Gënje, gënje për ta mbajtur mjedisin me shpresë dhe për të shtyrë kohën në detyrë, duke bërë sikur po lufton seriozisht krimin. Kështu mund të përkufizohet me pak fjalë strategjia e komunikimit publik të Prokurorit të Përgjithshëm. Ai është shfaqur sërish, këtë herë nga Shkodra ku kish vajtur për të përuruar godinën e re të institucionit të akuzës, për të na kumtuar se shumë shpejt do të arrihet në përfundime lidhur me shpërthimet me tritol në kryeqytet. “Prokuroria shqiptare për të gjitha ngjarjet ka filluar dhe po vijon hetimet me të gjitha strukturat shtetërore që ka në varësi, policinë e shtetit, SHISH dhe besoj se shumë shpejt do të kemi të dhëna konkrete për ngjarjet për të cilat kanë shqetësuar dhe kanë tronditur vendin” ka thënë llalla këtë të premte.
Po a i duhet besuar?
Nuk ka asnjë dyshim se gjetja e autorëve të atentateve me tritol dhe sidomos e atyre që qëndrojnë pas tyre do të ishte një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Por kur bëhet fjalë për rastin e kryeprokurorit që prodhon lajme pa dhënë më pas rezultate, gjendja duket e trishtueshme. Lapsi.al i është rikthyer kësaj radhe arkivës së tij, për të parë të gjitha deklaratat bombastike të Adriatik Llallës në muajt e fundit…
Në maj të vitit që shkoi, gjatë një takimi analizë me krerët më të lartë të policisë së shtetit, për ti dhënë një hov të ri luftës kundër kriminalitetit, ai doli përpara gazetarëve dhe lëshoi lajmin bombë: “Takime si ky i sotmi janë shumë të rëndësishme për luftën kundër kriminalitetit në vend. Kemi në proces hetimi mjaft raste të rëndësishme, të cilat nëse do të rezultojnë të suksesshme mund të kenë ndikim të rëndësishme në ardhmen europiane të vendit”. Por interesimit të mëtejëshëm ai iu përgjigj: “Nuk mund të flas me emra”.
Vera kaloi dhe asgjë nga këto hetime nuk u konkretizua. Në rrejtën e prokurorisë, ra vetëm guvernatori Fullani, të cilin e braktisën të gjithë dhe më shumë sesa ndonjë punë e prokurorisë ku ishte një reagim pas faktit të kryer.
Në fillim të shtatorit Adriatik Llalla gjatë fjalës së tij në konferencën “Mbi korrupsionin e Shoqërinë” në Bukuresht nuk hezitoi sërisht të lëshonte deklarata të forta. “Aktualisht, krahas çështjeve që janë në gjykim, autoritetet hetimore shqiptare kanë nën hetim një numër të konsiderueshëm zyrtarësh, kryesisht të nivelit të lartë, që dyshohet se janë të përfshirë në veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës”, tha shefi i organit të akuzës.
Kaluan përsëri dy muaj dhe në 6 nëntor kryeprokurori vendosi të shfaqet në emisioninTop Story të Sokol Ballës. Ai theksoi se vendin po e pret një valë arrestimesh, që përfshijnë zyrtarë të lartë, ministra aktualë dhe ish ministra. Të pakëtn për një ministër aktual, Llalla tha se prokuroria e ka nën hetim për një ngjarje dhe shumë shpejt do të ketë lajme për këtë. Ai pohoi gjithashtu pas interesimit të gazetarit Balla se cështja e bankierit të vrarë Santo mund të ketë një një përfundim të shpejtë: “Hetimet e prokurorisë vazhdojnë me intensitet të lartë duke kërkuar mirëkuptimin tënd nuk mund të jap më tepër detaje për këtë ngjarje. Po ka mjaft pista ku dyshohet dhe që priten rezultate konkrete”.
Kanë kaluar disa muaj që atëherë, por edhe cështja Santo është në vend edhe cështja e ministrit aktual që po hetohet duket sikur është haruar.
Pikërisht këto deklarata pa substancë e bënë ish kryeministrin socialist Pandeli Majko që gjatë një përballje me kryeprokurorin në 14 nëntor, në komisionin e ligjeve, ta pyeste në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse thjeshtë po bënte politikë me qëndrimet e tij publike.
Në fakt kjo është pyetja që shtrohet realisht për shefin e institucionit të akuzës: a është shndërruar ai në një politikan, që thjeshtë manovron për ta pasur mirë me palët, pa pasur asnjë ambicie konkrete për të luftuar krimin?
Disa raste flasin pikërisht për këtë. Deri më tani të vetmit njerëz që janë goditur, madje me lëvizje spektakolare të papërligjura janë ish guvernatori dhe kreu aktual i bashkisë së Vlorës. Të dy, viktima të arrestimeve spektakolare dhe prej shumëkujt të pajustifikuara, janë njerëz që e kishin humbur krejtësisht mbështetjen politike. Ato ishin lëvizje që i pëlqenin shefit të shumicës Rama dhe nuk e shqetësonin aspak kundërshtarin e tij dhe përzgjedhësin e Llallës, Berisha. Pra pyetja që shtrohet është: a po sillet Adriatiku si një ekuilibrist, apo si një njeri i ligjit? Në favor të kësaj pandehme të parë janë edhe disa episode, si ato të krerëve të policive ndërtimore të qeverisë dhe të bashkisë Tiranë që u bënë në të njëjtën ditë. Po në të njëjtën ditë u shpall lajmi edhe për fillimin e cështjes penale të një deputeti të PD-së, Astrit Veliajt, me atë për procedimin ndaj deputetëve grushtaxhinj të PS-së, Ndoka dhe Nderu. Kjo lojë prej ekuilibristi e ka bërë Adriatik Llallën që megjithëse me ndonjë “kunjë” të vogël të mbështetet nga kryeministri. Ajo e ka ka bërë cuditërisht atë edhe të mbrojturin e Berishës, megjithëse ky i fundit në mëse një rast e ka akuzuar prokurorinë (por e ka vecuar atë personalisht) se vepron me urdhra politikë.
Me sa duket kryeprokurori e ka arritur qëllimin me strategjinë e tij që është në modë jo vetëm në prokurori: Të bëjë shou pa bërë punë. Të japë deklarata bombë, pa pasur rezultate konkrete. Ndoshta këtë bëri edhe së fundi kur paralajmëroi gjetjen e autorëve të tritolit. Edhe njëherë më shumë. Prandaj, me sa duket prej tij është e kotë të priten goditje të mëdha. Dërgim para drejtësisë për ministra dhe ish ministra. Adriatik llalla nuk ka forcë të godasë. Në të vetmin rast që e ka bërë realisht këtë, ka qenë kundër një vartësi të tij. Por edhe ky rast nuk mund të vërtetohet. Sepse për të tashmë kamerat janë fshirë.
(lapsi.al)
hiqni sunitet nga drejtesia,sepse nuk do te kete kurre DREJTESI!
T keqen lala t sumes tane t vogel.Qata paput greke ,me qat sume t trash,qi ti or pederastaqis ju rri ngjunj,kan hanger k.r sunitsh saqi ju dukte sikur me qene n parajs.Pra qat k.r,puthe qi t shptosh sic e kan puth paput ngreqi moj ezmere greke.
re ouussssssssttttttttt,palioarapi………
dikush ta fut ne shpelle kete njethundrak se dhe shqip nuk di…….
Kaci e ke knoq me kete shkrim te bukur, per dashurine e Papuve Grek per palloshin.
Kane punesuar shume Shqiptare me kete zanat.
ky esht nje hajdut dhe nje mashtrus ordiner
Gjithe ky mjerim, vjedhje, droge, Ndertime pa leje, Rruge qe jane marre parate, Banka e Shqiperise vjedhje maksimale, Klan qe eshte pasuruar direkt nga Qeveria, Gerdeci, vrasjet e 21 Janarit, vrasja e Komisar Lamajt, vrasja e Santos, cesjtja Remzi Hoxha qe ka 18 vjet qe zvarritet.
Te gjitha keto u barazuan me arrestin e Shpetim Gjikes.
Ne shqiperi ka 320 mije ndertime pa leje, dhe lapsi shkon direkt tek Shpetim Gjika.
Do ti fusim pak ujë Lane ketij Dhallës e do e shesim nebythore
Shume i drejte artikulli.
O Lapsi.al a e di ti se kush e ka pushtetin real ne institucionin e Kuvendit te Shqiperise; ne ate te Presidences; ne ate te Gjykates se Larte: ne ate te SHISH-it,; ne ate te Shtypit e Medias televizive; ne ate te Rruges se Kombit; ne ate te Detit Jon etj. etj.??? Epo Llalla e di mire se kush i ka.
KOS+H2O=Llalla kjo eshte formula nga e cila prokurori ka rrenjet!Eshte thjesht nje mashtrues si dhe pjesa tjeter e drejtesise.
kriminelin po e kape dhe e le dmthn qe i ke dhene jete te dyte dhe ata qe kane jete te dyte behen me te mire thote populli po nje pyetje:- ka njerez qe kane fuqi aq te medha sa ka zoti per te dhene jete te dyta njerezve, -mesa duket llalla po
Llalla eshte nje eunuk i Saliut dhe Shkelzenit dhe asgje me
shum. Te presesh drejtesi nga Llalla, Zaganjori, Jari pa mustaqe&KLD eshte si te presesh qe Saliu te shkoj vete ne gjykate te rrefej krimet e tija. Edi Rama po ke b..th pastro drejtesine, ndryshe mos na caj veshet shum se shoku i Berishes je dhe ti.
Presidenti dhe kryeprokurori shqiptare do ngelin ne histori, si dy merhumat qe ka nxjerrur vendi.
Nuk e di nese Llalla e di qe bomba plas e tritoli shperthen ?
LLALLA ESHTE PESHKAQEN PO SKA FUQI TE KAFSHOJ