Tritol një fast food, nuk ka të lënduar

25 Shkurt 2015, 09:35Kronika TEMA

Një shpërthim me lëndë eksplozive tritol është shënuar në orët e para të mëngjesit në një Fast Food në zonën e Saukut në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15 të mëngjesit të sotëm, ku lënda eksplozive është vendosur në Fast Food-in në pronësi të shtetasit A.P.

Si pasojë e shpërthimit fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet, nga ku është zbuluar se biznesit  i është vendosur një sasi prej 50 gram tritol. Nga ana e tyre, uniformat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së Fast Food-it. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje