Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Emiljano Pelushin, të dyshuar si shkaktar të aksidentit të ndodhur pak ditë më parë, ku u plagos gazetari Çim Peka dhe humbi jetën Fleura Kola, vajza e ish- ambasadorit shqiptar në Romë, Llesh Kola.
Gjatë seancës të zhvilluar mëngjesin e sotëm, Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të vijuar hetimet në ngarkim të Pelushit nën masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Mësohet se ndaj këtij vendimi, ka reaguar edhe avokati mbrojtës i Pelushit. Sipas tij, shkaktar i aksidentit ka qenë drejtuesi i mjetit tjetër, pra gazetari Çim Peka dhe jo klienti i tij, prandaj dhe avokati i Pelushit njoftoi se do të apeloj vendimin.
Aksidenti ndodhi në datë 19 shkurt, rreth orës 20:10 minuta në afërsi të Mulletit, në aksin Tiranë-Elbasan, ku për pasojë humbi jetën një vajzë 29 vjeçare dhe u plagos gazetari Çim Peka dhe shtatsi Emiljano Pelushi.
29 vjeçarja Kola po udhëtonte në mjetin tip “ Benz Class” me targa AA 099 GB të gazetarit Çim Peka, kur janë përplasur me një mjet “Audi” me targa AA 566 HT.
Na e sqaroni pak ju Tiranasit si eshte kjo pune?
Ky Cimi c’pune pati me ate grua apo vajze qe u gjenden ne nje makine?
Pse keta te PD te gjithe bejne Ditlindjen ne Elbasan, dhe jo Tirane?
Cfare moteli qenka ne Krrabe, te pakten ta mesojme edhe ne?
Ka rrezik te kete gjakmarrje nga ndonje i familjes?
Ishte e martuar ajo vajza qe vdiq?