Pas një video të shpërndarë në media dhe internet ku shihen efektivë të policisë që dhunojnë një qytetar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka reaguar menjëherë duke indentifikuar dhe pezulluar policët e përfshirë në ngjarje.
“Policia e Shtetit me të marrë dijeni për ngjarjen ka nisur menjëherë verifikimet, duke identifikuar punonjësit e policisë që janë përfshirë në të.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë këta punonjës u pezulluan nga detyra dhe ndaj tyre filloi procedimi administrativ.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit e konsideron këtë sjellje një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut si dhe një goditje të rëndë për imazhin e institucionit. Kjo sjellje është e papranueshme për standardin e shërbimit policor.
Megjithatë ajo është e sigurt se veprime të tilla të punonjësve të veçantë të policisë nuk mund të hedhin poshtë punën e institucionit në shërbim të qytetarit.
Policia e Shtetit falënderon qytetaret për sensibilitetin që ata tregojnë ndaj çdo shkelje dhe abuzmi me detyrën të punonjësve të policisë dhe njëherazi i fton ata që të denoncojnë çdo rast abuziv që konstatojne tek punonjësit e policisë në detyrë, me qëllim pastrimin e radhëve e Policisë së Shtetit nga punonjës që nuk kanë asnjë lidhje me misionin dhe detyrën që ka Policia e Shtetit.
Ne jemi të vendosur që së bashku me qytetarët t’a ngremë shërbimin policor në standardet e policimit demokratik”, thuhet në deklaratën për shtyp të policisë.
Për rastin në fjalë ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili përmes një statusi ka falenderuar qytetarin që bëri videon dhe denoncoi këtë akt dhune, ushtruar nga efektivët e policisë.
“Faleminderit qytetarit qe me videon e celularit çoi ne ndeshkimin e sjelljes se patolerueshme te patrulles se policise!Sa me shume te tilla!”, shkruan Rama në Facebook. /j.h
A e degjoje ndonjeher te shkarkohen nga detyra policet per kto gjera kur ishte ne qeveri “opozita me e fort ne rajon”?
o shoku plotesisht dakort me komentin tend,e mbani mend AGIM LLUPON pasi vrau salesh berisha e mbrojti dhe e nxorri pa lagur,ndersa lul BTHQ i bashkise e paisi me banese sociale,kurse bodja e piramidave te sudes i dha kredi te bute,a e merrni me mend se car behesh,shikoni tani si shkarkohen plerat qe ka pas emeruar bujar nshani-lul basha+patatexhiu flamur noka,ne kohen e PD gradoheshin dhe ngrieshin plerat e tipave si keto police e sot jane shkarkuar….
Sa me pak te tilla NGA policia doje te thoje z.krye minister apo jo..
Per mmendimin tim gabim qe policat denohen se ketu ke ne nuk marin vesh ne shqiperi vetem dajaku na ben mir neve
Jo ore se ua bejne mire. Po sikur te ishe ti apo vellai jot atje duke u rrare me shkelma, do te vinte mire?
Procedim administrativ per dike qe qellon me shkelm turinjeve?! Bravo! Qeveria dhe policia qe duam. Po per ato qe nuk filmohen si do te behet?!
Euforia e ”Carit” , s’ka kufi kur thote se ”jemi opozita me e forte ne rajon ” !!! Bre-bre , ky Lulushka
fluturon me preshe ne bythe … Any way …!!! Cfare trapi ! S’e gjeni ne keteplanet Toke ! O tempora,
o mores ! Quo Vadis ?????
Sa me shume dajak deshe te thonje?
Dil prape o Edvin se te doli rasti tjeter. Te rrofte Tahiri
Polict e shkret hall ti kapin se lirohen te mos i kapin lirohen merr vesh tani .
MUHABETE HORDHA PORDHA.
nuk eshte hall jo kape futi prangat nqs se ka faj fute brenda ose gjobe se nuk qellohet njeriu ashtu
a do ju vinte mire sikur ai djali te ishte femija juaj nuk zgjidhen hallet me grushte e shqelma
un me PD po rradhen e fundit per ps kan votu,edhe jam tropojan,se jan ca bythqira qe ofendojne ktu, tu thon maloket,horrat tropojan e ofendime te tjera,bravo edit e policise per kte qe bone,ska rendsi me cilen parti je,kshu duhet ti pergjigjem dhunes se policve nuk duhet te ndodh me,.