Vrau 3 pjesëtarë të një familje, burg përjetë Kastriot Zhubës

25 Shkurt 2015, 19:59Kronika TEMA

Gjykata e rrethit të Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm Kastriot Zhubën autorin e vrasjes së tre pjestarëve të një familje në Blinisht të Lezhë, ngjarje e ndodhur dy vite më parë.

Gjyqi ndaj tij është zhvilluar në mungesë pasditën e ditës së mërkure, ndërsa të pranishëm nuk ka qenë asnjë nga familjarët e të pandehurit, raporton Ora News.

Prokuroria e Lezhës kishte kërkuar ndaj Zhubës më herët burgim të përjteshëm, pasi ai është autor i vrasjes së tre përsonave të së njëjtës familje. Prokurori i çështjes kishte paraqitur prova të mjaftueshme që vërtetonin se Zhuba është autor i ngjarjes.

Si ka ndodhur ngjarja

Organi i akuzës ka bërë të ditur se mbrëmjen e 25 shtatorit të vitit 2012-të Kastriot Zhuba është konfliktuar me Fatjon Shtjefnin, pasi Zhuba i kishte hasur me automjetin e tijë Shtjefnin teksa po lëvizte në fshatin Blinisht. Kjo nuk është pranuar nga ky i fundit  i cili ka debatura ashpëe me Zhubën në ato momente. Kjo ka mjaftuar që 47-vjeçari Kastriot Zhuba të marrë armën automatik dhe ti drejtohet banesës së Shtjefnit. Ai ka qëlluar me breshëri automëtiku ndaj Fatjon Shtjefnit 24-vjeç, ndërsa me breshëri ka qëlluar edhe ndaj prondërve të tijë Rrok Shtjefni – 50 vjeç, Miranda Shtjefni – 50 vjeç të clët kishin dalë nga banesa e tyre për të mbrojtur të birin. E gjitha ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së viktimave në fshatin Blinisht  të Lezhës, ndërsa autori dhe viktimat ishin dhe fqinj me njëri tjetrin.

Kastriot Zhupa ka kryer vrasje edhe ne Itali

Në bazë të provave të paraqitura nga prokuroria e Lezhës gjykata vendosi burgim të përjteshëm për Kastriot Zhubën për vepren penale “Vasje në Rrethana të tjera cilësuese kundër tre përsonave” parashikuar nga neni 79 i kedit penal. Pasi kreu krimin e trefishtë Kastrot Zhuba arriti tju shpëtojë prangave të policisë, duke shkuar drejt Italisë.

Në shtator të vitit 2014-të Kastriot Zhuba do të ishte sërish protagonist i një ngjarje të rëndë në Milano të Italisë.  Zhuba dyshohet se është autor i vrasjes së Arben Kthellës dhe plagosjes së kushëririt të tij, Mond Kthella mbrëmjen e 18 shtatorit të vitit 2014-të, ndësa nga të shtënat mbeti i vdekur edhe një Marokien. Vetëm tre ditë pas kësaj ngjarje të rëndë të Itali policia arrestoi 47-vjeçarin teksa lëvizte me një automjet në Milano, ndërsa ky i fundit ju bëri rezistencë edhe uniformave blu.

Kastriot Zhuba u bë përsonazh killër në vendin tonë dhe në shtetin Italin, pasi ai akuzohet për 5 vrasje dhe një plagsoje, 3 prej përsonave të ekzektura tashmë janë faktuar për të cilin është vendosur edhe burgim i përjetshëm.

2 komente në “Vrau 3 pjesëtarë të një familje, burg përjetë Kastriot Zhubës”

  1. stela says:

    Gjynah, ta kishin liruar gjykatesit, do kishin bere goxha biznes me kete klient….

  2. berto says:

    Mire ja keni here ketij kafshe Te eger.tani e rrasni ne izolim
    Per gjith jeten.fatkeqesisht ne shqiperi ligji nuk eshte I barabarte per Te gjithe.mjafton Te shikosh cunin e aktores ,qe meriton denimin me varje,dhe Jo nje denim absurd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje