Kuvendi u përfshi nga debatet pasi Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka e konsideroi si turp faktin që Ilir Meta ishte ulur në karrigen e Kryetarit të Parlamentit.
“Është e turpshme që ju vazhdoni të drejtoni Parlamentin”, iu drejtua palooka Ilir Metës, ndërsa ky i fundit u përgjigj se e turpshme është se ju pres 30 minuta për të nisur seancën parlamentare.
Seanca u tensionua aq sa Kryetari i Kuvendit u detyrua të ndërpresë seancën parlamentare. “5 minuta pushim, derisa opozita të qetësohet. Zoti Beqja thërrisni urgjencën që të kujdeset për të sëmurët mendorë që janë këtu. Ne duhet të kujdesemi për ta, shkoni npini ilaçet dhe qetësojuni, pastaj nisim prapë seancën”, u shpreh Meta përpara ndërprerjes së seancës.
Tensioni në Kuvend u krijua, pasi Kryetari i Kuvendit i dha fjalën deputetit socialist Paulin Sterkaj, ndërsa deputetët e opozitës u ngritën në këmbë dhe zaptuan foltoren e Kuvendit.
Më herët Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat duke iu drejtuar deputetëve tha se në këtë Parlament nuk mund të vijojnë punimet normalisht për aq kohë sa ka një akuzë nga një koleg i yni që Kryeparlamentari Meta ka porositur vrasjen e dy deputetëve.
“Ju mund të heshtni, por për secilin nga ju nesër mund të ndodhë e njëjta gjë. Akuzën e ka bërë deputeti socialist Tom Doshi, më i forti që ju kishit.
Në 2011 ju donit të digjnit Shqipërinë për videon e Ilir Metës, ndërsa tani keni vendosur ta merrni në mbrojtje. Ju mund të heshtni, por ne nuk mund të pranojmë këtë situatë. Qytetarët shqiptarë e kanë kuptuar se po drejtohen nga mafia.
Ikni nga posti i Kryetarit të Kuvendit dhe vijuni para drejtësisë”, theksoi Paloka.
Por në replikë me deputetin demokrat Kryetari i Kuvendit tha se tashmë Dom Doshi është deputet i opozitës.
“Nga e hëna është deputet i juaj, mund ta bëni edhe kryetar, madje ju doni që t ëiki unë që këtu dhe të vijë Toma”, tha Meta.
Debatet e plota
Paloka: Nuk jam për procedurë, jam këtu se ky është turipi më i madh në parlament. Edhe ti që je këtu është turp.
Meta: Turpi më i madh është që ju prita ju 25 minuta.
Paloka: Qytetarët shqiptarë, e gjithë bota ka mësuar se ky është akuzuar nga deputetë të këtij parlamenti se ka paguar vrasës me pagesë për të eliminuar dy deputetë. Kryetari i parlamentit është akuzuar nga deputetë, se ka paguar. Ne PD i kërkoi që ditën e parë i kërkoi që të bëjë aktin më normal, që të japë dorëheqjen dhe të paraqitet para drejtësisë. Vendosu në dispozicion të drjetësisë, dhe nëse je i pafajshëm kthehu aty ku je. Por nuk mundesh që për 21 janar donin të digjnin Shqipërinë. Prej teje donin të digjinin Shqipërinë, ndërsa sot të mbrojnë. Shpresoja që të vija dhe të gjeja Dulen por paturpërsia është në kulmin e saj. kupola e mafias është prapa nesh. Ju që jeni tronditur deir në themel nga ajo që ndodh, ja ku i keni mbrapa. Mund edhe të na mbyllni gojën, sa të jeni bashkë, ndërsa deri dje atij që ka bërë akuzat i lëpinit çdo gjë. Dhe na nxorrët atë minun tonë dhe ju miqtë të ilir metës. Që kur u bërë miq të Ilir Metës dhe Toma miku ynë. Kërkesa është që ju të mos qënndroni në atë karrike.
Meta: Nuk po e kuptoj kërkesën tuaj. Mos e pengoni Palokën.
Paloka: Opinioni është shumë i qartë. Të japësh dortëheqjen dhe të largohesh.
Meta: Ju keni bërë kërkesë për shkakrim. Mblidhi këshillin dhe jam gati ta shkel prapë rregulloren për ju për këtë arsye, tjetër gjë nuk bëj dot.
Paloka: Kryeparlamenytari na tregon rregulloren kur ai paguan vrasës me pagesë. Sigurisht mund të na kujtoni edhe rregulloren.
Meta: Doni ta fillojmë me kërkesën për shkarkim? Nuk është me deputeti i këtyre por i juaji.
Paloka: Po joni është se edhe në 21 janar ishte ai.
Meta: Nga e hëna është deputeti juaj.
Paloka: Absolutisht sot ai është i joni.
Meta: Mund ta bëni edhe kryetar.
Paloka: Për 6 muaj u morët vesh se kush duhet të përfundonte në burg, ndërkombëtarët apo ky që është në këtë mes. Jo se ishte i inkriminuar se e kanë mbajtur aty 12 vjet, por se doli nga rreshti. Unë të heq qafe Tomën, ti rri aty ku je. Nuk mundet të vazhdojë ky parlament nëse ky zotëria vazhdon aty. Edhe ju po ju them se ai ishte më i forti juaj. Siç paguan për atë, mund të paguajnë edhe për ju. por ju ulni kokën. Por ne dhe shqiptarët nuk mund ta përballojnë këtë, se po ërfundojnë në burg për 600 lekë të vjetra.
Meta: Nëse keni kërkesë të qartë bëjeni.
Paloka: Zotëri nuk po të themi se je vrasës, po të themi diçka të thjeshtë, largohu. Fakti që pret ministri i brendshëm 3 ditë, dhe me paturpoësi thotë se nuk fola të hënën sa të shuhej zhurma. Por është i akuzuar direkt.
Meta: Të njoftohet urgjenca dhe shërbimi i shëndetit mendor./gj.k
Meros me shoku po u rreshqet dheu poshte kembeve, e s’dine c’flasin!
Kjo eshte fytyra e shemtuar e opozite cfa kerkojne keta horra apo su doli gje skenari dhe perpiqen te bejne rremuje po ta dini se gjithe dynjaja e kuptoi kete loje te qelbur aq me keqe qe u publikua nje video e stisur nga fillim ne fund ku doli cdo gje e qarte per opinionin publike.PD kerkon me cdo kushte te pengoje pune e qeverise se e di po ta leri te qete nuke ka me shance jo per 4 por as per 12 vjete svjene ne pushte.Destabilizimin e kerkon PD se kane frike nga e verteta se e dine mire ckane bere prandaj perpiqen me cdo kushte te pengojne reformat se e dine ku e kane vendin zullumqaret.
leri Qent tezihen me njeri tjetri Mero posnadhe ndonje njoftim pere bomben mram teke stadjimi apo kefrik qe pobehen shum njoftime dhe Edvini tangre veshin
Yyyyy erdhen pd-istat, filloi teatri.
Eshte mbledhur populli i papune edhe sheh teater cdo te enjte. Te pakten e keni nje funksion si godine, jeni kthyer ne teater komik.
C’te mbjellesh, do te korresh!
Edhe SHUMICA, qe duket teper bosh keto dite, beri pazare ne kurriz te Drejtesise, nuk i tregoi vendin Sali Berishes dhe rrjetit te tij, qe eshte i shtrire ne qytet dhe fshat, me plot te akuzuar dhe me dosje nga KLSh-ja. Perkundrazi qe diten e pare qe kjo Shumice u ul ne Parlament, i dha te drejte Saliut-kapos se Bandes plackitese dhe kriminale, te fliste sa te donte dhe si te donte. Kjo do te thoshte se Sali, ndaj teje nuk ka per tu bere asnje hetim, por Ne-Shumica i vume kapak horrlleqeve te tua, ashtu sic edhe Ti-Sali i vuri kapak horlleqeve te disave prej nesh. Vazhdo dhe bej gallate me qeverisjen e tanishme.
Mjere Shumica e Popullit qe e vuan! Ju, me ndonje perjashtim, meritoni prangosjen dhe ndeshkimin “Ne emer te Popullit”.
I ka zene njersa e popllit po done me u mbyt ne parlament turp ,si pozita ashtu edhe opozita jane mbush me haram do te thperthej diku .
skrapalliut po i dridhen leqet e kembeve po e zbulojn avash, avash
Ilirjan, mese e vertete per te gjithe te perlyert e politikes shqiptare,me deshmi,ze,figure e prova bindese ne riciklimin e botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tri pushtetet,duhet ndeshkim ne emer te popullit e shtetit te se Drejtes,vetem ne kete menyre Shqiperia do te jete e lire,demokratike dhe ne progress njerezor.
Sa keq eshte shkruar nga ana gjuhesore ky lajm. Vertet keshtu flasin kryetaret e deputetet tane? Ka mundesi, por, me teper jane gabime ne shkrimin e lajmit. Edhepse eshte lajm urgjent, nuk mund te lejohen gabime te tilla; gjuhe mish-mash.