Replikat Berisha-Sterkaj/Deputeti i PS: 10 mijë vota më shumë në 21 Qershor në Shkodër

5 Mars 2015, 12:51Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha replikoi me deputetin socialist Paulin Stërkaj gjatë seancës parlamentare.

Replikat erdhën pasi deputeti socialist i Shkodrës Paulin Sterkaj deklaroi se në zgjedhjet e 21 Qershorit në Shkodër Partia Socialiste do të fitojë 10 mijë vota më se ato në zgjedhjet parlamentare të 2013.

Gjithashtu Sterkaj tha se opozita nuk ka pse të bëjë një sjellje prej të marri, por duhet të presë përfundimin e hetimeve.

Berisha-Stërkaj:
Pse i thua Berishës ti, kur të akuzon Rama, pse e bën këtë ti? Kur e pyetën për të inkriminuarit, ça ti bëj Paulinit tha? Nuk mori Koçon ai.

Meta: Bravo, bravo, një duartrokitje ju lutem.

Berisha: Në komisionin e dekriminalizimit në mbledhjen para tre ditësh mazhoranca erdhi me konkluzionin se kolegët e PD duhet të bien dakord që çdo lloj konkluzioni ta nxjerrim në fund. “Të inkriminuar ne nuk kemi në parlament” ky është konkluzioni i tyre, tani flisni për të inkriminuar.
Meta: Procesin e dekriminalizimit do e çojë ju para me Tomën dhe Bamin në krye.

Stërkaj: Po dhash informacione unë kam frikë se nuk është mirë, e falënderoj kryeministrin që më ka përmendur dhe e lexoj drejt. Më fal Berisha po më bërë një shantazh të vogël por unë nuk i ha shantazhet. Janë 100 mesazhe nga shkodran dhe malësor, bravo të lumtë goja. Ata më duan fort, edhe ty të duan por nuk të kuptojnë se nuk je mirë këto kohët e fundit.

Meta: Të ulen edhe rojet e parlamentit edhe rojet e Doktorit

Sterkaj-Berishës:  “Më ka humbur durimi sepse shoh se çfarë mbrojtje po bën opozita. Doshi i ka bërë akuzat transparente, po vazhdon bashkëpunimin me prokurorinë. Më vjen keq për Berishën që vazhdon komedinë. Komediani në parlamentin italian bën politikë, kurse këtu vijmë si politikanë e bëjmë komedi. Nuk keni asnjë shanc për të përfituar politikisht nga ky qëndrim. Unë nuk kam shkelur kurrë ligjin, më kë dekoruar me Shqiponjën e Artë. Unë po ai Paulin jam. Nuk ka ndonjë burrë në Shqipëri që të më përdorë. Ishalla nuk më kë vunë dhe mua gishtin se po më përdore dhe mua për viktimë është keq puna”. /gj.k/

5 komente në “Replikat Berisha-Sterkaj/Deputeti i PS: 10 mijë vota më shumë në 21 Qershor në Shkodër”

  1. ceni says:

    Ca hetimesh thot ky sterkaj mer
    Faktet jane te qarta
    1 Eugen Beci me (Tonin ) ne nje tavoline
    2 ka 6 muaj ceshtja dhe tahiri se ka denancuar pse?
    3 Llalla duhet te kishte nisur hetimet menjeher sepse keshtu thot ligji
    4 cne nisen hetimet vetem sot kur u be cdo gje publike ?
    Ah prisni “fajin e ka Saliu”

    Mjer populli ne duart e kujt ka ngelur

    1. daja says:

      ti qenke nje rrot kari qe smerr vesht nga asgje,mos u fut aty ku nuk mundesh me dale….

  2. Spartaku says:

    Ti CEN,ngeleshesh cen dhe nga ata cenet e vegjel qe lehin per Salin.Ti akoma nuk ke kuptuar,se hetimet nuk ka dashut vete Tom Doshi te beheshin.

  3. raimond vlonjati says:

    Kur degjon te flasin Sterkaj,Dosh,Fidel Ylli, Kokedhimja dhe gjithe aradha e ketyre te vjen ndohte
    per nivelin e mjeruar me te cilin perfaqsohen interesat e shqiptareve ne politike…
    Kur nderkaq me qindra mijera inxhinjere, teknolloge, profesore, doktore ,ushtarake kariere ..qe kane plasur trute duke lexuar gjithe jeten ,bredhin rugeve te Shqiperise dhe botes pa pune, apo duke ber pune te rendomta…sepse kryetaret e partive mendojn te kene reth vetes jo keta njerez te shkolluar e te kulturuar,por pelqejne deficentet e tipit Sterkaj, Toma, Kokedhimja e co.

  4. Goni says:

    Cen o cun. Duket qe nuk merr vesh nga ligjet dhe bie pre e emocioneve. Denoncimin i pari duhet ta bente Toma qe kishte jeten ne rrezik dhe jo ministri. Sipas kesaj cdo idiot me imunitet mund te thote qe duan te me vrasin. Po ta kesh lexuar cfare tha ministri te thote qarte qe ekziston dosje me gjithe praktiken institucionale. Deri sa Toma nuk ka bere asnje kallezim duke lene te shkruar dhe te firmosur se i kercenohej jeta ka humbur totalisht besimin publik mbi kete akuze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje