Një shtetas, i cili ka tentuar të korruptojë policët e qarkullimit rrugor, të cilët e ndaluan pasi po i jepte makinës në gjendje të dehur është arrestuar nga policia.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 minuta të datës 1 mars në vendin e quajtur kryqëzimi i “Vasil Shantos”.
22 vjeçari Donald Nela, pasi është ndalaur nga policia, për t’iu shmangur gjobës ka tentuar tu japë punonjësve të Policisë shumën prej 3000 lekësh, me shpresën se policët do e linin të ikte.
Por nuk ka ndodhur kështu.
22 vjeçari, i cili po drejtonte automjetin në gjendje të dehur është shoqëruar për në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Qarkut Tirane.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me një të ri tjetër. Tedian Z, 20 vjeç është pikasur nga policia teksa ka qarkulluar në sens të kundër me tabelat e qarkullimit. Ai është ndaluar menjëherë pas shkeljes dhe pas dyshimeve se ndodhej nën efektin e alkoolit i është kërkuar shoqërimi për në komisariat. Ka qenë ky momenti kur i riu ka nxjerrë një 500 lekëshe për të korruptuar policët me shpresën se do ta linin të ikte.
Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale te “Korrupsioni aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal./j.h
Eshte arrestuar se i jepte makines i dehur ndersa per dhenien e ryshfetit e paskan konsideruar esell.
SHYQYR ZOTIT PO VIHET PAK RREGULL