Killeri Kristi Pine vrau një javë pasi doli nga burgu, Gjykata e Elbasanit i fali 6 vjet

24 Shkurt 2015, 09:21Kronika TEMA

Kristi Pine, i arrestuar nga policia disa ditë më parë për një sërë vrasjesh, ka thënë se vrasjen e parë e ka kryer vetëm një javë sapo kishte dalë nga burgu.

Pine u lirua në mesin e qershorit të vitit të kaluar nga burgu i Bradasheshit të Elbasanit, pasi ishte dënuar me 3.4 vjet për vjedhje me armë.

Vetëm pak ditë më pas, më 25 qershor, ai ka shkuar në Shkodër, ku me urdhër të Admir Tafilit, të cilin e kishte njohur në burg, ka ekzekutuar Ibrahim Manin.

Ai ka thënë se këtë të fundit e ka vrarë në kopështin e shtëpisë së vet.

Kristi Pine u arrestuar në vitin 2012 për një vjedhje me dhunë, por, ndërsa Prokuroria e Elbasanit kërkoi dënimin e tij me 9 vite burg, Gjykata e Elbasanit e dënoi atë me vetëm 3.4 vjet burg, duke llogaritur këtu edhe kohën e paraburgimit.

Pinë tashmë ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë dhe ka rrëfyer një sërë vrasjesh të bëra nga ai dhe grupi në të cilin bënte pjesë.

Si të përfshirë në këto vrasje akuzohen edhe Alfred Qefalia dhe Aleksandër Gora, ndërkohë që urdhërat i merrnin nga Admir Tafili, që aktualisht ndodhet në burg./b.l

4 komente në “Killeri Kristi Pine vrau një javë pasi doli nga burgu, Gjykata e Elbasanit i fali 6 vjet”

  1. faik konica nga america says:

    hajt se edhe ky do ta haj kallupin e misrit ne byth!
    ky mendo se do ndryshoj identitet dhe do iki jasht shtetit!!!
    haa haaa
    bota esht e vogel sa nji gogel.
    vet policija do ta dekonspiroj ate dhe dikush do ti shkoj atje larg dhe ….
    “ha bar dhe kar !”

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Sistemi I drejtesise po I merr shpirtin atij vendi..Killera qe nuk marrin as gjysmen e denimit.. Ai ben vjedhje me dhune dhe denohet vetem 3.4 vjet..Hajde beje ne perendim vjedhje me dhune dhe ben minimumim 10 vjet per sjellje te mire.. Gjykata eshte mafja.. Ajo lejon minjte=killerat e saj te livadhisin duke I mbajtur peng dhe I leshuar kur te duan.. Policia dhe prokuroria nuk llogariten…
    Sali Sketerr Gadafi muhabeti..Toke e djegur..

  3. Para Laci says:

    Po ti denoje gjykata te gjith kriminelet me nga 10-20 vjet burg dhe te spastroje vendin nga kta, atehere nga kush tjeter do marr rryshfete gjykata?

    I jep nje denim 3-4 vjet gjykata jone dhe thote shko vrit prap, na jep nje shume te majme pastaj se ta ulim ne denimin me 3-4 vjet te tjera, mos ki merak.

    Rrofte drejtesia jone!

  4. bato says:

    I lumte bytha Tafilit qe edhe pse ne burg jep urdhera per vrasje. Ne vend qe te kalbet ne qeli derisa te jape frymen e fundi pa buke e pa uje, i lene edhe celular apo kompjuter apo edhe korriere qe merr e shpie lakme. Ka mbaruar shteti. Bota e ka vendosur rendin dhe ligjin permes forces e jo me lutje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje