Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zgjedhur të shmangë deklaratat publike dhe nuk komentoi megjithë interesin e mediave, akuzat e deputetit Tom Doshi, i përjashtuar një ditë më parë nga PS-ja.
Ministri Tahiri ishte në një aktivitet në Durrës, në kuadër të ndërgjegjësimit të nxënësve të shkollave të mesme, për të ulur numrin e aksidenteve rrugore.
Ministri deklaroi se të rinjtë dhe drejtuesit e mjeteve duhet të ndërgjegjësohen për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Ai shtoi se vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, janë 2 herë më të larta së vrasjet.
“Unë e kuptoj që t’u flasësh të rinjve për rregullin, sigurinë, respektimin e shtetit ligjor e të tjera si këto, mund të duken shumë më pak interesante, shumë më pak tendencë, sepse sigurisht, është më modë të shkosh në një festë, të pish një gotë, t’i hipësh makinës. Të duket sikur e jeton jetën më mirë në këtë mënyrë. Të duket sikur je pjesë më integrale e shoqërisë. Për këtë kemi gabuar në vazhdimësi duke ndërtuar modelin që nuk duhet. S’ka pse të jetë në tendencë mosrespektimi i ligjit apo sjellja në kapërcim të kufirit të ligjit, sesa sjellja siç duhet për të edukuar veten dhe për të edukuar të gjithë ata që janë krah teje për të respektuar ligjin, për të garantuar sigurinë e secilit prej jush dhe të tjerëve”, u shpreh Ministri i Brendshëm.
Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, duke sjellë një përvojë jetësore u ka apeluar të rinjve të mos rendin pas shpejtësisë. Djali i tij u aksidentua pak muaj më parë dhe rrezikoi seriozisht jetën.
Po Gjushin nuk do ta coje ne gjyq Rilindja???!!! Jo per gje, po nja dy pallate jane ndertuar mbi det si puna e pallatit te Lulit ne Vlore…
Po pse mo Gjushi, kur i blen cunit 18 vjec, makine te re 30 mije euro cfare prisje ti???