Në gjyq për vjedhje të energjisë edhe një...86-vjeçare

27 Shkurt 2015, 16:28Kronika TEMA

Hatire Piciri, 86 vjeçe është një ndër 190 të akuzuarit që janë të pandehur aktualisht në Gjykatën e Tiranës për vjedhje të energjisë elektrike.

E moshuara që jeton vetëm në Tiranë dhe duket se ka probleme me kujtesën, akuzohet se në daten 30 tetor 2014 ka rilidhur energjinë elektrike, e cila i ishte ndërprerë për shkak të faturës prej 700 mijë lekë të papaguara, raporton TCH.

Por Hatireja ndjehet e habitur nga kjo akuzë.Per të gjyqi eshte thjesht nje ballafaqim, prej te cilit ajo kerkon te qe dale e verteta, per te cilen ajo po proteston ne menyren e saj duke shperfillur kerkesen e Gjykates per t’u paraqitur.

Në seance ishte e pranishme vetëm mbesa e 86-vjeçares, Irena Bezhani, e cila perveçse merakoset për shëndetin e gjyshes, nuk di as si ta bindë atë se duhet të paraqitet në gjykate.

Gjyshen e mbajtën në rajon dhe pas dy orësh qëndrimi aty, dëgjuam talljet e policëve dhe tani ka frikë të shkojë sërish në ambiente të tilla. Edhe sot ishte keq me gjendjen shëndetësore. Nuk di si do t’ia bëj për ta sjellë në gjykatë“, thotë mbesa.

6 komente në “Në gjyq për vjedhje të energjisë edhe një…86-vjeçare”

  1. Kapter Jari, jo presidenti says:

    Ti falet urgjent , po urgjent fare kjo fature kesaj gruaje.

  2. . says:

    Pse habiteni ?

    Guxoni t’a beni kete gje ne Bote dhe do shihni ku do perfundoni.
    Ligji vepron njesoj per te gjithe.

    Mjaft shtet “rrumpalle”, lerini kafenete dhe llafet
    por shtrojuni punes o shqiptare te “pa gdhendur”.

  3. XB says:

    Ja QR,ketu bredhin kriminelat qe kane vrare e vjedhur miliona dhe futet ne burg nje plake e shkrete!!!!!!

    Ja QR, Rilindjes dhe te gjitheve ketyre qe po tallin byth… me shqiptaret e shkrete

  4. qytetari says:

    KJo histori nuk ka te beje me gruan 86 vjecare sa ka te beje me gjndjen e nje vendi me emrin Shqiperi qe gjegrafikisht ndodhet ne Evrope por qe menderisht dhe realisht qeveriset si me qene Afrike.

  5. mali says:

    O ti lehes me pagese qe e ke nikun pa identitet,ku e ke ligjin per kapot qe vjedhin me bllok e pa bllok, perse nuk thua qe qeveria te kapi keta birbot qe kane drejtuar dhe drejtojne Shqiperine dhe vjedhin parate e bankes, qe po shesin HEC E MINIERA DETE DHE LUMENJ, dhe nuk po u hyn gjemb ne kembe. Na tregon ligjin per pleq 86 vjecare?!

    E di pse bejne ata keshtu ? sepse ka koqe si puna jote.

  6. Gattamelata says:

    Per ca kjo qeveri po behet me katolike se Papa…per ca…me e shthurur se burdellot ne Kongo…relativitet tragjik…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje