Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për shpalljen antikushtetues të ligjit “Byroja Kombëtare e Hetimit” kryesisht për nenet 27-36 dhe nenit 49 të ligjit nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”.
Seanca është shoqëruar me debate mes përfaqësuesit të Qeverisë në seancë, juristit Sokol Pasho dhe gjyqtarit Kristo. Debati mes tyre kishte zanafillën në pyetjet që iu drejtuan Pashos dhe përgjigjet e tij.
“Të isha kryetar, të kisha nxjerrë jashtë. Përgjigju pyetjeve që bëjmë dhe mos bëj ironi, kujdes me etikën”, i është drejtuar gjykatësi Kristo juristit Pasho.
Duke iu përgjigjur gjykatësit, juristi Pasho tha “nuk mund t’i përgjigjem pyetjeve që bëni si të doni ju”.
Pas ndërprerjes për disa minuta, Juristja e Parlamentit ka dhënë argumentet e saj për rrëzimin e kërkesë së Partisë Demokratike, por edhe ndaj në këtë rast Gjykatësi Vladimir Kristo ka sulmuar përfaqësuesit e mazhorancës.
“Ngritja e Byrosë Hetimore si nevojë për të luftuar korrupsionin, pasi të gjitha raportet ndërkombëtare flasin se korrupsioni e shqetësim i vazhdueshëm”, tha juristja e Kuvendit.
Gjykatësi Kristo u shpreh se me këtë Byro ju Prokurorin e ktheni në një menaxher, gjë që është e paligjshme, të paktën këtë thoni në prapësimet tuaja
Ndërkohë përfaqësuesit e PD-së duke renditur një sërë problematikash që sjell ky ligj, theksuan se me këtë ligj kryeministri kthehet ne kryeprokuror.
Partia Demokratike kërkon rrëzimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit e cila është miratuar me ligjin 108 të policisë së shtetit. Sipas Ivi Kasos, ndjekja penale është e drejtë e prokurorisë dhe nuk mund të jetë një institucion në varësi të Ministrisë së Brendshme.
“Sipas Kushtetutës vetëm prokurori përfaqëson shtetin përball Gjykatës. Ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit pengon veprimtarin e Prokurorisë, çka do të sjellë që hetimet nga profesionale të shndërrohen në hetime politike. Ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit shmang prokurorin, si mundet që Ministria e Brendshme të hetojë. Me këtë ligj kryeministri kthehet ne kryeprokuror. Për këto arsye ligji duhet të shpallet antikushtetues”, tha përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso në Gjykatën Kushtetuese.
Por për juristin e qeverisë, Byroja Kombëtare e Hetimit nuk krijon mbivendosje. Sokol Pasho e argumenton qëndrimin e mazhorancës me ekzistencën prej vitesh tashmë të SHKB-së.
“Byroja ka si qëllim të ndihmojë në luftën ndaj korrupsionit. Si byroja deri me tani ekziston prej vitesh SHKB-ja, dhe s’ka krijuar mbivendosje”, tha juristi Sokol Pasho. /gj.k/
Sokol Pasho meriton te jete ne Gjykaten kushtetuese , jo keta sharlatanet qe shiten per 10euro..
Fitore e madhe e Rrëzimit përtokë të ligjit për Byronë e Hetimit me kryeprokuror edvin Ramën. Ky ligjë është në vazhdën e kopjimeve të modeleve të kryekasapit, kryespiun i diktaturës komuniste të ish Bashkimit Sovjetik vladimir pusht-tini, i cili edvin rama ka kopjuar prej 15 shtatorit 2013.
Gjykata Kushtetuese është rojtarja e Dinjitetit të Institucioneve të Pavarura sipas modelit Perëndimor. Turp për SHBA që pranoi lojën e ndytrë të edvin ramës! Kujtoi edvin se duke futë në lojë SHBA-n do ta bënte të besueshme intrigat e tija për të pushtuar inistitucionin e hetimit si dikur kryekasapi enver hoxha!