Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kallëzoi penalisht edhe kryetarin e bashkisë Peshkopi, Ilir Krosi.
Akuza për të është “shpërdorim detyre”.
Po me të njëjtën akuzë kallëzohen penalisht nga IKMT edhe kryeinspektori aktual i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Peshkopi, z. Gafur Gazidede si dhe ish kryeinspektorët e këtij inspektoriati, Halil Zhuka dhe Dilaver Drizi.
Janë të paktën 7 raste, kur këta persona nuk kanë vepruar sipas parashikimeve ligjore në fuqi, për ndalimin e punimeve të kundërligjshme të kryera në territorin e bashkisë së Peshkopisë, duke shkaktuar me mospërmbushjen e detyrimeve të tyre ligjore, dëmtimin e territorit.
Nga kryeinspektori dhe paraardhësit e tij të kallëzuar, nuk janë marrë masat përkatëse për parandalimin e këtyre punimeve të kundërligjshme, duke mos vazhduar procedurat ligjore dhe duke mosrespektuar afatet për zbatimin e vendimeve të marra.
Ndërsa nga ana e kryetarit të bashkisë, si Autoriteti i vetëm i Planifikimit në këtë bashki, nuk është marrë asnjë masë konkrete ligjore për të parandaluar ndërtimet e kundërligjshme, për të klryer kontrollin e zhvillimit të territorit dhe për të kryer drejtimin e zhvillimit të territorit.
“IKMT kërkon nga institucionet e drejtësisë edhe marrjen e masës së pezullimit nga detyra për kryetarin e Bashkisë Peshkopi dhe kryeinspektorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Peshkopi”, thuhet në deklaratën e institucionit.
Një ditë më parë u kallëzua edhe kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Bime. /a.b
keqperdorim i ligjit per qellime politike!