Deputetja demokrate Mesila Doda paralajmëron edhe ndërmarrjen e hapave për zhvillimin e një referendumi popullor nëse Kuvendi nuk do të miratojë Lustracionin në lidhje me ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit.
Doda gjithashtu shprehu kritika në drejtim të Kryetarit të Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj, i cili nuk pranoi që në seancën e shqyrtimit të draftit të propozuar nga shoqëria civile për hapjen e dosjeve, i cili u mbështet edhe nga deputetët Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda, të ishin prezent në seancë.
“Një tjetër standart demokratik i shkelur!
Kryetari i Komisionit të ligjeve Fatmir Xhafa, personi që preket drejtpërdrejt nga ligji i dosjeve si ish-sekretar i rinisë komuniste shqiptare, sot c’bëri një tjeter procedurë parlamentare.
Pa as 24 orë paralajmërim, kërkoi që të shqyrtonte me urgjencë ligjin e lustracionit që ndërkohë e kishte lënë të flinte për më shumë se tre muaj në sirtarët e komisioneve dhe nuk pranoi në asnjë mënyrë që të ishin të pranishëm në seancën e shqyrtimit në komisionin e ligjeve hartuesit e ligjit, përkatesisht Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, dhe as shoqatat e tjera që e mbështesin Studentet e Dhjetorit dhe të persekutuarit politikë.
Në keto kushte nuk mund të shqyrtohet një projektligj, i cili tenton të kaloje pa plotësuar kushtet minimale që është ajo e pranisë në komisione parlamentare të hartuesve të projektligjit.
Si deputete mbështetese, deklaroj se do jem në cdo komision bashkë me hartuesit e projektligjit dhe me përfaqësuesit e tjerë që e kanë mbështetur publikisht ligjin, pasi ky është dhe do të jetë me cdo kusht një proces real e i vërtetë, jo grushtë me ujë për të shpëlarë krimet e komunistëve dhe spiunëve të dikurshëm.
Lustracioni do shkojë drejt referendumit nëse komunistët i ngrejnë murin bllokues ligjit që na ndan nga e kaluara jonë e shëmtuar”, thekson Doda. /gj.k/
Mesila trime !
Guxo yll se ta zune shoqet vendin e Jozefines !