Sherr për motive të dobëta, parandalohet një vrasje në Elbasan

27 Shkurt 2015, 11:30Kronika TEMA

Parditen e sotme nga Policia e Elbasanit është bërë i mundur parandalimi i një vrasjeje.

Efektivët blu pas një sherri banal mes dy personave kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Mithat Selim Ballhysa nga Elbasani.

Arrestimi i tij u bë pasi kërcënoi me armë shtetasin me të cilin u përfshi në konflikt, Artenis Shkurti.

Në momentin e arrestimit, Ballhysës iu sekuestrua arma e zjarrit,  pistoletë e tipit TT  në cilësinë e provës materiale./j.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje