Tomi Misha: Hysenit i godita vetëm gomën e makinës, më rrahu barbarisht dhe më thoshte “do të marrim shpirtin”

24 Shkurt 2015, 12:08Kronika TEMA

Tomi Misha, personi që u bë objekt i dhunës nga ana e policëve në Korçë, ka rrëfyer për herë të parë ngjarjen.

Ai thotë se i kishte goditur pa dashje gominën e makinës zëvendësdrejtorit të Policisë së Korçës, Arben Hyseni.

Ky i fundit më pas ka thirrur punonjës të tjerë të policisë, që e kanë marrë zvarrë dhe e kanë futur në makinë Mishën, duke i nxjerrë shpatullaën nga vendi.

Misha thotë se kanë rrahur për disa orë në komisariat, ndërkohë që Hyseni i thoshte se”do të marr shpirtin”.

Makinën e zv. drejtorit e godita tek goma rezervë.

Pas ngjarjes i kërkova të falur, por Hyseni më kërkoi të hyja në makinë.

Pasi hyra në makinë erdhën dy policët Memelli e Blushi, të cilët më dhunuan dhe më nxorrën krahun shpatullën kur më çuan në komisariat.

Zëvendësdrejtori Arben Hyseni më rrahu për disa orë.

Gjatë kohës që më godiste, Hyseni më thoshte do të ta marr shpirtin”, ka thënë Misha.

Hyseni dhe dy punonjësit e tjerë të policisë tashmë janë përjashtuar nga Policia e Shtetit, ndërkohë që Prrokuroria nuk ka nisur asnjë hetim ndaj tyre, edhe pse dhuna është bërë publike./b.l

5 komente në “Tomi Misha: Hysenit i godita vetëm gomën e makinës, më rrahu barbarisht dhe më thoshte “do të marrim shpirtin””

  1. endry says:

    EDHE THOJNE QE PROKURORIA PO BEN DETYREN E VET… EDHE PSE PERJASHTOHEN NGA POLICIA ATI KRYETARI HAP NJE POLICI PRIVATE DHE PRAP BEN SI I FORTE… POR JANE KORCARET TE BUTE SE SKAM DEGJUAR NDONJE HERE QE POLICI RRAHU NDO KEND NGA VERIU…!!

  2. shaban says:

    Nuk e ha ujku kelyshin e vet.

  3. frank says:

    O Tomi po ti pret drejtesi ne halen e ballkanit??
    aty u vrane njerezit kot fare ne rruge me 21janar dhe akoma tallen me ta.aty po vriten me keq se ne siri kane 25 vite.u vra burri i botes ne mes te tiranes dhe ishte bankier i fuqishem dhe bejne sikur nuk dine gje.faji eshte i yti Tomi hapy syte se po preke gyzelat ata te vrasin per nje fjale goje.shiko historine e tyre te mesosh se dallimi mes tyre dhe majmunit eshte se keta flasin shqipen.

  4. Lumi says:

    Cfare do lloj gjeje te kish bere ky njeri, nuk rrihet tjetri a thua se te ka vrare ndonje nga te shpise, pasi menyra se si e qellonin ata, ishte tamam sikur ky kish vra ndonje te aferm te policit. Turp per cfare na shohin syte dhe per cfare i tregojme botes se cfare jemi ne ne gjendje te bejme. Keta monstra, jo vetem qe duhen cuar per ndjekje penale, por edhe duhen futur ne Burg qe te behen shembull per monstrat e tjere qe ka ne polici. Po Drejtori i Pergjithshem cfare pergjegjesie ka, se ai akoma sna i ka shpjeguar akoma vete.

  5. seriozisht says:

    Duhet dhalli te behet uje qe te krijohet normalitet ne hetim dhe ne drejtesi rjedhimisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje