Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho ka takuar Saimir Tahirin në ambjentet e MB pak çaste para konferencës që Ministri i Brendshëm do të japë lidhur me akuzat e Tom Doshit.
Po ashtu Tahiri para se të dalë në konferencë për shtyp ka pasur takimin edhe me kryeminsitrin Edi Rama, takim që ka zgjatur rreth 30 minuta.
Nga burime të TemA flitet se konferenca e Tahirit do të hedh dritë plotësisht mbi atë që ka ndodhur dhe vërtetësinë e akuzave të deputetit Tom Doshi.
Ndërkohë vet Doshi pohoi ditë me parë se e ka lajmëruar ministrin e Brendshëm për rrezikun që i kanosej, por ai s’ka marrë asnjë masë.
Pritet çfarë do të zbardhë Tahiri, i cili flet për herë të parë për këtë çështje, por burime thonë se të vërtetat dhe faktet që do publikojë Ministri i Brendshëm do të jenë të rënda, lidhur me këtë çështje. /j.h
Refuzoj të paguaj 20-lekëshin për gazetën “Shekulli”.
E dini pse?
– Sepse pasi bëra një verifikim, politika “pro legalizimit”, që ditët e fundit fluturoi në qiejt e pamatë të qesharakes, nis në të njëjtën përiudhë kur pretendohej atentati imagjinar ndaj deputetit T.D. Kujtoni si e hapi e para debatin, që më pas e rimorën televizionet. Shumë syresh çelën sezonin e shtatorit me tema mbi kanabisin.
– Sepse periudha kur pretendohej atentati imagjinar ndaj deputetit T.D përkon me aksionin 7-ditor të Policisë së Shtetit në parcelat e kanabisit të Dukagjinit. 20-27 gusht 2014. Dhjetra u shoqëruan, proceduan e arrestuan. Në site jozyrtare, nga këto joseriozet me sponsorizim të dyshimtë, asokohe lexoja për komisioner, numërues dhe vëzhgues të “Rilindjes” lokale si të përfshirë në këtë rrjet. Me gjasë, edhe mund të kenë pasur të drejtë.
– Sepse periudha e aksionit 7-ditor të Policisë së Shtetit në parcelat e Dukagjinit, përkojnë me kohën kur ministri i Brendshëm snajperohej me verb nga deputeti T.D në mbledhjet e komisionit të Ligjeve, ndërsa helikopteri i përfshirë në aksionin e Policisë merrte plumba nën vete dhe mbetej atje, në Dukagjin.
Tani, nëse gazeta për të cilën paguaja, përdorej për “ç’ke T., ç’ke bir, ti ruaj qetësinë se do e legalizojmë”. Unë, rrogëtari i datës 1, refuzoj të paguaj.
Popull nuk eshte ndonje gje e madhe kjo qe po ndodh ne krahasim me keto qe kemi heq si popull keto 20 vitet e fundit…por mendoj ndryshe dua te mendoj pozitivisht….cfare mund te nxjerrim si pozitive nga te gjithe keto…ne gjithe kete llum te krijuar mund te kete nje zgjidhje super…ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME…them kete sepse urrej politikanet mafioz…Edi Rames i duhet nje mandat i paster ( them Rama sepse nuk shoh alternative me te mire)…i paster do te thote pa Ilir Meten ne mes te shalve…ku ka moment me ideal qe te ndodh kjo sesa tani…kjo i leverdis edhe PD se ardhem ( edhe kjo me njerez te rinj)…prandaj PS e PD te bien dakort qe duhet ta zhdukin nje here e pergjithmon LSI (kancerin e politikes) nga politika… Hapi i dyte Rama prish koalicionin..nuk ka mazhorance qeverisese edhe shkohet ne zgjedhje te parakohshme…LSI do humbas shume votues, se nje pjes e mire do i therrasin mendjes, kjo sepse edhe PS edhe PD duhet ti bejne thirrje votuesve te largohen perfundimisht nga LSI…ketu duhet edhe suporti madhor i sistemit gjyqesor…qe duhet te funksionoj si i tille edhe te rihapi te gjitha ceshtjet qe lidhen me keto politikan mafioz…te majt apo te djathe qofshin…Meta edhe Berisha ikin te paret me pas te gjith sorrollopet e tyre..vetem keshtu mund te kete pak shprese ne kete vende…me duket sikur keto njereze te pangopur edhe te kalbur po na mbajn peng te gjithe shqipetarve. Nuk e di nqs jam i sakte te kjo ide!
e pse duhej ky takim??? per ti rifreskuar kujtesen Saimirit???? VAJMEDET!!!!!!!!