Agron Kuliçaj: Nuk kam asnjë lidhje me ato që Doshi i ka thënë Tahirit

4 Mars 2015, 20:41Politika TEMA

Ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, përmes një njoftimi për mediat, shprehet se është i hapur për çdo lloj hetimi apo verifikimi që mund të bëhet nga Prokuroria dhe organe të tjera të zbatimit të ligjit, ndërsa garanton bashkëpunimin në interes të sqarimit të të vërtetës.

Kuliçaj sqaron edhe lidhjet e tij me personat e përmendur nga Ministri i Punëve të Brendshme.

Shtetasin Fatjon SKENDERI, nuk e njoh dhe nuk kam patur dhe nuk kam asnjë lloje komunikim as verbal as telefonik gjatë gjithë jetës time. Ky fakt është i verifikueshëm lehtësisht nga çdo lloje hetimi.

Shtetasin Ylli XHAXHOLLARI, nuk e njoh dhe nuk kam patur dhe nuk kam asnjë lloje komunikim as verbal as telefonik gjatë gjithë jetës time. Ky fakt është i verifikueshëm lehtësisht nga çdo lloj hetimi.

Me shtetasin Ymer LALA, nuk kam asnjë lloj lidhje shoqërore dhe miqësore. Njohja me këtë person lidhet vetëm për shkak të detyrës që unë kam kryer  në Policinë e Shtetit.

Me shtetasin Agim RAMA, kam njohje dhe marrëdhënie korrekte shoqërore. Deklaroj me përgjegjësi të plotë se mund të ketë mbi një vit që nuk jemi takuar dhe nuk kemi patur asnjë komunikim telefonik me të”, thotë Kuliçaj.

Sipas tij, me prokurorin Eugen Beci, ka patur marrëdhënie pune për shkak të detyrave që ka kryer në Policinë e Shtetit, ndërsa par largimit, shprehet se ka ruajtur marrëdhënie shoqërore dhe është takuar  në disa raste në vende të ndryshme publike, përfshirë edhe lokalin “VIVAS”.

Kuliçaj vlerëson se e gjithë kjo situate është mbarsur nga moskryerja e veprimeve të domosdoshme hetimore nga shërbimet e Policisë Gjyqësore në Policinë e Shtetit, veprime këto të përcaktuara në nenin 30 të Kodit të Procedurës Penale.

9 komente në “Agron Kuliçaj: Nuk kam asnjë lidhje me ato që Doshi i ka thënë Tahirit”

  1. Shoku Tili.... says:

    Po dhe Tahiri o mrrokull kete tha,qe pavarsisht se u permendet nga Doshi,nuk ke asnje lidhje…pse te djeg tani?!

  2. antispiuni says:

    Ymer Lala eshte bashkpronar me vellain e Nasip Naços ne koncesionet e kromit….!!!!

  3. Votren says:

    Keti nuk po i djeg por po tregon

  4. SADJA says:

    nxori koken krimi

  5. Niku says:

    Emri te del o Kulicaj se ate zanat ke bere.

  6. Perashi i Kuq says:

    Me shtetasin Ymer LALA, nuk kam asnjë lloj lidhje shoqërore dhe miqësore. Njohja me këtë person lidhet vetëm për shkak të detyrës që unë kam kryer në Policinë e Shtetit…….Ymer Lala qenka subjekt i punes se policise ose spiun i policise??!!

  7. Naftetari says:

    Pse jeni ne panik ministri thote qe te gjithe emrat e permendur nuk jane te perfshirene kete afer ju hidheni perpjet ca u shqeteson apo dhe e verteta per ju perben krim.

  8. studenti says:

    Ne se Ymer Lala eshte personi qe ka lidhje per shkak te natyres se punes me z. Kulici atehere mendoni o njerez se cfare policie kemi patur dhe me ke ka bere shoqeri. Se kush eshte Ymer Lala nuk ka nevoje te shpjegohet. Mjaft te thuash emrin dhe jane thene te gjitha. E megjitheate SHIKU dikur e ka pase paisur me pistolete ( nuk e di nese e ka dorzuar). ka qene i denuar per vrasje( nuk kam degjuar te kete bere denim ose eshte i falur nga ish presidenti Sali Berisha ne 97) Por rendesi ka qe eshte shok BLLOKU i KULICAT. Kuku popull cfare keni pase ne KRYE te PUNEVE

  9. GAMORI says:

    jo jo kam une lidhje me kadoshin ,por ti ke lidhje me VRASJET E 21 JANARIN dhe grupin cifteliA PER LAMAJN !

    TAMAM FUNDERRINA SIC KENMI QENE HISTORIKISHT QE PARA DYMIJE VJETESH QE E CUAT MBRETERESHEN TEUTE NE LUFTE ME ROMEN DUKE I VRARE KONSULLIN E ROMES DHIMITER FARI NE PALLATIN E MBRETESHES TEUTA !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje