Akuzat e Doshit/ Ristani: Tahiri të japë dorëheqjen, u përfshi në ngjarje kriminale. Rama e Meta padrino të krimit

4 Mars 2015, 21:28Politika TEMA
Akuzat e Doshit/ Ristani: Tahiri të japë dorëheqjen, u

-Partia Demokratike e ngriti kauzën e dekriminalizimit që në momentet e para dhe i qëndroi kësaj kauze deri në fund, megjithë pengesat, mungesën e vullnetit dhe dhunën e ushtruar nga dyshja Rama-Meta. Por koha nuk pret. Dekriminalizimi është nevojë urgjente, dhe duhet të nisë nga etërit krijues të inkriminimit masiv, horizontal e vertikal. Eshtë ora kritike për ta ndalur këtë të keqe. Dhe ne bashkë me qytetarët do t’ia dalim. Do ta bëjmë çdo ditë betejën me krimin e tutorët e tij në pushtet, dhe do ta fitojmë këtë betejë.

Ministri i Brendshëm keqpërdori sot zyrën publike duke lëshuar një lum thashethemesh rreth cështjes më të mrephtë publike, për akuzën ndaj Kryetarit të Kuvendit si porositës i vrasjes së dy deputetëve.

Qytetarët u tronditen edhe më shumë sot kur panë se Ministri Tahiri është i përfshirë në këtë skenar mafioz dhe gjendet në atë detyrë për të shërbyer deri në fund interesat kriminale të dyshes Rama-Meta.

Megjithëse përgojoi për 30 minuta se kush ulej në tavolinë me kë, dhe cilin restorant frekuentojnë njerëzit, sërish Tahiri ra në kontradikta të mëdha.

Fillimisht ai përgenjështroi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Artan Didi ka deklaruar publikisht se nuk ka pasur informacion rreth kësaj ngjarje dhe se nuk ka takuar askënd, asnjë personazh të kësaj historie kriminale.

Por shefi i tij, Saimir Tahiri, tha sot se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është gënjeshtar, pasi ai e ka takuar personin e dyshuar si atentator, e që ka marrë porosinë për të vrarë dy deputetët.

Ministri i Brendshëm, pranoi sot se është marrë privatisht me këtë ngjarje, pasi ka bërë takime informale me personin që dyshohet si atentatori i paguar, madje edhe në shtëpi plazhi.

Po sa herë e ka takuar Ministri të dyshuarin për vrasje të mbetur në tentativë?

Ministri i Brendshëm nuk thotë asgjë, se përse prej 6 muajsh nuk u mor asnjë masë, asnjë veprim konkret për këtë ngjarje të rëndë, por papritur të gjitha zhvillimet ndodhën në dy ditët e fundit, pasi deputeti doli e akuzoi publikisht kryetarin e Kuvendit si vrasës, e kryeministrin si dëshmitar në vrasje.

Pse u prit 6 muaj për të ardhur deri tek ndalimi i personit të dyshuar. Iu dha kohë paktit politik rregullimit të hesapeve mes grupeve rivale në qeveri, dhe kur të gjitha negociatat dështuan, u kthyen tek ligji.

6 muaj më parë, ishin të njëjtat rrethana si sot, asgjë nuk ka ndryshuar. Por vetëm sot është arrestuar i dyshuari si atentator i paguar, për vrasje të mbetur në tentativë. Si ka mundësi, që ai nuk u arrestua 6 muaj më parë. Pse Ministri i Brendshëm takohet disa herë privatisht me një person që akuzohet si vrasës. Cfarë negociatash ka bërë me të? Si mund ta luajë këtë lojë të pështirë politike një Ministër i Brendshëm?

Ne i kërkojmë sot Ministrit të Brendshëm të japë dorëheqjen.

Mbarë publiku, mbarë qytetarët kanë parë me zë e me figurë sot, se Saimir Tahiri është një ministër rendi që bën pazare me vrasjet e komplotet, e kur paktet dështojnë, e kur bomba u shpërthen në duar, atëherë del e lëshon mjegull sërish duke penguar zbardhjen e ngjarjes.

Ky është një implikim i drejtpërdrejtë i Ministrit të Brendshëm në këtë histori kriminale.

Askush nuk mund të ketë më besim as tek ai, as tek drejtori i tij i policisë. Më e pakta duhet të japin dorëheqjen, e të shkojnë drejt prokurorisë minimalisht si persona që kanë dijeni për vrasjen e mbetur në tentativë.

Ja pra të dashur miq, deri ku ka shkuar inkrimininimi në këtë vend. Ministri i Brendshëm ulet e bën pazare, e mbyll një histori kriminale për 6 muajsh rresht, dhe vetëm kur lufta mes klaneve mafioze në pushtet shpërthen, atëherë del e tregon përralla.

Ndërkohë që Ministri i Brendshëm fshihte krimin, padrinot Rama dhe Meta tentonin të vendosnin paqe mes tyre.

Këtu ka mbërritur Shqipëria.

Qeverisje e krimit, për krimin, me krimin.

Kjo ngjarje vërteton atë që ne kemi denoncuar që në fillim, se Rama erdhi në pushtet në aleancë me krimin, dhe krimi sot ka ngritur krye se po prishen pazaret.

Partia Demokratike e ngriti kauzën e dekriminalizimit që në momentet e para dhe i qëndroi kësaj kauze deri në fund, megjithë pengesat, mungesën e vullnetit dhe dhunën e ushtruar nga dyshja Rama-Meta.

Por koha nuk pret.

Dekriminalizimi është nevojë urgjente, dhe duhet të nisë nga etërit krijues të inkriminimit masiv, horizontal e vertikal.

Eshtë ora kritike për ta ndalur këtë të keqe. Dhe ne bashkë me qytetarët do t’ia dalim. Do ta bëjmë çdo ditë betejën me krimin e tutorët e tij në pushtet, dhe do ta fitojmë këtë betejë.

25 komente në “Akuzat e Doshit/ Ristani: Tahiri të japë dorëheqjen, u përfshi në ngjarje kriminale. Rama e Meta padrino të krimit”

  1. bako says:

    Pijanec, pijanec Ristani, por nje llaf e ka thene tamama. Tahiri ka futur ne zyren e tij nje vrases te dyshuar dhe per kete duhet te jape doreheqjen.

  2. Emigranti says:

    A ti je kallep misri torovice mor i shkret.Lum partia dhe Lulushi qe te kane.

  3. ere ndryshimi says:

    Kush flet ! Ka plasur pafytyresia sheshit !

  4. Une says:

    O risti, po ne qe kemi besim tek Sajmir Tahiri si i behet?!
    Bej politike te qenesishme! Dhe mos U merrni me lojra. Nuk merret pushteti ne kete menyre. Ne burg doshi bashke me ate killlerin!

  5. Tut Kaptinmodhi says:

    Ju iku zeri per nja 6 ore dhe ju kthyue tani…pasi e fryte dhe e fryte dhe ne fund ju plasi ne fytyre,vetem se tullumbacja nuk ishte bosh por kishte dhe plot bajga brenda ?

  6. gorezi .d says:

    Keto jane kauzat fallco te Berishes ,per ti ikur debatit publik per Banden e tritolot qe u zbulua ,dhe qe ka lidhje direkte me PD .

  7. jozephina says:

    O na hëngsh topin e mutit o Ristan, natyrisht shoqëruar me një gotë raki.

  8. Statisticieni says:

    Gjithe populli e di se nuk ka kriminel me te rrezikshem se ti o Ristan Sala. Po te ishim ne nje shtet demokratik, Ristani, Sala e kompani kriminelesh te PD, do te kalbeshin burgjeve.

  9. Populli says:

    O plehra te PD, mbylleni ate hale, se ju e katandiset kete vend e kete popull ne skamje, varferi, mjerim e kriminalitet.

  10. ks says:

    PeDe-rat jane palloshat, nders Ristani ka shancin te jete SUPERPALLOSHI!!!!!

  11. Tom KoDoshi says:

    Kjo eshte e gjitha e stisur nga Tom KoDoshi dhe Berisha dhe ju langoj pikersiht per te hskaterruar aleancen e PS me LSI. Sigurisht qe skenare te tille i shkojne per shtat vetem UDB-se se Sali Pashe Toptanit. Ministri i brendeshem nuk kishte aresye te vinte ne mbrojtje KoDoshin kur nuk kishte asnje fakt per ato qe ai thoshte. Lereni Prokurorine te hetoje, sepse te dhenat thone qe kjo eshte histori e stisur nga vete KoDoshi. KoDoshi duhet te jete ai qe duhet te shkoje ne Prokurori dhe ne Gjykate per shpifje. Ju mund te jeni pjesmarres ne krimin e KoDoshit me planin e bere ne kulisat e PD-Berisha-UDB dhe KoDoshi.

  12. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    Tom Doshi ka hy ne kotecin e pulave te Shqupit.
    dhe Gjeli Ristan ka dal tu kakaris.
    Pula nuk osht therr akoma, por çorba u gatue.
    Hidh krune dhe hidh shurr PD tash kerkon te perfitoj.
    Toma ka nji problem te madh,jo me PS as me veten por me Shkodren.
    Shkodranet jan njerez me kultur dhe jo halabab,ata duan fakte dhe Toma duhet te publikoje Videon,perndryshe i ka vu vedit damken e Burracakut frikacak dhe llafazanit.

  13. albert says:

    epo ku del dhe flet edhe ky kari.iiiikkkkkkkkkkkkkkkkkk o QEN

  14. Fredi says:

    Kush ja thote, rakia?

  15. qeveri leshi says:

    Rama bashke me krahun e djathe Tahir dhe krahun e majte Meten vrane ne menyre te organizuar SANTON sa moren pushtetin ,hoqen hashashin dhe ndertuan fabriken e droges .MAFIA KA VETEM NJE EMER .RAMA &CO!!!!!

  16. H. Malo says:

    Eshte e çuditshme se si te gjithe te punesuarit ne ndermarrjen e Saliut, flasin me te njejten gjuhe parafabrikate, pa asnje logjike e, pa pike turpi, thone gjera qe as vete nuk i besojne, me shprese se do i besojne te tjeret. Edi Rama duhet te kuptoje me ne fund se Saliu e salinjte nuk e kuptojne gjuhen e demokracise e te shtetit ligjor. Ndaj, t’i lesh ende Saliut pushtete (gjoja te pavarura) si Presidenti,Prokuroria, KLD, apo sherbimi informativ; eshte pergjegjsi e madhe para shqiptareve qe te besuan e, qe po u soset durimi. Eshte e
    padurueshme kur degjon kriminelin te te akuzoje per kriminel.
    Thone se qeveria e ze lepurin me qerre. Gjarprin jo.

  17. Arber Iliri says:

    Ristan se pari une dua te di prej gojes sate a je i denuar se dyti krimet me zgjedhjet qe ke bere? Pergjigju sakte e qarte e me tej te shohim.Tani je fare i pabesueshem e pavlere.

  18. arnaut says:

    Kur te dorezoni SHQUPIN do keni fytyre te vini ju ne pushtet. Tregoni pak si e pervetesuat, pastaj dilni e llapni. Hajdutet me te ndyre te Shqiperise!

  19. luli says:

    duan te krijojn destabilitet se i marun lekt e vjedhur

  20. ARGITA says:

    O RISTAN KE PIRE NDONJE GODE RAKI ,TI KE QENE NE BURG , TI JE VETE KRIMINEL

  21. DETARI-vl says:

    moj raki,moj bukuroshe,
    moj raki, moj balle kazani
    po na flet koqe ristani.
    IKu koha perndoj
    shishja bosh mbeti ne goje
    ik e bej fushat ne vlore
    po t presin me padurim
    ta kane bere gati rakin
    lulin mos e li pa marr
    e pret pjata plote me ngjalle

  22. Tomori says:

    SHqiperia esht vendi cudirave. Lerjani drejtesise qe paguhet per ate pune dhe mos u merni me kodoshat qe kerkojne destabilitet ne ate vend. Mjaft ka vuajtur ai popull ne diktature, perse duhet te vuaj edhe tani. Vrasja e shekullit u cilesua ajo e Hazem Hajdarit, i cili deklaroi se dinte shume dhe dota vrisnin. Por Toma cka paska ditur. Kush esht e verteta. destabilizimi i vendit, per te mare pushtetin, apo intera te tjera. Kushdo qofte te hetohet me pergjegjesi rasti dhe drejtesia te vepri me ashpersine me te madhe, te mos cohet problemi ne kalendrat greke, si ne rastin e gerdecit, te 21 janarit. Lereni rehat ate popull se ka plot halle te vjetra e te reja dhe mos krijoni situata te ketilla. Kure Toma paska takuar ekzekutorin perse se beri problem, si qytetar, si deputet, pore e la te nxjere vidjon pas kater muajsh, kure behej fjale per jeten e tije, po drejtesia, cberri, po policia.

  23. Alphade says:

    Delikuentet e bandes se PD e kane frike Tahirin sepse Ai po ja ngushton litarin te strumbullari ketyre
    ndyresirave qe pergjate 24 vjeteve ia moren frymen popullit shqiptar ! Kryekrimineli i Vicidolit i orga-
    nizon te gjitha krimet duke filluar nga tritoli deri te vrasjet makabre ! Te gjitha krimet ne Shqiperi kane
    vetem nje emer Saliserb Berishovici , agjent i mbrojtur me fanatizem nga UDB-ja Milloshevicit qe si
    dje dhe sot kerkon destabilizimin e Shqiperise per te kthyer ne vathen e saj perseri Kosoven ….!!!

  24. petrit zela says:

    Si mundet ta shpjegojm,ulerimen e presidentit te serbise,duke bere te fortin me nje deklarate prej nje te cmenduri, larg duart nga kosova se dota pesoni keq..Mos valle ky funderrine, shpreson per nismen e agjentit te udb-es Sali Berishen me banditet e tij per te filluar per
    te dyten here destabilizimin e vendit?// Berisha,me banditet e vjeter,
    dhe me te rjt e sotem,ta mbledhi mendjen, mos te bej lojen e serbit,per te shitur interesat e shqiptareve te Kosoves.Kujdes zoterinj se populli do te ju shkoje ne helle…

  25. skifteri says:

    ***…Ristan burgaxhiu ,Ristan mashtruesi,Ristan pioneci,Ristan imorali,Ristan hajduti votash.Ristan shperdoruesi detyres zyrtare,je nje legen, ne hale qe dhjet ne te Saliu ,dhe Saliu I vogel Luli,je kusar qe bene korektin,je shpifsi me banal qe bene gjykatsin ,mjer ky vende kushe eshte gjykates e prokurorin..!?je I akuzuar bene akuzuesin!je hileqare dhe bene te paperlyerin.por e verteta eshte se je njeriu me I perlyer I katranosur I zi ne shpirte dhe I ndyre ne trup.turpe te jesh deputet ti legen,po je pjese e tufes se hienave te zgjebosura qe vertiteni per rrembyer ndonje kocke nga trupi I atdheut drobitur nga ju [email protected]@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje