Prokuroria mban në arrest Durim Bamin: Me rëndësi për hetimin

4 Mars 2015, 18:45Politika TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka firmosur urdhër-arrestin për të ndaluarin Durim Bami, të cilin e vlerëson si person me rëndësi të veçantë për hetimin dhe verifikimin e akuzave të ngritura nga deputeti Tom Doshi për tentativë vrasjeje, raporton TCH.

Emri i Durim Bamit doli pas deklaratave të deputetit Tom Doshi, sipas të cilit 36-vjeçari Bami ishte paguar 600 mijë euro që të eliminonte fizikisht atë dhe deputetin demokrat, Mëhill Fufi.

Burime nga Prokuroria pohojnë se gjatë dëshmisë së tij ditën e mërkurë Bami ka deklaruar se është paguar nga Doshi për të thënë të kundërtën e ngjarjeve dhe fakteve të bëra publike ditët e fundit. Sipas Bamit, e gjitha kjo ka qenë një histori e sajuar nga Doshi për të akuzuar kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

Deputeti Tom Doshi ka deklaruar se do të paraqitet në prokurori, ku do të dorëzojë provat që disponon për të vërtetuat tentativën e vrasjes së tij.

13 komente në “Prokuroria mban në arrest Durim Bamin: Me rëndësi për hetimin”

  1. Toma e dinte , kishte 6 muj si priste HEKSIN ke pragu i shpis , Mhill DERRI s’dinte asigjo edhe per pak sa s’shkoj si koke turku .

    El Saleh Pleh Al Bin Basha-AR e dinte si gjithmon , ai di GJITHCKA por as ai si kish thene gje TRIMIT T’MAMURRSIT .

    Mu me duket se GOMPLOTI ma i madh asht ba kunder MHILLIT (bobo …cfare emri) .

    Mhilli ka te drejte te ankohet ne Strasburg e ne Hage per GOMPLOT MBARE SHTETNOR (POZITE&OPOZITE) KUNDER TIJ .

    1. kujtesa says:

      E si mund te leshohet ai nga burgu.
      Vertet nuk ishte vrasesi i menduar,por mbi te,gjate gjithe kohes qe mbi te u ngrit alibia,ai ka qene ne survejim. Nuk rezultoi gje per Doshin,por te tjera gjera kane dale. Kini durim se do degjoni gjera te lezeteshme.

  2. ilirjan says:

    Perse e mbani “brenda” kur s’ka bere gje! S. Tahiri deklaroi qe Bami eshte I shtyre nga Doshi, pra qarku eshte I mbyllur. Atehere ?

    1. Ladi says:

      Mbahet si deshmitar, qe ti hiqet imuniteti Tom Doshit per shpifje ndaj Ilir Metes.

  3. Pilo Lala says:

    Patjeter qe duhet ta mbani brenda. Edhe per akuza te rreme, edhe si deshmitar kyc ne kete shpifje te ndyre te koordinuar me SHQUP.
    Perndryshe perfundon si Kosta trebicka
    Po e nxorret perjashta, e qeron Doshi nga faqja e dheut.
    Pastaj ngelet Berisha te thote cfare te doje.

  4. k says:

    Shqipëria paska qenë vendi i plehrave radioaktive.

    1. JA KAQ says:

      jo plehrat radioaktive jo, bythet e lopes vetem bajga prodhojne

  5. klajdi says:

    Mire more mire po pse u la I lire per 6 muaj apo nuk ishte i rendesishem atehere kur deshmoi tek zyra e tahirit ???

  6. g3g says:

    …..KY BAMI E DI 1000% KUSHO E KA VRA SANTON….PO ME KETE PERQINDJE E DI DHE DOSHI….AI QE KA POROSIT VRASJEN E SANTOS E DI DOSHI JO BANI…..

    1. Pilo Lala says:

      Vrasja e Santos erdhi nga Fushe-kruja, Mamurrasi… Kuptohet kush i ka nen komande keta vrases me pagese, SHQUP

  7. Shqipja jone dykrenore,fron'e saj e ka ne Vlore ! says:

    Gjyna ! Paska qene i ri ndjese paste!

  8. lini says:

    ehuuu po clidhje ka vrasja e santos mor burre
    santoja eshte tjeter ky robi eshte tjeter hesap
    toma eshte nje nder te paktit qe nuk duhet te ishte fare po fare ne ate parlament

  9. parlamentari says:

    parlamenti eshte vend vlerash dhe meriton te kete politikane me etike dhe me vlera te larta morale

    ate vend e kane perdhosur njerez si tom doshi dhe kompania e kollareve me precedente penale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje