Asnjë prej të arrestuarve s'pranon autorësinë për vendosjen e tritolit në farmacinë e Bashkim Tahirit

1 Mars 2015, 16:46Kronika TEMA

Katër të arrestuarit për aktet terroriste për ngjarjet e 10 shkurtit në kryeqytet nuk kane pranuar asgje ne polici.

Në prani të avokatëve mbrojtës, në ambientet e Drejtorisë së Policisë Lumjan Matmuja, Kamber Bruka, Ergest Gjuta dhe Erjon Dule nuk kanë pranuar akuzat e prokurorisë.

Ata janë pyetur veçmas nga njëri-tjetri, por kane mohuar implikimin në ngjarjet e orëve të para të mëngjesit të datës 10 shkurt, raporton ABC.

Mësohet se të 4 të dyshuarit kanë dhënë versionet e tyre për vendndodhjen në kohën e ngjarjeve të ndodhura në kryeqytet.

Por burime nga prokuroria per krime te renda thane se me ndihmën e kompanive telefonike jane siguruar të gjitha lëvizjet e 4 të arrestuarve dhe dy të tjerëve të shpallur në kërkim mëngjesin e datës 10 shkurt.

Sipas ketyre te dhenave, hetuesit dyshojnë se ka qene Lumjan Matmuja që ka vendosur lëndën plasëse ne farmacine e Bashkim Tahirit.

Të dyshuarit Kamber Bruka dhe Erjon Dule mendohet se kanë vazhguar rrugët nga ka kaluar me biciklet Matmuja për vendosjen e eksplozivëve.

I dyshuari Ernest Gjuta dyshohet se ka siguruar kartat e telefonit dhe aparatët celular nëpërmjet, Emirjon Gjutes.

Ndërsa personi i shpallur në kërkim Baftjar Bruka, sipas prokurorisë dyshohet se ka siguruar lëndën plasëse dhe montimin e tyre, të cilat janë aktivizuar nga Vladimir Gjuta njëherazi organizator i këtyre akteve terroriste.

5 komente në “Asnjë prej të arrestuarve s’pranon autorësinë për vendosjen e tritolit në farmacinë e Bashkim Tahirit”

  1. eduart says:

    Keta jane vetem ushtaret e Altin lames,ai i jep urdhat te gjithe killerave,pore shteti ska byth ti bej gje atij,prandaj duhet te mblidhen te gjithe kunder krimit sepse eshte shume e vertet se keta persona do ti kthehen po shtetit,dhe ketyre indiviteve qe sot po drejtojne,pore kure te jene ne opozit do i paguajne gjoba te gjithe Altinit

  2. . says:

    Maloket po shkaterrojne, djegin, vjedhin dhe vrasin Shqiperine.
    Nese nuk izolohent kjo “race” Shqiperia do vuaj dhe shuhet e terra.

    Enveri e berri “zap” keta shpellare pa kulture dhe te pandreqshem.

    1. baroni says:

      te q*fshin familjen maloket ty grek muti

  3. . says:

    Mos i leshoni deri sa te thone “emrin e vertete” qe i nxit keta shpellare.
    Populli e di, ashtu sic ka thene dhe Izet Haxhia .. Ai eshte “SALI-TRITOI”.

  4. dadad says:

    ku i gjeten leket keta persona qe paskan vile ne mes te tiranes makina te blinduar hotele kazino etj ? si ka mundesi qe jane te dyshuar per vrasje biznesmenesh trafiqe droge armbajte pa leje dhe te tjera krime dhe nuk kane bere as nje dite burg ?!! ministri e di shume mire kush jane keta dhe nese nuk i eleminon kane per ta eleminuar prandaj uroj ti zhduki te gjithe qe nga pleqt deri te te rinjt e ketij klani fisnor qe nuk shkeputet dot nga mesjeta,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje