Prokuroria e Përgjithshme: Nuk komentojmë deklaratat e Tom Doshit

2 Mars 2015, 16:30Kronika TEMA

Prokuroria e Përgjithshme nuk komenton akuzat e lëshuara nga deputeti socialist Tom Doshi, i përjashtuar tashmë nga radhët e Partisë Socialiste.

Në një prononcim për Ora News, këshilltari i prokurorit të përgjithshëm, Albi Serani u shpreh:

“Nuk komentojmë deklaratat e Tom Doshit”.

Tom Doshi hodhi akuza në drejtim të kreut të Kuvendit, Ilir Meta, se ka urdhëruar eleminimin fizik të tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi.

Ai tha më tej se për këtë ka vënë në dijeni mes të tjerëve edhe kryeprokurorin Adriatik Llalla.

4 komente në “Prokuroria e Përgjithshme: Nuk komentojmë deklaratat e Tom Doshit”

  1. Dielli mbi Korab says:

    Kush eshte Tom Doshi?????

    ja disa te dhena qe mundesh me i siguru.
    Mosha 49 vjeç
    I diplomu ne Drejtesi ,por ne çfare viti dhe ne cilin Universitet nuk dihet.

    1993-2005: Administrator i Përgjithshëm i firmës së Ndërtimit “Aldosch” sh.p.k.
    Por ajo qe te ben pershtypje eshte se;

    2000-2005: Drejtor i Përgjithshëm i Industrisë Farmaceutike “Profarma” sh.a. dhe Industrisë së Qumështit “Ajka” ketu duhet kerku pasurimi i Tomes??
    Cfar e bashkon me Fatos Nanon dhe çfar e ndan me Ilir Meten???????????

  2. Hm... says:

    ju nuk komentoni asnjehere, ju jeni me politik se politika, … marrshojme drejt BE!

  3. adriatik lalla says:

    po cfare te komentoje adriatik llalla aman ?

  4. qytetari i jugut says:

    lal adriatiku mund te beje dicka, ta therrase ne prokurori tomin se ka boll per cfare ta pyese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje