Ankandi i parashikuar sot për shitjen e “City Park” nuk është zhvilluar.
“Monitor” raporton se përfaqësuesit e zyrës përmbarimore “Executores Litium” nuk ishin të pranishëm.
“Përfaqësuesit e “City Park” paraqitën një kërkesë për shtyrje të afatit të pagesave ndaj kreditorëve, të cilën e Gjykata e kishte pranuar. Kjo ka acaruar kreditorët, të cilët nuk janë shprehur dakord me këtë shtyrje, ndërkohë që u ankuan se nuk po sqaroheshin saktë se çfarë po ndodhte, teksa ishin përgatitur për zhvillimin e ankandit.
Juristët thanë se ankandi shtyhet në një afat të pacaktuar, apo nuk do të zhvillohet fare, varet se si do të jetë ecuria e pagesave të “City Park” ndaj kreditorëve”, shkruan revista në fjalë.
Çmimi fillestar për shitjen e kësaj qendre tregtare ishte planifikuar të niste 24.48 milionë euro.
“Monitor” sqaron edhe situatën e bilanceve të CP-së:
“Sipas detajimeve në bilanc, huamarrjet nga bankat janë rreth 3.6 miliardë lekë, apo gati 26 milionë euro, që është pothuajse e barabartë me shumën minimale të ankandit të shpallur nga përmbarimi.
Kreditë afatgjata të marra nga banka janë në proces ristrukturimi, pasi kanë skaduar kontratat fillestare”, – thuhet në bilanc.
Dmth me e shit sa me heq qafe bankat .
Alla menje e madhe paska qene ai qe ka kriju ket “biznes”.
Thone qe posht ksaj ndertese ka SURPRIZA VDEKJEPRURSE , nuk e di sa e vertet eshte .
ju te UDB dini shume per te fshehtat tona.