Skenarit të vrasjes i mungon një PSE...

4 Mars 2015, 20:02Politika TEMA

Qysh kur deputeti Tom Doshi hodhi në qarkullim tezën se atë janë përpjekur ta vrasin, opinioni publik dhe media janë vendosur nën një presion të jashtëzakonshëm që vjen nga deklaratat e pandërprera, hamendësimët e pafundme si dhe nga loja politike që po tirret me këtë çështje.

Po përfliten si regjisorë të vrasjes Ilir Meta, në heshtje apo me pëlqimin e Edi Ramës, në neglizhencë të plotë të Adriatik Llallës dhe Saimir Tahirit.

Shërbimi Informativ duket sikur po sheh punët e veta, aq sa në një studio televizive, një gazetar deklaroi se ishte ai që kishte marrë vesh i pari projekt atentatin.

Në këtë pikë ka një moment që duhet ndalur, pasi u përsërit edhe dje në dy studio televizive: gazetari A. Hoxha deklaroi herën e parë në “Opinion” se ishte ai që e kishte lajmëruar Doshin, kur kishte marrë vesh “gjatë investigimit tim për vrasjen e Artan Santos” se “të njëjtët persona që u paguan për të vrarë Santon, do të vrisnin edhe Doshin”. Ndërkohë që dje, në një studio televizive, nga një gazetar tjetër u bë pohimi se “pak kohë pasi ishte vrarë Artan Santo, në makinën e deputeti Doshi u vu eksploziv”.

Në dritën e akuzës së përhapur gjerësisht se pas përpjekjes për vrasjen e Doshit qëndron si porositës kryesor Ilir Meta, ky raportim ngjarjesh, priret të implikojë autorësi të njëjtë edhe për vrasjen e bankierit Santo.

Pse duhet që koha e ngjarjeve të vihet në këtë lloj lidhjeje që ngjan si shkakësore?

Por këto janë deduksione dhe hipoteza që janë shpërndarë në rrëketë e informimit mediatik, për shkak se prokuroria nuk ka folur.

Gjithsesi do duhet shtuar se sot, përmes ministrit Tahiri, sikurse më herët përmes Ilir Metës, në skenë ka dalë si i akuzuar tjetër nga Doshi, por pa u artikuluar prej tij vetë, edhe kunati i Berishës, Agim Ramaj, Agron Kuliçi etj..

Nëse për një moment do të pranojmë të dy skenarët si të vërtetë, duhet të pranojmë se kemi të bëjmë me komplote shumë të thellë dhe me natyrë destabilizuese.

Të tillë, që për vetë përfshirjen e supozuar nga “viktima”, nuk ka shumë gjasa që të zbulohen rastësisht, në rrugë e sipër të një investigimi gazetaresk. Ka pak gjasa që kjo të ndodhë. Por në themel të të gjithë këtij kurthi deklaratash dhe qëndrimesh, askush, as ministri, as vetë Tom Doshi nuk thonë se PSE ka patur, një përpjekje për likujdimin e deputetit në fjalë dhe kolegut të tij Mhill Fufi.

Çfarë konflikti ka, ose dyshon se ka Doshi me Ilir Metën, saqë ky të projektojë vrasjen e tij?

Po ministri dhe kryeministri a e kanë pyetur deputetin se për çfarë dyshonte ai në motivet e atentatit, edhe kur sipas variantit tjetër, autorësinë ia mvishte kunatit të Berishës?

Është pyetja kyç kjo, që i jep fund rrahjes në hava të një vrasjeje në tentativë që po shkon drejt banalizimit në trajtimin e vet.

Në çdo rast, ai që është shënjestër e ndien dhe e di se për cilat arsye kthehet i tillë.

Meqenëse kemi të bëjmë me njerëz me përgjegjësi publike, është mirë që edhe këto dyshime të ndahen me publikun.

http://respublica.al/artikuj/2015/03/04/shenim-skenarit-te-vrasjes-i-mungon-nje-pse

34 komente në “Skenarit të vrasjes i mungon një PSE…”

  1. tefa says:

    Ti themi Tomdoshi,apo Tomsojeri?
    E kuptojqe nukkane ngjashmeri,por llafin
    e kam per nga fantazia,kunjera ne Drite dhe
    ky i joni ne erresire.
    Tom:-A thu je dejshem?
    Ej ku ku per ty.

    1. Kurrizua_i_Parisit says:

      Kane pak ngjashmeri Tomdoshi me Tomsojer, Tomsojer kishte fantazi dhe sajonte lufra imagjinare, me hajdute etj…edhe Tomdoshi po fantazon por si Ledimaketh dhe vete makbethi..TOM pylli po leviz! dhe ti e di pse po leviz!

      1. Pilo Lala says:

        Neser kur te shkosh ne Prokurori, merr edhe ca nderresa……

    2. Halit o xhan says:

      Thuaj Tomka dhe shoket e tij,,Pastaj shihe ne foto ca rrapaqyli qe esht..Nuk e di se si e kan pranuar ket koqe ne PS..Po hajt se spastrimi filloi me strumbullarin F,Nano dhe nuk i dihet se kur do mbaroje..B.Blushi Bibilushi nuk po i degjohet me zeri..E ka futur koken te byça

  2. antispiuni says:

    Mero, le koqen e namit duke u perpjekur me çdo kusht te mbrosh ate qe eshte e pamundur; banden qeverisese.
    Zoti Doshi ishte bere pengese qe Ilir Meta te gllaberonte PS-ne. Kjo sepse ai eshte armik me kohe me zotin Meta qe kur u privatizua ndermarrja farmaceotike ku zoti Doshi nuk i dha pjesen qe zoti Meta e kerkonte…. ?
    Nga ana tjeter Fufi eshte ai qe vrau kunatin e Enver Currit mu ne sy te Monikes, diten e zgjedhjeve…. ?
    Çfare “PSE”-je do tani zotrote?! ? ?

    1. Puno eshte qe Doshi nuk ka akuzu gjithmon Meten se ateher shpjegimet e tua do kishin kuptim , puna eshte qe Doshi ka akuzu si fillim Berishen (kunatin e tij Agim Rama) dhe pastaj del Meta .

    2. bato says:

      Antispiun!
      Na cudite! Fufi paska vrare ne sy te Monikes nje njeri dhe eshte deputet?Dhe nuk eshte ndjekur penalisht? Po ne jetokemi nen terror te papar nga kriminelet. Pse nuk shkon te denoncosh gjithe keto dije mor trimi i xha Jahos, por grin sallate ne fcb? Ik or pirdhu me gjithe deduksionet e tua idiote. Te tere filozofe she shikas ju te Pede se se Sales.

      1. abc says:

        Cfare te denoncoje mor budalla?
        Ato jane fakte qe i di cdo idiot,me perjashtim tend.

    3. v.h says:

      Dhe Fufi sipas “antispiunit” vrau nje njeri dhe si I tille duhet te behet deputet ne vend qe te shkoje ne burg.

  3. Shoku Tili.... says:

    Mihll Fufin e kane futur se u plagos ne diten e zgjedhjeve,ku mbeti i vrare nje mbeshtetes si LSI-se,prandaj e kane futur Fufin,qe te duket versioni me i besueshem,per nje konflikt Meta-Fufi.

    Nejse…ketu duket qe dora qe i ka orkestru gjonat etshte dore e omel ,dore fine,dore HARVARDI,dora e…Dritan Priftit pershemull,ortak me Doshin ne nje fabrike ne Koplik,se ska kapacitet Toma ti mendoje keto gjona…jo.

    1. elona says:

      Bravo!Tjeter arsye e pse-se qe duhej te zhdukej nga politik,se per te vra eshte gjeja me e lehte qe mund te behet ne albanistan eshte:thyerja e embargos me iranin dhe hapja bythesh duke fut naften edhe neper Mal Zi Maqedoni Serbi…

  4. Gjon Gjini says:

    Ka shumë mundësi që A. Hoxha të jetë përdorur e të përdoret ende nga ustallarët e dezinformimit. Kjo është shumë e mundur meqë ai gazetar deri tani ka rezultuar përgjithësisht i saktë e si i tillë do ta bënte të besueshme çorbën. Nga ana tjetër, nga sa e dëgjojmë dhe e shohim këto kohë, ky gazetar po shkon sa nga një studio në tjetrën, pra po e shpërdoron veten dhe, kësisoj, në mos ka dalë nga të qenët serioz në investigime ka për ta kapur shumë shpejt këtë pozitë. Kur të hyn vetja në qejf nuk merresh më me të vërtetën, por me atë që të dikton “qejfi i vetes”. Kam vënë re se ky gazetar ka filluar t’i interpretojë faktet, të lidhë interpretimet e fakteve e këto lidhje t’i paraqesë si fakte të reja, të pavarura nga prejardhja e tyre. Pra po bëhet edhe ai një çorbaxhi i pavarur, profesion ky që nuk i shpëton dot përdorimit prej mjeshtrave të llojit të vetë.

    1. Gjet Gjoni says:

      Ket medoj dhe un.

      Pas 21 janarit kur shfaqi videon me vrasjen para Kryeministris, ketij Artanit ju mbush mendja se esht Drejtori i MI6 ose vete Sherlok Holmes.

      Tash nuk e degjoj me se eshte i pabesueshem.

  5. Dielli mbi Korab says:

    Toma eshte thjesht nje DROGMEN,qe eshte prekur ne biznesin e tij dhe nuk pranon shtetin ligjor,por don te bej pallen e ariut duke u pasuru padrejtsisht,nuk i pelqen te paguaj taksa dhe tatime.

  6. prokurori says:

    Me ne fund doli nje e vertete e madhe P S E -ja mungon. Hodhi nje budalla nje gur ne lume dhe u sulen te gjithe ”te mencurit ” per ta nxjer.

  7. Forest says:

    Nuk e di po mua po me krijohet ideja se ne qofte se ka diçka te vertete ketu, do te zbulohen 99% e tritoleve dhe vrasjeve qe jane kryer ne albanistan gjate gjithe kohes post-komuniste.

  8. qeveri leshi says:

    Kur borxhliu nuk ka leka per ti kthyer ,perdor eleminimin .
    Kjo pyetja PSE ,NUK ESHTE ASPAK BINDESE SE NUK KA ARSYE PER VRASJE.
    ARSYET MUND TE JENE 100 .MJAFG ME FILOZOFI KRIMINRLESH .
    PSE E VRANE SANTON ????? PSE E DINE VETEM ATA DHE NUK E TREGOJNE.

  9. titi says:

    Po motivet dhe persen e ka thene salikomunisti:krim pasionant,xhelozi,hanin keca dhe karkaleca.
    Esteria i ka kap te gjithe gazetaret, analistat,politikanet, dhe trushplaret e te dy kampeve i mbajne ison dhe mundohen te justifikojne idhujt e tyre se kush eshte me pak hajdut apo me pak kriminel.
    2 rrenacaket HOXHA-KOKA kane mare flamurin se kush e zbuloi i pari atentatorin

  10. Pikerisht edhe un kerkoj PSE-ne ?

    Per Pularite , Drogen , Boxhozin apo cfare ?

  11. aqifi says:

    PSE. gjendet kollaj. Tek shpejtesia e deklarates se SHBA. Ka qene i skeduar. Duhet te ikte. Krijoj nje skenar qe ra vet brenda dhe nuk ia fali njeri.

    1. Pilo Lala says:

      Aqif,
      Kujtoje te marri neser ne Prokurori nja dy pale mbathje me vete, ose brekushe.
      Vete e vjen, vete e s’vjen i thone nje fjale popullore.

  12. Hm... says:

    ketu eshte deshmuar se mund te ndodhe cdo gje, jane vrare, vjedhur etj etj dhe politikanet e perfolur nuk tuten nga istikami… ndaj cdo gje eshte e mundur dhe e mira eshte te mos spekullohet nga asnjera pale. Amerika te vere dore se te jete per ne, gjejne muhabetin te gjithe dhe te shkuara… te harruara.

  13. alma hoxh says:

    Po as nje nuk e thot psen.kjo do ishte pyetja e pare pse??? Thankyou

  14. gjeramadhi says:

    ore ky toma paska dhe kollare!!!!!!!!!!!!!

  15. Enver Hoxha says:

    I vendosni nje zile gomarit hahaha…nuk han pushka mut…

  16. andrei says:

    Jam plotesisht dakort me komentin e (Antispiunit).
    Dihet pse duhet te vritej Fufi per vrasjen ne dite e zgjedhjeve ne LAC.
    Kete pune PRIVATIZIMIT TE FARMACEUTIKES SE DIJA QE DOSHI SE PAGOI %..
    Mire thone per ty Mero se je bere si legen qeverie….
    Qe kur u vra Artan Santo tek dera e bankes ne Shqiperi gjithshka mori fund..
    Kam frike se neser ministry I rendit do dale ne deklarate dhe do thote qe Artan Santo nuk eshte vrare ,,,,Ka vrare veten..Ju marrte mortja I late popullin pa buke pa drita pa ilaqe,,,

  17. Shqipja jone dykrenore,fron'e saj e ka ne Vlore ! says:

    Pse-ne,duhet ta thote Doshi e askush tjeter,prandaj sa me shume te kaloje koha me deklarata poshte e perpjete,Toma do harroje c’ka thene,e do ngatroje dynjane.
    -Ndoshta Toma eshte i semure, me skizofreni ose depresion dhe tani eshte sezoni i rendimit te kesaj semundjeje,duhet bere investigim ne kartelat e klinikave ku mund te jete vizituar,ose te pyeten neurologet !

  18. Star says:

    Nuk ka pse behet pyetja – Pse? E gjithe kjo corbe e ka nje skenarist dhe regjizor. Ky eshte Sali monstra. Skenari jo per tu share,por regjia nje zero me bisht.

  19. Ana Ana says:

    Eshte e kot te diskutosh pse, qysh, tek?Te gjithe e dime qe gjithcka ndodh per para dhe pushtet.

  20. joel shkodra says:

    Ju merruni me politiken e me vrasjet, une do te merrem perseri me gjuhen shqipe qe po e “vrasin”, sidomos gazetaret televizive e te shtypit, politikane etj. Kur kerkoni te perdorni shprehje, konsultohuni me fjaloret nese nuk i dini, ose mos i perdorni. Nuk thuhet, si ne lajmin tuaj, “rrahjes ne hava”. Shprehja lidhet me “havanin” qe ka qene nje lloj kupe druri apo metali ku shtypeshin e rriheshin objekte te ndryshme, sidomos guzhine: hudhra, qepet etj. Mirepo, nuk fiton asgje nese “rreh uje ne havan”, sepse sado “ta rrahesh” uji mbetet prape uje, dmth e gjithe puna shkon kot. Prnadaj, shprehja e sakte qe duhej perdorur eshte “rreh uje ne havan”.

  21. endri says:

    edhe vrasjes se Artan Santos , i mungon nje PSE ? qe nuk e dime as sot , por ama Artani nuk eshte me mes nesh …. po kjo si shpjegohet ?

  22. diti says:

    MJAFT ME KETE SE U BO GAZI BOTES I HERE DESH KY T M VRISTE I HERE AI C BURRE MALSIE OSHT E QEBI MALSINE NA TURPROI MALSORET,DUKAGJININ NGA OSHT DHE VET

  23. Lexuesi says:

    PSE??Kujtoni pak ate perrallen me peshkatarin qe kapi peshkun e arte e donte te behej mbret.Lidhjen bejeni vete:Toma -peshkatar kapi peshkun e arte PS te tjerat lidhini vehte pasi Toma mbret u kthye ne origjine si peshkatar

  24. kuq e zi says:

    Per mua akuza e doshit eshte e vertete por psene nuk e thote sepse do dilnin ne shesh shume gjera dhe vertet pastaj do kishte jeten e shkurter
    Toma tregoi aq sa te shpetoi koken pa hy ne lufte pa kthim
    Pse-ja sheshit do i jepte te drejte por do i hante koken prandaj me mire nje tome genjeshtar dhe gjalle kjo eshte llogaria e tij
    Dhe dicka tjeter po te dilte pseja askujt nuk do ju dhimte toma identik si santo nuk gjejne vrasesit pa gjetur psene sepse po ta dinin te gjithe politikanet do turperoheshin me pjesmarrjen e tyre ne varrim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje