Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan DIDI, së bashku me Drejtorin e Qendrës së Formimit Policor Bilbil MEMA, kanë zhvilluar një takim në ambientet e kësaj qendre , me kursantët për Patrullë të Përgjithshme të qarkut Tiranë të cilët po kryejnë praktikën në terren .
Drejtori i Përgjithshëm Didi , ka kërkuar nga kursantët më shumë angazhim , impenjim e iniciativë, për të ndryshuar mentalitetin e vjetër në Polici dhe për të implementuar filozofinë e re , për një polici në shërbim të komunitetit , për një shërbim sa më cilësor e me standarde të larta të komunikimit me qytetarët , me qëllim që t’i ofrojmë komunitetit, policinë që duam të kemi.
Më tej Drejtori i Përgjithshëm është ndalur gjatë në performancën e kursantëve , duke ju tërhequr vëmendjen në drejtim të komunikimit me qytetarët , të mbajtjes së uniformës, të angazhimit të tyre për të zbatuar në terren ato çka kanë mësuar gjatë pjesës teorike.
Më pas shumë kursantë kanë sjellë shembuj konkretë nga praktika që ata zhvillojnë në terren , si dhe janë shprehur edhe për vështirësitë që ata kanë hasur gjatë zhvillimit të praktikës.
Drejtori i Përgjithshëm Artan Didi theksoi se : Pavarësisht se mund të hasni vështirësi , ju nuk duhet të tërhiqeni e të bëheni palë me mentalitetin e vjetër, jeni ju dhe 500 kursantët e rinj që sapo kanë filluar studimet për pjesën teorike , gjenerata e re e Policisë që duhet të përmbysni me dinjitet e vendosmëri mentalitetin e vjetër në Polici , e të sillni një frymë të re , jeni ju ata që duhet t’i ndërroni imazhin Policisë së Shtetit duke e shndërruar këtë Polici në një Polici dinjitoze dhe të respektuar nga komuniteti.
Kam besim tek ju , se nuk do të pajtoheni me aktet korruptive, me abuzimin me detyrën duke shkelur të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, pasi këto veprime cnojnë rëndë imazhin e Policisë së Shtetit. Ju garantoj se jam shumë i vendosur për të larguar nga radhët e Policisë së Shtetit , cilindo punonjës policie që shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe çdo abuzim tjetër me detyrën .
Së fundi Drejtori i Pergjithshem i Policise Artan Didi iu ka kërkuar kursantëve qe te reagojne ndaj rasteve abuzive: Reagoni për çdo rast abuziv me detyrën të kolegëve tuaj dhe do keni tërë mbështetjen time si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe të Ministrit të Punëve të Brendshme Z. Saimir Tahiri , i cili ju ka mbështetur që në hapat e parë të fillimit të kësaj sfide. Respektoni qytetarët , liritë e të drejtat e tyre, mos abuzoni me detyrën, komunikoni më mënyrë të kulturuar, ofroni për qytetarët një shërbim sa më cilësor e bashkëkohor , mos u pajtoni e mos bini pre e akteve korruptive dhe jam i sigurt se do ta fitoni sfidën e përballjes me komunitetin.
Respekte per Didin, bravo!
Hiqni dore nga dhuma dhe mos kopjoni policet e Sales as SHIK un e Gazidedes.