Amnesty International”, ka publikuar raportin e vjetor, ku në kapitullin për Shqipërinë evidentohen një sërë problematikash përsa i përket lirive dhe të drejtave të njeriut. Sipas “Amnesty International”, në Shqipëri vijon mosndëshkimi në rastet e torturës dhe keqtrajtimit në familje.
Në vëmendjen e raportit është edhe zhdukja në vitin 1995 e shqiptarit Remzi Hoxha, si dhe mos gjetja ende e trupit të tij, pavarësisht premtimit të kryeministrit Rama se ngjarja do të zbardhet dhe autorët do të dalin para drejtësisë.
Raporti ndalet edhe në tragjedinë e 21 janarit dhe vrasjes së Aleks Nikës, ku nënvizon se edhe pse kanë kaluar tashmë 4 vjet, hetimet vazhdojnë ndërsa për këtë rast janë vënë nën akuzë edhe ish-drejtori i Policisë Hysni Burgaj dhe zëvendësi i tij Agron Kuliçaj.
Remzi Hoxha
Amnesty Internatinal ndalet edhe tek zhdukja e trupit të Remzi Hoxhës, shqiptaro-maqedonasit të zhdukur në vitin 1995, duke e cilësuar këtë si një rast flagrant mos gjetjen e trupit të tij, pavarësisht premtimit të Kryeministrit.
“Vendndodhja e trupit të Remzi Hoxhës, një shqiptar etnik nga Maqedonia i cili u zhduk me forcë në vitin 1995 nga agjentët e sigurimit shtetëror, nuk iu tregua të birit, pavarësisht nga deklaratat e kryeministrit në vitin 2013 se vendndodhja e varrit të tij do të identifikohet.” thekson Amnesty International
21 Janari
Raporti risjell në vëmendje edhe tragjedinë e 21 janarit, si dhe rastin e vrasjes së një prej demonstruesve, Aleks Nikës. Sipas “AI”, rasti i vrasjes së Nikës është në hetim nga Prokurorët, ndërsa për mos arrestimin e 6 oficerëve të Gardës së Republikës, organi i akuzës ka ngritur akuza edhe kundër ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Hysni Burgaj dhe zëvendësit Agron Kuliçaj.
“Prokurorët shqyrtuan rastin e Aleks Nikës, një demonstrues i cili vdiq pasi u qëllua gjatë demonstratave kundër qeverisë në janar të vitit 2011 në Tiranë. Në muajin maj, oficerët e policisë të cilët dyshoheshin për keqtrajtimin e disa demonstruesve gjatë dhe pas protestave, u morën në pyetje.
Në korrik, prokurori shtetëror ngriti akuza kundër ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së dhe zëvendësit të tij për dështimin e arrestimit të gjashtë oficerëve të Gardës së Republikës të dyshuar së kanë shtënë kundër demonstruesve.” theksohet në raport
Dhuna në familje
“Amnesty International” nënvizon se në vendin tonë deri në fund të muajit shtator, 3 mijë e 94 raste të dhunës në familje janë raportuar në polici, ku gratë ishin viktima në shumicën dërmuese. Por vetëm një e treta e rasteve (rreth 1 mije e 200) iu nënshtruan procedurave penale.
Siç thuhet në raport, nga këta 3 mijë e 94 raste, rreth 1 882 gra në Tiranë kanë kërkuar masa mbrojtëse në procedura civile, por në Gjykatën e Qarkut në Tiranë, më shumë e dy të tretat e kërkesave janë tërhequr apo ndërprerë. Ndërsa në rastet kur janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes, shpesh nuk janë zbatuar.
“Në qershor Këshilli i Lartë i Drejtësisë publikoi një përmbledhje të rasteve të dhunës në familje nga 38 gjykata dhe ndryshimet e rekomanduara në ligjin dhe praktikën gjyqësore. Ai gjeti se procedurat penale ishin të ngadalshme dhe gjykatat shkelnin afatet procedurale shqyrtimin e urdhrave të mbrojtjes dhe dhënien e vendimeve”.
Komuniteti rom
Sa i përket strehimit të komunitetit rom, raporti shprehet se në muajin shkurt, Ministria paraqiti një strategji të re të strehimit për të përfshirë romët dhe egjiptasit, për të nxitur legalizimin e strehimeve joformale dhe për të përmirësuar qasjen në ujë të pijshëm dhe kanalizime.
Në raport flitet edhe për rastin e mbi 50 familjeve rome, të dëbuara nga Rruga e Kavajës në Tiranë, dhe ku u vendosën në Shishtufinë në tetor të vitit 2013. Por sipas raportit, kushtet në qendër, që ndodhet larg burimeve të punësimit dhe shërbimeve elementare, ishin të papërshtatshme dhe nuk ishin në pajtim me standardet ndërkombëtare të strehimit. Po ashtu theksohet edhe protesta e rreth 100 familjeve rome të rrezikuara për t’u dëbuar nga Selita në Tiranë, në ditën ndërkombëtare të Romëve në muajin prill.
Lidhur me të njëjtin problem, Amnesty International ndalet edhe tek peticioni i nënshkruar nga 6 mijë romë dhe egjiptianë, që bënte thirrje për mbrojtje procedurale kundër dëbimit të detyruar dhe strehim të përshtatshëm alternativ.
“Qeveria dështoi të garantojë të drejtën ligjore të jetimëve të pastrehë për përparësi në strehimin social. Në muajin maj në ditën kombëtare të jetimëve, ata protestuan duke kërkuar qasje në arsim dhe strehim dhe duke e cilësuar tallëse mbështetjen sociale të siguruar nga shteti”.
Dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve
Edhe greva e urisë së ish-të përndjekurve është pjesë e raportit vjetor, ku sipas “AI” qeveria ka dështuar të kompensojë këtë shtresë të popullsisë.
“Ish të burgosurit politik organizuan një grevë urie për shkak të dështimit të qeverisë për kompensimin e drejtë për burgosjen e tyre nga qeveria komuniste ndërmjet viteve 1944 – 1991, kur mijëra veta ishin burgosur apo dërguar në kampe të punës ku u ishin nënshtruar torturave dhe keqtrajtimeve” .
Azilantët
Sakaq, menaxhimi i kufirit dhe klandestinëve të shumtë të kapur në vendin tonë, janë pjesë e raportit, ku sipas tij, nën trysnin e BE-së, mbi 500 emigrantë të paligjshëm janë arrestuar në 6 muajt e parë të vitit 2014. Por nga ana tjetër, rreth 12 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil politik në vendet e BE
“Nën trysninë e Bashkimit Evropian, Shqipëria zhvilloi një strategji të re të menaxhimit të kufirit. Mbi 500 migrues të paligjshëm dhe refugjatë, përfshirë sirianët, janë arrestuar në periudhën ndërmjet janarit dhe qershorit. Të tjerë janë kthyer në Greqi pa qasje në procesin e strehimit. Deri në fund të muajit shtator, mbi 12 mijë shqiptarë kanë paraqitur kërkesa për strehim në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, duke paraqitur si shkak dhunën familjare dhe diskriminimin ndaj komunitetit LGBT dhe romëve”.
Familjaret e te ndjerit REMZI HOXHA duhet te kuptojn e besojn se kjo qeveri nuk ka vullnetin te znardh krime te karakterit mbarkombetare se jo se nuk i ka mjetet por i anashkalon me qellim .Kurse per 21 janarin mos te presin kot familjaret ne venien e drejtesis se si KRIMINELI SALI BERISHA qe urdheroj vrasjet dhe PSIKOPATI EDI RAMA ka fakte dokumenta biseda midis te dyve per ta len ne hares.Ka kercenime prokuroresh direkt nga EDI RAMA qe kjo te mos zgjidhet arsyeja se BE pasi nje hetimi te pavarur te ceshtjes i ka nisur EDI RAMES nje shkres teper sekrete me dt 10.01.2014 ku analizohen shkaqet qe cuan ne kete ngjarje tragjike dhe ne fund thuhet shkaktar te kesaj ngjarje tragjike eshte direkt per vrasje SALI BERISHA dhe si nxites i kesaj ngjarje tragjike EDI RAMA.SALI BERISHEN e kerkoj ne burg me akuz vrasje kurse EDI RAMA dhe BESNIK BARE largim pergjithmon nga politika e poste drejtuese publike por EDI RAMA kete leter ne nje takim te fshehte me SALI BERISHEN ja jep e bien dakort qe te mos zbardhet dhe thjesht ta zvarisin gjoja me veshtiresi mbledhje faktesh kur te gjitha faktet i jan servirur si nga ekspert te BE dhe nga prokuroria shqiptare.Asgje nuk do zbardhet deri sa keta 2 kriminel veprojn bashke ne heshtje.Si u la ne hares vrasja e ARTAN SANTOS ku familjaret kan bere padi ne prokurori se organizatori i vrasjes eshte EDI RAMA me mbeshtetjen e TAHIRIT dhe DIDIT qe e din ku jan vrasesit por nuk i arestojn se kan frik se mos flasin .Besoni akoma tek EDI RAMMA??? Deri kur ???
Po Gerdecin e harruat “pa dashje”, o dishepujt e Sorosit?
Jane krimet më të zbardhura. Dihet kush i urdheruar, kush i ka zbatuar urdherat e ekzekutimit.
Urdheruesi eshte Sali Ram Berisha.
1.Per vrasjen e Remzi Hoxhes ka urdheruar te ndjerin Gazidede, ekzekutuesit dihen, kane dale edhe ne gjyq, por nuk jane denuar se gjyqtaret jane te korruptuarit e Berishes.
2. Per vrasjen e 21 janarit ka urdheruar ish komandantin e Gardes, qe kane dale ne gjyq por nuk eshte denuar nga gjyqtaret e korruptuar te sali Berishes.
ARRESTONI SALI KRIMINELI LULZIM BASHEN DHE GJENI TE VERTETEN SA TE JENE JASHTE KETO SHQIPNIJA KA MARRE FUND
Ja ua futi rama sa krahu u bashkua dhe me Meten bashkpunim i papare.mire tna behet kyr gjen budallenj.e perseris duhet nje revulucion patrioto-qytetaresk jo fshatare dhe ta djegi ket vend dhe o te behemi o te shkojm ne pidhtesemes.
Turp……Turp……….Turp……….
Nese jan te verteta cfar shkruan or sh. gj ,vetem bomba atomike mu ne parlament shpeton Shqiperin …………….
21Janari!!! Po ku ka bythe ky kari gjate te zbardhe ate ngjarje… eka zene per koqe Ilir Meta.