Tre persona të maskuar kanë grabitur në hyrje të banesës së tij shtetasin Petrit Shtjefni, duke e goditur këtë të fundit me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:15 në afërsi të fabrikës së tullave në Grykë-Zezë të Lezhës.
Sipas policisë, tre autorët e maskuar që qëndronin në hyrje të banesës së Shtjefnit, banues në Grykë-Zezë, sapo ky i fundit ka zbritur ka zbritur nga mjeti i tij fuoristradë ML me targa AA898GU, i kanë kërkuar t’u dorëzonte lekët dhe sendet me vlerë që kishte me vete.
Por pas kundërshtimit të bërë nga ana e tij, autorët e kanë goditur atë me levë në kokë pa i shkaktuar dëmtime të rënda për jetën duke i marrë paratë dhe sendet me vlerë.
Krahas kësaj, tre të maskuarit i kanë marrë Shtjefnit armën e zjarrit tip pistoletë mod.54 me nr.13028817 të cilën ai e mbante me leje.
Pas ngjarjes, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, duke u larguar më pas në një zonë të pyllëzuar.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. /gj,k.
Petrit Shtjefni eshte vellai i pronarit te fabrikes se tullave Lezhe dhe gazetarit te njohur Zef Shtjefni.Ate e kane sulmuar skalionet politike te krimit te PD-se dhe Sali Berishes,te cilet jane hedhur ne sulm qe te destabilizojne vendin dhe te marrin pushtetin me dhune.Ne rastin e Shtjefnit kane patur dopio motiv:ti vjedhin leket pronarit te fabrikes dhe ti mbyllin gojen gazetarit kritik te xhihadistit Sali Berisha.Ky eshte sulmi i dyte qe i behet fabrikes se Lezhes.Heren e pare ne vitin 2008 i jane vjedhur e djegur zyrat.Por policia e Berishes fshiu provat dhe ndau 8 mln leket e vjedhura me hajduterit.Kete ka qellim ky sharlatan tu thote shqiptareve:ja cfare u gjene po te jeni kunder meje…