Rama: Të vendosur të shkëputemi nga politika e krimit. Kjo farsë na turpëron të gjithëve

5 Mars 2015, 13:05Politika TEMA

Kryeministri Rama pas përfundimit të seances plenare dha një prononcim për mediat, ku tha se qeveria që ai drejton është e vendosur të shkëputet nga politika e krimit.

“Më vjen keq që shqiptarët janë të detyruar të dëgjojnë rrjedhjen e ish-kryeministrit. Dua ta shpreh shumë sinqerisht, është për të ardhur keq që Shqipëria sot jo vetëm që nuk nuk ka opozitë, por ka një opozitë  që ka braktisur misionin e saj.
Shqipëria do të ndahet nga politika e krimit.
Sa i përket çështjes konkrete, Berisha na dha hapur atë që ka qenë për të gjitha vitet e qeverisjes së tij standardi, një njeri në krye të pushtetit që i mbylll gojën Prokurorisë dhe ende sot ka lënë pa përgjigje 21 janarin, shumë e shumë drama dhe skandale të tjera korruptive.

Ne kemi standard tjetër, që është i shpallur dhe mbi të cilin jemi të vendosur të ecim përpara.

I takon drejtësisë të zbardhë të vërtetën e kësaj farse që na trupëron të gjithëve, merreni me mend se çfarë dëgjojnë dhe kuptojnë nga kjo marrëzi partnerët ndërkombëtarë.

Tahri nuk ngriti akuza, por çmontoi akuzën e ngritur.

Në këtë farsë është përfshirë një tufë personazhesh dhe asnjë nga ne nuk synon të përfitojë për përkatësinë familjare me Partinë Demokratike, Republikane, por përsëri ia lëmë Prokurorisë hetimin deri në fund.

Nëse flasim për institucione ,këto janë institucionet”, u shpreh kryeministri Edi Rama. /j.h

8 komente në “Rama: Të vendosur të shkëputemi nga politika e krimit. Kjo farsë na turpëron të gjithëve”

  1. v says:

    Politikat e qeverive shqiptare në vite, cuditshëm e kanë shmangur luftën e drejtpërdrejtë ndaj krimit,përvec atij ordiner.Unë bashkohem me z.Doshi dhe pse është e vështirë ta përkrahësh,në një pikë,në atë që thotë se Ilir Meta e ka vënë në të njëjtën pozicion kriminal si Berisha dikur Kryeministrin. Por, z. Kryeministër,për hir të numrave dhe ju po e mbani në krye të vendit z. Meta. Unë jam e sigurtë që nëse ia dorëzoni z Meta organeve të drejtësisë,asgjë nuk do ndodhë. E kam fjalën për humbje elektorati e numrash,përkundrazi do I fitoni. Do fitoni numrat e atyre socialistëve të nëpërkëmbur nga invadimi monstruoz I administratës nga “intelektualët” e fabrikuar “last minute” të LSI-së. Do fitoni respektin dhe mirënjohje të të gjithë atyreve që u zhgënjyen nga spektakli I shëmtuar që ish-Kryeminstri dha kur mori në mbrojtje z.Meta. Mos harrojmë që ky ish-Kryeminstër shkarkoi z. Pango me një video të Filip Cakulit,brenda 15 minutash. Ju tashmë e keni fituar një betejë me të fortët,pavarësisht mendimit të “analistëve”. Luftoni të fitoni një betejë kundër humbjes.Sepse nëse do përsërisni Berishën,një tjetër datë 21 do përkujtohet. Do përkujtohet si humbja juaj sepse u treguat më frikacak se humbësit e vërtetë. Dhe humbja juaj do sillte në pushtet ata,të cilët është akoma herët ti kemi përsëri në krye. Fitorja e tyre do ishte një revansh I shëmtuar dhe kaos I rikthyer. Ata nuk janë gati për qeverisje.

  2. Matrapiku says:

    Ik ere pallosh. O gjë e kotë. Kryekar

  3. SA TURP TE KESH KTE LLOJ PUTANA-MENT !

  4. Tili says:

    Ti je legen o Rama

  5. mondi says:

    Hahahahah. Dhe keto fjale zoti Rama i thote duke patur ne krah prefekten e Vlores qe eshte gruaja e Erionit xhepistit dhe grabitesit me te poshter te Vlores. Pa zene ne goje te vellane e tij Pepo skafistin dhe kriminelin e kurdeve. Zoti Rama pra thote ” me degjoni cfare them po mos me shikoni cfare bej”.

  6. Kurrizua_i_Parisit says:

    TY TE PARIN MOR PALACO! NJE HERE U RA NE DORE JU KLYSHEVE TE KOLEKAVE, DHE E BETE CARAP KETE VEND! SIC FUTI NAJADA BURRIN NE BURG DO TE FUTESH TI SHQIPERINE DHE SHQIPTARET NE VARR! SOJE MUTI!

  7. ardian says:

    Gjate ketyre 25 vjeteve ne ‘demokraci’ (dmth. rrumpall) shqiptaret i kane vertetuar botes se me te vertet jane njerez me bisht. ‘Na turperon te gjitheve’? Ha…ha…tuperohen monkies? Edhe reagojme kur franzet dhe te tjere thone qe eshte krejtesist gabit te lejohet hyrja e Shqiperise ne BE.

  8. erjon prendi says:

    Z.kryeminister eshte turp te kesh ate prefekte ne krah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje