Prokuroria ka konfirmuar arrestimin e dy kushërinjve të Emirjon Gjutës, ndërsa bën me dije se ka arrestuar edhe dy persona të tjerë.
Ndërkohë, dy të dyshuar të tjerë janë shpallur në kërkim.
Këta persona akuzohen si përgjegjës për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të Saimir Tahirit.
“Në vijim të hetimeve, në datë 25 shkurt 2015, Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale “veprave me qëllime terroriste” , “krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “kryerjes se veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” për:
Lumjan (Emiljano) Matmuja, dtl. 1988, (ekzekutuar vendimi i gjykatës nga Policia)
Ernest Gjuta, dtl. 1991 (ekzekutuar vendimi i gjykatës nga Policia)
Kamber Bruka, dtl.1984, (ekzekutuar vendimi i gjykatës nga Policia)
Erjon Dule, dtl.1982, (ekzekutuar vendimi i gjykatës nga Policia)
Emirjon Gjuta, dtl.1991 (ky shtetas gjendej deri ditën e djeshme nën masën e sigurisë “arrest me burg” me afat, i dyshuar fillimisht për veprën penale të “veprimeve që pengojnë hetimin”)
Vladimit Gjuta, shpallur në kërkim
Baftjar Bruka, shpallur në kërkim
Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim midis tyre në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, dyshohet se kanë kryer përgatitjen, vendosjen dhe shpërthimin e pajisjeve bombë të telekomanduara me celular në farmacinë e shtetasit Bashkim Tahirit si dhe vendosjen e lëndës shpërthyese në stacionin e autobuzëve në Rrugën “Muhamet Gjollesha”.
Prokuroria për Krime të Rënda po vijon hetimet për dokumentuar plotësisht dyshimet mbi veprimtarinë kriminale të këtyre personave”, thuhet në një deklaratë të prokurorisë./b.l
***…nje proverb gjermane thote:Kush ka tre armiq,se paku me njerin duhet te pajtohet.Dhe hetuesia me njerin duhet te bashkepunoje ,me mire eshte te njohesh armikun se mikun.Z.Tahiri kush s’ka armiq nuk ka as lavdi.Armikut dhe eres tregoi gjoksin,ju falenderoim per luften ndaj krimit dhe ju mbeshtet tere [email protected]@@@@@@@@@@@@@@@
KOT SA I KAPIN KETO JANE VEPRIME QE MBYLLIN HEMORRAGJI PO KUR IDEATORI, HARTUSI , PLAGOSESI DHE MBJELLSI I PLAGEVE FLET ME GJUHE VRASTARE NGA KUVENDI I SHQIPERISE SA HERE TI DOJE INTERESI PER TE JASHQITUR CFARE TI PRODHOJE ZORRA POLITIKE -I CERTIFIKUAR DHE I LEJUAR NGA LILI PUTI KRYETARI I PARLAMENTIT
Shqiperia do shpetoje kur kumbari i mafies ‘Partia e Delinkuenteve’, horri sali berisha, te perfundoje ne litar!
Per z,Flamuri Vlore ,,,!
Mbeshtes komenti tend e respekte por do shtoja se eshte e domosdoshme qe hetimet te vertetojne ,se krimi i rastit ka jo vetem shtrat politik por edhe mbeshtetje politike per te penalizuar doren qe vepron pas shpine .Si dhe pergezime policise e mbeshtetje totale si qytetar asnje leshim krimit kudo ku ai cfaqet,,!