situatë?!”

Gjithsesi, juristi duket se nuk e ka problem edhe përballjen brenda mureve të institucionit që çdo student i drejtësisë aspiron, por që për të u kthye në simbol të zhgënjimit profesional.

10 komente në “Juristi i shkarkuar nga Gjykata e Lartë, “rrëzon” Zaganjorin në 2 shkallët e gjyqësorit”

  1. x says:

    O Gazeta po clesh davidi kunder golias. Hereni eshte keshilltar i Sajmir Tahirit. informohuni.

    1. edona says:

      Thjesht i eshte shkelur e drejta dhe e fitoi çeshtjen Jo si keshilltari i Tahirit por si qytetar qe merr drejtesine e munguar . Px: informohuni.

  2. Suferina says:

    Pa perplasje te tilla s’ka si te pastrohet ky institucion nder me te rendesishmit dhe me te korruptuarit sot. Kam bindjen se as Sulltanet nuk e kane patur kaq te felliqur sistemin e drejtesise.

  3. faro says:

    Eshte gje e madhe qe po del, jo vetem Erlisi, si jurist sfidant per mbrojtjen e ligjit, por me domethenesja eshte se edhe dy gjyqtaret e gjykatave perkatse, jane pronosuar me vendimin perkates si te tille. Urooooooooj te jete keshtu! Shprese!!!!

  4. Bojken says:

    Nuk eshte fare i rendesishem gjykimi nga Gjykata e Larte sepse zoteria pasi te kete plotesuar shkallet e gjykimit ketu mund ta coje ceshtjen ne Strazburg ku sigurisht do gjeje te drejten

  5. Legal Consultancy says:

    O X- apo Y- apo Kushdo tjeter!

    Po ja eshte Keshilltar tani, edhe?

    Pse mo, gjyqtaret qe kane dhene vendimin, a thua do te kishin interes te ishin ne krahun e Kryetarit te Gjykates se Larte apo Ministrit te Brendshem???

    Pastaj Informohu ti X-so…
    Kur eshte dhene Vendimi i Pare ne 24 Prill 2014, Hereni ishte vetem Pedagog ne Fakultet!!!

  6. Demokrati says:

    Herenin e kam patur pedagog ne Juridik partime.

    Eshte vertet i Zoti, dhe per ket rast na pat folur ne auditor, ende pa qene ne Pushtet.

    pavarsisht se e kam kundershtar politik, ai e meriton, dhe ceshtja nuk ka lidhje me Tahirin!!!

  7. Albert says:

    Erlisi eshte djale shume i zoti. Jo vetem eshte nje jurist shume i afte por ai ka mbaruar edhe per gjuhe angleze dhe e zoteron ate ne menyre te perkryer. Ate qe te ka mesuar vete i padituri e vure ne zbatim: te kerkosh drejtesi ne gjykate edhe kunder padrejtesise qe ka bere vete gjykata. Sa bukur..!!!
    Bravo Erlis. So proud of you, buddy. You decided to give “the doctor” a taste of his own medicine.
    Me respekt
    Albert Sheqi

  8. linda says:

    zagarnjori, nuk eshte njohur ndonjehere per aftesi ne jurisprudence.do ish mire te degjonte disa lexione nga ish punonjesi i tij apo ndryshe nga juristi qe diti ta sfidoje. ka kohe te mesoje kryetari nga studentet e tij,, turp

  9. geg hyseni says:

    Ne cdo vend demokratik te botes ky pune dhenes me emerin Zaganjori duhet te jape doreheqeje te pa revokueshme pas ketyre vendimeve gjyqesore…Pa lere qe ishte edhe kandidat per president!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje